Kërmill
Kërmill është emri i zakonshëm i përdorur më së shumti për butakët gastropodë pulmonatë të tokës. Gjithësesi, emri kërmill u ngjitet në përgjithësi pjesëtarëve të klasës Gastropoda me një guaskë spirale të përmasave që lejojnë futjen brenda të të gjithë trupit. Ndërsa fjala "kërmill" përdoret në kuptim të përgjithshëm, ajo përfshin jo vetëm kërmijtë e tokës, por edhe mijëra specie kërmijsh të ujërave të kripura dhe të ëmbla. Gastropodët që nuk kanë guaskë që nga lindja, ose kanë vetëm guaskë të brendshme, quhen ligavecë, ndërsa kërmijtë e tokës që kanë një guaskë shumë të vogël(aq sa nuk futen dot brenda saj) quhen shpesh gjysmë-ligavecë.
Kërmijtë |
---|
Klasifikimi shkencor |
Mbretëria: Animalia |
Filumi: Mollusca |
Klasa: Gastropoda |
Kërmijtë kanë lidhje të konsiderueshme me njerëzit, duke përfshirë rolin e ushqimit, kafshës së dëmshme dhe mbartësit të sëmundjeve, për më tepër guaskat e tyre përdoren si zbukurime dhe integrohen në bizhuteri.[1] Kërmilli ka pasur gjithashtu një rëndësi kulturore, duke prirur të shoqërohej me letargji. Kërmilli është përdorur edhe si figuracion: dikush që nuk lëviz shpejt është "i ngadaltë si kërmilli". Kërmilli është i njëjtë ose i ngjashëm në formë me koklean.[2]
Vështrim i përgjithshëm
RedaktoKërmijtë që marrin frymë duke përdorur mushkëri u përkasin grupit Pulmonata. Sipas përkufizimit tradicional, grupi Pulmonata u konsiderua si polifiletik nga një studim molekular i Jörger et al., që daton në vitin 2010.[3] Por edhe kërmijtë me branshi formojnë një grup polifiletik; në fjalë të tjera, kërmijtë me mushkëri dhe kërmijtë me branshi përbëjnë një numër grupesh taksonomike që jo domosdoshmërisht janë gjenetikisht më të ngjashme me njëra-tjetrën sesa me disa grupe të tjera.
Kërmijtë me mushkëri dhe ata me branshi kanë ndryshuar kaq shumë gjatë kohës gjeologjike saqë disa specie me branshi mund të gjenden mbi tokë dhe specie të numërta me mushkëri mund të gjenden në ujëra të ëmbla. Madje edhe disa specie të pakta detare kanë mushkëri.
Kërmijtë mund të gjenden në një gamë të gjerë mjedisesh, duke përfshirë kanale, shkretëtira dhe funde abisale të deteve. Edhe pse kërmijtë e tokës mund të jenë më të njohur nga njerëzit, ata detarët përbëjnë pjesën më të madhe të specieve të kërmijve, me më shumë diversitet dhe me më shumë biomasë. Lloje të numërta kërmijsh mund të gjenden edhe në ujëra të ëmbla.
Shumica e kërmijve kanë me mijëra struktura mikroskopike në formë dhëmbësh të vendosura mbi një gjuhë në formë shiriti që quhet radulë. Radula ka rolin e një copëtuesi të ushqimit. Shumë kërmij janë barngrënës, hanë bimë ose gërryejnë alga prej sipërfaqeve me anë të radulës, megjithëse disa specie tokësore dhe detare janë gjithçkangrënëse ose mishngrënëse grabitqare. Kërmijtë nuk mund të përthithin pigmentet me ngjyrë kur ushqehen me letër ose karton, ndaj feçet e tyra marrin ngjyrën e ushqimit që hanë.[4]
Shumë specie të gjinisë Achatina dhe gjinive të afërta janë të njohura si kërmij gjigantë afrikanë; disa rriten deri në 38 cm nga koka te bishti dhe peshojnë 1 kg.[5] Specia më e madhe ekzistuese e kërmillit detar është Syrinx aruanus; guaska e tij arrin përmasa deri në 90 cm gjatësi dhe në tërësi kafsha me gjithë guaskë mund të peshojë deri në 18 kg. Së fundmi, kërmijtë më të vegjël tokësorë, Angustopila dominikae, janë zbuluar në Kinë dhe arrijnë vetëm 0.86 mm gjatësi.[6]
Kërmilli Lymnaea merr vendime vetëm me dy lloje neuronesh; njëri lloj vendos kur kërmilli ka uri dhe tjetri vendos nëse ka ushqim në rrethina.[7]
