Juris Upatneiks (lindur më 7 maj 1936 në Riga) është fizikantë dhe zbulues letoneso-amerikan, dhe pioner në fushën e holografisë.

Juris Upatnieks
U lind në7 maj 1936
KombësiaAmerikan
ShkollimiUniversiteti i Akronit
Universiteti i Mishigenit
Njohur përBashkëthemelues i holografisë
Karriera shkencore
InstitucionetUniversiteti i Mishigenit

Upatneiks iku nga pushtimi sovjetik në Letoni me prindërit e tij në mbyllje të Luftës së Dytë Botërore, duke kërkuar azil në Gjermani. Në vitin 1951 familja emigroi në SHBA. Ai shkoi në shkollën e mesme në Akron, Ohio, dhe studioi inxhinierinë elektrike në Universitetin e Akronit, ku ai mori gradën Bachelor në vitin 1960. Pas kësaj ai studioni në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Mishigenit, ku ai mori gradën Master në inxhinieri elektrike në vitin 1965. Nga viti 1973 deri në 1993 ai punoi në Institutin e Kërkimeve Mjedisore në Mishigen dhe ishte zëvendës profesor në departamentin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin e Mishigenit në Ann Arbor. Atje ai mësonte një kurs laboratorik në optikë deri në vitin 1996. Nga viti 1993 në 2001 ai ishte konsulent më Optikën e Aplikuar në Ann Arbor. Gjatë këtyre viteve ai ishte po ashtu hulumtues me fakultetin e inxhinierisë mekanike dhe mekanika e aplikuar në Universitetin e Mishigenit.

Në vitin 1964 ai demonstroi, me Emmet Leith, holograminë e parë tre-dimensionale në SHBA dhe bashkë me Leithin publikoi një seri të letrave teknike nga viti 1962 në 1964.

Që nga viti 2009 Upatnieks mban 19 patenta. Ndër to është edhe një shënjestër arme holografike.[1]

Në vitin 1975 ai pranoi çmimin R. W. Wood të Shoqërisë Optike të Amerikës dhe në vitin 1976 Medalen Holley të Shoqërisë Amerike të Inxhinierisë Mekanike. Ai u emërua “Zbuluesi i vitit” në vitin 1976 nga Shoqata Amerike për Avancim në Shpikje dhe Inovacion. Ai është anëtar i Shoqërisë Optike dhe Shoqërisë Ndërkombëtare të Inxhinierisë Optike, ashtu si dhe anëtar i Akademisë Letonese të Shkencave, ku mori Medalen e Madhe në vitin 1999.

Patentat

Redakto

Upatnieks është mbajtësi dhe bashkë-mbajtësi i 22 patenteave të Shteteve të Bashkuara në fushat e holografisë dhe rrezatimit koherent.

Numri i
patentës
Subjekti Viti i
marrjes
3,506,327 Rikonstruktimi i frontit të valës përmes një burimi koherent të rrezës 1970
3532407 Reduktimi hapësinor frekuencor në holografi 1970
3539241 Metoda e shfaqjes transparente të objekteve me dritë koherente 1970
3545835 Holografia dy-rrezeshe me kërkesa koherente të burimit të reduktuar 1970
3548643 Metoda analizuese e vibrimin holografik dhe aparaturat 1970
3580655 Rikonstruktimi i frontit valor 1971
3637313 Metoda e shfaqjes transparente të objekteve me dritë koherente 1972
3677617 Teknikat e reduktimit të të dhënave holografike duke shfrytëzuar një strukturë shtesë difuzive gjatë rikonstruktimit 1972
3748048 Metoda për detektimin e ndryshimeve në sipërfaqen spekulare 1973
3838903 Rikonstruktimi i frontit valor 1974
3894787 Hologrami 1975
4012150 Shenja holografike e vijës së ndriçuar 1977
4057317 Projektori hologramik 1977
4223975 Korrektimet e aberracionit të imazheve holografike të zmadhuara 1980
4277137 Korrelatori koherent optik 1981
4643515 Metodat dhe aparaturat për regjistrimin dhe paraqitjen e kufijve të ilustruar hologramik 1987
4711512 Paraqitja kompakte e kreut 1987
5151800 Kompakti holografik i paraqitjes dhe metodat e bërjes së kompaktit holografik 1992
5483362 Kompakti i shenjës holografike 1996
6674521 Metoda Optike dhe Sistemi për matjen e shpejtë të shtrirjes këndore relative të pjesëve të sheshta 2004

Referimet

Redakto
  1. ^ Stampa:US patent — Compact holographic sight (Issued Jan. 9, 1996)

Lidhje të jashtme

Redakto