Këshilli Komunal për Financim në Vushtrri

Këshilli Komunal për Financim në Vushtrri (1990-1999)[1] ka qenë një degë e Këshillit Qëndror për Financim të Kosovës që ka vepruar në periudhën e viteve 1990-të në qytetin e Vushtrrisë.[2]

Periudha kohore prej vitit 1990 deri në vitin 1999 për shqiptarët në Kosovë ne përgjithësi e poashtu edhe në Vushtrri ishte e rëndë nga represioni serb në të gjitha aspektetet, politike, ekonomike, arsimore, shendetësore, sportive, kulturore, etj. Prandaj duke u gjendur në këto rrethana faktori politik Shqipëtar ndermori masat e nevojshme politike dhe institucionale për tu organizuara për tejkalim të kësaj gjendje.

Çdo herë gjatë historisë dhe proceseve të një kombi kanë dalë njerëz të zgjedhur, për ta nxjerë kombin nga pozita e rëndë skllavëruse dhe për ta udhëhequr atë drejt lirisë dhe paqes. Tejkalimi i gjendjës kaq të rëndë në arsim në veçanti ishte imperative i kohës. Pëveq politikës paqësore aktive, prioritet ishte edhe zhvillimi i arsimit shqip në të gjitha nivelet në Kosovë. Në fillim të vitit 1990 është formuar Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” si dhe të njëjtën kohë u themelua edhe Këshilli Qendror për Vetëfinancim të arsimit në Kosovë.

Në fillim të vitit 1991 pas themelimit të Këshillit Qendror të Vetëfinancimit janë themeluar edhe këshillat komunale për vetëfinanci të arsimit në baza vullnetare të kontributeve por nuk rezultoi me sukses. Kjo imponoi ne konstituim të organeve financiare arsimore në nivel qëndror dhe atë lokal. Me vendim te Qeverisë së Kosovës në ekzil, në fillim të vitit 1992 u themelua Keshilli Qendror për Financim e më vonë edhe në nivele komunale, Këshillat Komunal për Financim. Me këtë u ndërtua një jetë institucionale e bazuar kryesisht në sistemin arsimor dhe sistemin financiar, sisteme këto që funksiononin të pavarura nga sistemi represiv serb.

Në këtë periudhë populli u homogjenizua nëpërmjet shkollës, nëpërmjet arsimit dhe arsimi e tregoi vitalitetin e mbijetesës në kushte kur popullit të Kosovës i kanosej shfarosja. Të përkrahur nga organet dhe populli u zhvilluan edhe aktivetete kulturore, sportive gjithërë në kushte të vështira nga përballja me represion nga okupimi serb. Krahas aktiviteteve të zhvilluara në Kosovë në vitet `90-ta për Liri dhe Pavarësi, në kontinuitet janë zhvilluar edhe ne Vushtrri.

Në këtë vështrim janë përmbledhur aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së Këshillit Komunal për Financim në Vushtrri në shërbim të kauzës kombëtare për periudhën e viteve `90-ta. Në kapituj të ndarë në mënyrë analitike është përfshirë e tërë veprimtaria e Këshillit Komunal për Financim në Vushtrri.

Këshillit Komunal për Vetëfinancim

Redakto

Nga muaj shtator 1990 të gjithë mësimdhënësit shqiptar të shkollave fillore dhe të mesme mbetën pa paga. Fillimisht disa shkolla formuan këshilla të prindërve nepërmjet të cilëve mblidheshin kontribute vullnetare për ndihmë punëtorve të arsimit shqip. Në Komunën e Vushtrrisë në fillim të vitit 1991 është themeluar Këshilli Komunal për Vetëfinancim. Inkasimi i mjeteve financiare fillimisht bëhej nga prindët në formë të solidaritetit. Kjo formë e organizimit vullnetar nuk kishte sukses dhe nuk zgjati. Bazuar ne këtë është ndier domosdoshmeri për organizim të financimit të arsimit sipas kriterëve të formës obligative instituacionale të financimit të arsimit dhe veprimtarive shoqërore qe punonin dhe vepronin në Kosovë.