Gastropodi tokësor më i madh është kërmilli gjigant afrikan Achatina achatina, individi më i madh u regjistrua në dhjetor të vitit 1978, ishte 39.3 cm i gjatë nga turiri te bishti i shtrirë plotësisht, guaska ishte 27.3 cm e gjatë. Kërmilli peshonte saktësisht 900 g. I quajtur Xhi Xheronimo, ky kërmill i përkiste Kristofer Hadson (1955–79) nga Houv, Saseks i Jugut, MB dhe u gjet në Sierra Leone në qershor 1976. [8]
Dieta
RedaktoKërmijtë ushqehen natën.[9] Ata ushqehen kryesisht me lëndë organike në dekompozim.[9] Dieta e tyre përfshin gjithashtu kërpudha, likene, gjethe të gjelbra, krimba, njëqindkëmbësha, insekte, feçe kafshësh, kërma dhe ligavecë.[9] Disa kërmij hanë edhe kërmij të tjerë.[9]
Ligavecët
RedaktoGastropodët që kanë mungesë të një guaske të dukshme quhen më shpesh ligavecë sesa kërmij.[10] Disa lloje ligavecësh kanë guaskë të kuqe, disa kanë një guaskë vestigjale të brendshme që shërben kryesisht si rezervë laktat kalciumi, kurse të tjerë nuk kanë guaskë fare. Përveç kësaj, nuk ka shumë ndryshime morfologjike midis ligavecëve dhe kërmijve. Por prapëseprapë, ka ndryshime të rëndësishme në lidhje me habitatin dhe sjelljen e tyre.
Një gjallesë pa guaskë është më e lëvizshme dhe e zhdërvjellë, kështu që edhe ligavecët e mëdhenj e kanë më të lehtë të kthejnë trupin nga ana tjetër kur janë në vende të ngushta, gjë e vështirë për një kërmill të së njëjtës madhësi. Ligavecët petëzohen dhe depërtojnë në vende të mbyllura si lëvoret e pemëve, pllakat e gurta, trungje ose copa druri përmbi dhe. Në strehë të tilla ata janë më pak në rrezik nga grabitqarët ose dehidratimi dhe shpesh bëhen vende të përshtatshme për të depozituar vezët e tyre.
Ligavecët si grup nuk janë monofiletik; nga pikëpamja shkencore, termi "ligavec" ka shumë pak rëndësi taksonomike. Reduktimi ose zhdukja e guaskës është shfaqur shumë herë në mënyrë të pavarur në shumë linja gastropodësh të ndryshëm. Speciet e shumëllojshme të gastropodëve të tokës dhe të detit me morfologji të ngjashme me ligavecët shfaqen edhe në grupe taksonomike më të larta të specieve me zhguall; kështu që llojet e ligavecëve nuk janë në përgjithësi të lidhura me njëra-tjetrën.
Shfrytëzimi njerëzor
RedaktoKërmijtë e tokës janë të njohur si dëmtues agrikulture dhe kopshti, por disa specie gatuhen si ushqim dhe disa herë mbahen edhe si kafshë shtëpiake. Gjithashtu, jarga e tyre mund të përdoret në shumë produkte kozmetike për lëkurën.
Në bujqësi
RedaktoKa masa të shumta që fermerët dhe kopshtarët marrin për të zvogëluar dëmin e kërmijve te bimët bujqësore. Pesticidet tradicionale, vazhdojnë të përdoren, ashtu si edhe alternativa të tjera jo toksike, solucione me koncentrat hudhre ose pelini. Bakri është gjithashtu një repelent kërmijsh, rrjedhimisht një shirit bakri i rrotulluar rreth një kërcelli ose peme nuk do të lejonte që kërmijtë të ngjiteshin e të dëmtonin gjethet ose frutat. Pluhuri i lëvozhgave të vezevë mund të largojë kërmijtë nëse hidhet mbi dheun pranë bimës.[11]
Kërmilli i cunguar (Rumina decollata) kap dhe ha kërmijtë e kopshteve dhe për këtë arye ndërfutet në platancione si një dezinfestues biologjik. Gjithësesi, kjo nuk është pa efekte negative, sepse kërmilli i cunguar është i gatshëm të sulmojë dhe të ushqehet edhe me lloje të tjera gastropodësh që mund të jenë të rëndësishëm për bimësinë e zonës
Si ushqim
RedaktoNë kulinarinë franceze kërmijtë e ngrënshëm përdoren në gjellën Eskargo a la Burginjonë. Mbarështimi i kërmijve për ushqim quhet helicikulturë. Për qëllime kultivimi, kërmijtë mbahen në një kafaz të errët me kashtë ose dru, rrethuar me rrjetë. Vreshtat e krasitur zakonisht përdoren për këtë qëllim. Gjatë periudhës së shirave kërmijtë dalin prej hibernimit dhe lëshojnë sasinë më të madhe të jargës mbi kashtën dhe drurin. Pastaj kërmijtë përgatiten për gatim. Konsistenca e tyre pas gatimit është e butë dhe kërkon përtypje.
