Kërcimi me ski
Kërcimi me ski është një sport dimëror në të cilin garuesit synojnë të arrijnë "fluturimin" më të gjatë pas kërcimit nga një kërcimore e projektuar posaçërisht për kërcimin me ski. Së bashku me gjatësinë e kërcimit, stili i konkurrencës dhe faktorë të tjerë ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kërcimi me ski si një disiplinë sportive, për herë të parë u organizua në Norvegji në fund të shekullit XIX, dhe më vonë u përhap në Evropë dhe Amerikën e Veriut në fillim të shekullit XX. Së bashku me sllallomin, sllallomin e madh, supersllallomin, skijimin alpin, kërlingun, etj. ai përbën grupin tradicional të disiplinave të sporteve dimërore.
Vendi i kërcimit me ski, i njohur zakonisht si një kërcimore, përbëhet nga pista e hedhjes, tabela e ngritjes dhe një vend lëshimi. Çdo kërcim vlerësohet në përputhje me distancën e përshkuar dhe stilin e kryer. [1] Teknika e kërcimit ka evoluar me kalimin e viteve, nga kërcimet me ski paralele me të dy krahët drejtuar përpara, te " stili V ", i cili përdoret gjerësisht sot.
Kërcimi me ski është përfshirë në Lojërat Olimpike Dimërore që nga viti 1924 dhe në Kampionatin Botëror të Skijimit Nordik të FIS që nga viti 1925. Pjesëmarrja e grave në këtë sport filloi në vitet 1990, ndërsa pjesëmarrja e parë e grave në Olimpiadë është mbajtur në vitin 2014. Të gjitha garat e mëdha të kërcimit me ski organizohen nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit. Stefan Kraft mban rekordin zyrtar për kërcimin më të gjatë në botë me ski me 253.5 metres (832 ft), vendosur në kërcimoren skitare në Vikersund në vitin 2017. Kërcimi me ski mund të kryhet gjithashtu në verë në një vend ku pistat bëhen nga porcelani dhe bari në shpat është i mbuluar me plastikë të lagur me ujë. Gara e nivelit më të lartë të verës është Grand Prix FIS Ski Jumping, organizuar që nga viti 1994. [2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ski Jumping Winter Olympics Spectator's Guide by Ron Judd (13/12/2009)". The Seattle Times (në anglisht). Marrë më 18 maj 2015.
- ^ "The History of Skiing on Mount Revelstoke" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2017-10-18. Marrë më 2017-10-18.
- ^ "Letalnica, Planica" (në anglisht). skisprungschanzen.com. Marrë më 13 mars 2017.
Literatura
Redakto- "Ski Jumping History" (në anglisht). olympic.org. Marrë më 13 mars 2017.
- "The history of ski jumping" (në anglisht). skijumping-info.com. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2014. Marrë më 13 mars 2017.
- "Ski Jumping – History" (në anglisht). abc-of-skiing.com. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2016. Marrë më 19 mars 2017.
- Ashburner, Tim (2003). The History of Ski Jumping (në anglisht). Quiller Press. ISBN 9781904057154.
- Anson, Harold "Cork" (2010). Jumping Through Time - A History of Ski Jumping in the United States and Southwest Canada (në anglisht). PORT HOLE PUBN. ISBN 9780976810773.
- Schlosser, Tina; Minkoff, Sammy (2001). Skispringen verständlich gemacht (në gjermanisht). Copress Sport. ISBN 9783767905467.
- Thiele, Dirk (2007). Skispringen Kompakt: Skispringen von A-Z (në gjermanisht). A-Z Sport Media. ISBN 9783939978015.
- Wiseman, Blane (2009). Ski Jumping (në anglisht). Weigl Educational Publishers Limited. ISBN 9781553889472.