Përveçse shijohet si ushqim aperitiv, specie të shumta kërmijsh toke përbëjnë një burim proteinash për shumë njerëz të komuniteteve të varfra në mbarë botën. Shumë kërmij toke janë të vlefshëm sepse ushqehen me mbetje bujqësore, të tilla si gjethet e rëna të plantacioneve të bananes. Në disa vende, kërmijtë gjigandë afrikanë prodhohen në mënyrë komerciale për ushqim.
Kërmijtë e tokës, të ujërave të ëmbla dhe të kripura hahen në shumë shtete. Në disa vende të botës, kërmijtë fërgohen. Për shembull, në Indonezi, fërgohen si qebab, një gjellë e njohur si sate kakul. Vezët e disa lloje kërmijsh hahen në një mënyrë të ngjashme me havjarin.[nevojitet citimi]
Në Bullgari, kërmijtë gatuhen tradicionalisht në furrë me oriz ose të fërguar në një tigan me vaj bimësh dhe pluhur të kuq paprike. Megjithatë, para se të përdoren për gjellëra të tilla, ata zihen tërësisht në ujë të ngrohtë(për rreth 90 min) dhe u hiqen guaskat me dorë. Dy speciet që zakonisht përdoren si ushqim në vend janë Helix lucorum dhe Helix pomatia.[nevojitet citimi]
Si ushqim në kohë zie
RedaktoKërmijtë dhe ligavecët nuk para hahen, por në disa zona të veçanta kanë shërbyer si ushqim zie në periudha të ndryshme. Një historik në Skoci që u hodh në letër në vitet 1800 përmban një përshkrim të llojeve të ndryshme të kërmijve dhe shrytëzimit të tyre si ushqim në kohëra murtaje.[12]
Sëmundje parazitare
RedaktoKërmijtë mund të jenë të prekur nga sëmundje si skistomiaza, angjostrongjiliaza, fasholopsiaza, opistorkiaza, fasholiaza, paragonimiaza dhe klonorkiaza, të cilat u ngjiten edhe njerëzve.
Prania në kulturë
RedaktoSimbolizmi
RedaktoPër shkak të ngathtësisë së tij, kërmilli ka qenë prej kohësh një simbol i përtacisë. Në kulturën e Krishterë, është përdorur si simbol i mëkatit vdekjeprurës të përtacisë.[13][14] Psalmet 58:8 përdorin jargën e kërmillit si një ndëshkim metaforik. Në mitologjinë e majave, kërmilli paraqet dëshirën seksuale, e cila personifikohet me hyjninë Uajeb.[15]
Falli dhe përdorime të tjera fetare
RedaktoKërmijtë ishin gjerësisht të njohur dhe të përdorur në shtirjen e fallit. Poeti grek Hesiodi shkroi se kërmijtë shënonin kohën e korrjes duke u ngjitur në kërcej, zoti i hënës aztek Tekiztekatël mbante një guaskë kërmilli mbi kurriz. Kjo simbolizonte rilindjen; zakoni i kërmillit për të hyrë dhe dalë nga zhgualli ishte analogji për hënën.[16]
Shigjetat e dashurisë dhe Kupidi
RedaktoProfesori Ronald Çeiz i Universitetit MekGill në Montreal ka sugjeruar se miti i lashtë i shigjetave të Kupidit mund të jetë bazuar mbi një vështrim të sjelljes analoge të kërmillit të tokës Cornu aspersum.[17]
Metaforë
RedaktoNë shkrime mesjetare dhe rilindase kërmijtë shfaqen si figura qesharake meqënëse ka ngjashmëri midis parzmores së kalorësit dhe guaskës së kërmillit.[18]
Në mitologjinë indoneziane
RedaktoKeong Emas (xhavanisht dhe indonezisht për Kërmill i Artë) është një rrëfim popullor xhavanez mbi një princeshë të transformuar dhe të burgosur në një guaskë të artë kërmilli. Rrëfimi është pjesë e ciklit popullor xhavanez Panxhi që tregon ngjarjet e princit Panxhi Asmoro Bangun (i njohur gjithashtu si Raden Inu Kertapati) dhe bashkëshortes së tij, princeshën Deui Sekartaji (e njohur edhe si Deui Çandra Kirana).
Tekstile
RedaktoLloje të veçanta kërmijsh, në veçanti familja Muricidae, prodhojnë një sekrecion që vepron si bojë e fortë natyrale. Në lashtësi, ngjyra e purpurt përftohej në këtë mënyrë ashtu si ngjyrat lejla dhe blu.[19] [20][21] Vështirësia ekstreme e nxjerrjes së këtij sekrecioni e limitoi përdorimin e tij për më të pasurit. Bojra të tilla bënë që nuancat e vjollcës dhe blusë të sugjeronin fisnikërinë dhe pasurinë.
Si kafshë shtëpiake
RedaktoPrej kohësh, kërmijtë janë mbajtur si kafshë shtëpiake. Ka shumë kërmij të famshëm si Lefti (i lindur Xheremi) ashtu si personazhe imagjinare, Geri dhe kërmilli Brajan . [22]
Shiko gjithashtu
Redakto- Guaskë gastropodi
- Busulla pasilalinike-simpatike
- Xheremi (kërmill)
- Kërmill tokësor
- Kërmill i ujërave të ëmbla
- Kërmill i detit
Referime
Redakto- ^ "Snails used in Jewellery".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Monroe, Don (3 mars 2006). "Why the inner ear is snail shaped". Physical Review Focus. Vëll. 17. fq. 8.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jörger, Katharina M; Stöger, Isabella; Kano, Yasunori; Fukuda, Hiroshi; Knebelsberger, Thomas; Schrödl, Michael (2010). "On the origin of Acochlidia and other enigmatic euthyneuran gastropods, with implications for the systematics of Heterobranchia". BMC Evolutionary Biology. 10 (1): 323. doi:10.1186/1471-2148-10-323. PMC 3087543. PMID 20973994.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ "Floor tiles made of coloured snail poo by Lieske Schreuder - design". 26 nëntor 2013. Marrë më 29 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fredericks, Anthony D. (2010). How Long Things Live & How They Live As Long As They Do. Stackpole Books. fq. 73. ISBN 9780811736220. Marrë më 19 qershor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hogenboom, Melissa (27 korrik 2020). "The world's smallest snail has been discovered". BBC.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Crossley, Michael; Staras, Kevin; Kemenes, György (3 qershor 2016). "A two-neuron system for adaptive goal-directed decision-making in Lymnaea". Nature Communications. 7: 11793. Bibcode:2016NatCo...711793C. doi:10.1038/ncomms11793. PMC 4895806. PMID 27257106.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Largest Snail". Guinness World Records. Marrë më 17 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Texas Bug Book: The Good, the Bad, and the Ugly - Page 144. University of Texas Press. shtator 2005. ISBN 9780292709379.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Slug vs Snail - Difference and Comparison - Diffen". Marrë më 29 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sanders, April. "Do Egg Shells Help Stop Snails From Eating Plants?" Home Guides | SF Gate. Accessed 01 July 2019.
- ^ Chambers, Robert (1858). Domestic annals of Scotland, from the reformation to the revolution. W. & R. Chambers.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) (Also quoted here. - ^ de Vries, Ad (1976). Dictionary of Symbols and Imagery. Amsterdam: North-Holland Publishing Company. fq. 430. ISBN 978-0-7204-8021-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tresidder, Jack (2006). Symbols and Their Meanings. New York: Barnes & Noble. fq. 41. ISBN 978-0-7607-8164-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Susan Milbrath, Star Gods of the Maya: Astronomy in Art, Folklore, and Calendars, University of Texas Press, 01/01/2010
- ^ Cooper, J. C. (1992). Symbolic and Mythological Animals. London: Aquarian Press. fq. 213. ISBN 978-1-85538-118-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mayell, Hillary (13 shkurt 2004). "Lovebirds and Love Darts: The Wild World of Mating". news.national-geographic.com. National Geographic Society. Marrë më 2010-02-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Monge-Nájera, J. (2019). Pulmonate snails as marginalia in medieval and Renaissance manuscripts: a review of hypotheses. Darwin In Memoriam: History of Science. BLOG RPT.https://revistas.ucr.ac.cr/index.php/rbt/article/view/38872
- ^ Ziderman, I. I. (1986). "Purple dye made from shellfish in antiquity". Review of Progress in Coloration. 16: 46–52. doi:10.1111/j.1478-4408.1986.tb03743.x. ISSN 1472-3581.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Biggam, Carole P. (mars 2006). "Whelks and purple dye in Anglo-Saxon England" (PDF). The Archeo+Malacology Group Newsletter (9). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 shkurt 2011. Marrë më 23 nëntor 2021.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Moorey, Peter (1999). Ancient Mesopotamian Materials and Industries: The Archaeological Evidence. Winona Lake, Indiana: Eisenbrauns. fq. 138. ISBN 978-1-57506-042-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BBC Radio 3 - Slow Radio - Seven of the world's most famous snails". BBC (në anglishte britanike). Marrë më 2020-02-14.
Linqe te jashtme
Redakto- Introduction to Snails, Infoqis Publishing, Co.