Konstituimi i Këshillit Komunal për Financim

Redakto

Me vendim të Qeverisë së Kosovës me datën 07.02.1992 u themeluar Këshilli Qëndor për Financim i Kosovës. Pas themelimit të KQFK me insistimin e LDK-së dega në Vushtrri e në koordinim edhe me subjektet komunale shqiptare me 28.03.1992 është themeluar Këshilli Komunal për Financim në Vushtrri. Këshilli Komunal për Financim (në tekstin e mëtejm KKF) veprimtarin e zhvillonte në harmoni me dokumentacionet e KQFK sikurse janë;

  • Rregullorja e punës së KQFK dhe e KKF-ve me 16 nene e cila ka përcaktuar punën dhe detyrat e KKF dhe organeve të këshillave.
  • Rregullorja për shpërndarjen e pagave dhe kompenzimeve tjera.
  • Vendimi i KQFK për grumbullimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare.
  • Bllokat me dëftesat në tri kopje për arkëtim të kontributeve apo te Hyrave financiare
  • Bllokat me dëftesat në tri kopje për kompenzim apo Dalje financiare
  • Të gjitha këto materiale i siguronte KQFK dhe i furnizonte KKF-të.

Komunikimet në mes të KQFK dhe KKF-ve bëhej nëpërmjet mbledhjeve të përbashkëta me kryetarë të KKF-ve. KKF-ja për punën e vet i përgjigjej KQFK.

Struktura organizative e KKF-së

Redakto

KKF-ja ishte mekanizëm i struktuave komunale, LDK, PP, Unikombi, SP EVZ, LASH-it dhe për punën e vet i raportonte strukturave themluese. KKF në përbërje, kishte kryetar, nënëkryetar, sekretar, gjithësej nënt (9) anëtar.

Kryetar i parë është zgjedhë Rexhep Krasniqi, i cili është terheqë për arsye përsonale, ndersa nga muaj tetor i vitit 1993 kryetar është zgjedhë Beqir Xhema dhe ka punuar në këtë pozitë deri në përfundim të veprimtarisë së KKF-së respaktivisht deri në shtator të vitit 1999 kur edhe ka përfunduar veprimtaria e KQFK dhe KKF-ve.

Anëtar me afat më të gjatë në këshill ishin, Muharrem Zahiti, Bedri Maxhuni, Dibran Perquku, Fadil Haziri, Mehmet Gerguri, Abit Fejza, Salih Klinaku, Ramadan Zhabari, Qenan Qerkezi, Ilmi Gërguri, Sabit Ferati, Ragbete Melenica, dhe Bedredin Mulaku. Në kuadër të këshillit janë formuar 22 nënkëshilla. Grumbullimin e mjeteve financiare në Ekonomit familjare është bërë nga 22 inkasant ndërsa në kategorin e obliguesve të kategorise së EVZ kanë vepruar dy inkasant. Çdo nënkëshill vepronte në koordinim të plotë me aktivistat e nëndegëve dhe aktiveve të LDK-së. Deri në shtator të viti 1997 anëtarët e kryesisë së këshillit dhe inkasantët nuk janë kompenzu dmth kanë punuar vullnetarisht, ndersa nga shtatori i këtij viti janë kompenzu sipas kritereve per kompenzim të rregullores së KQFK.

Në kuadër të kryesisë së KKF-së ishin intelektual dhe veprimtar të vullnetit të mirë për financim të arsimit shqip, me bindje se mrekullitë ndodhin vetëm kur uniteti, zgjuarsia dhe energjia intelektuale janë në nivel të angazhimeve te një pune të përbashkët.

Aktivitetet e KKF-së

Redakto

Në fillim te çdo viti KKF-ja hartonte planin e të hyrave dhe të dalurave buxhetore për vitin në vijim. Me këtë plan KKF i njoftonte subjektet themeluese dhe nënkëshillat dhe e dorëzonte në KQFK. Kryetari i këshillit realizonte takime zyrtare te përhershme javore me KQFK dhe raportonte në këshill. Këshilli i ka përgaditë raportet tre mujore, (periodike) dhe vjetore dhe i dorëzonte ne KQFK . Rregullisht bënte mbikëqyrjen dhe kontrollin e nënëkëshillave të KKF-së dhe trupave tjera. Këshilli mbante takime të rregullta javore të kryesisë dhe takime me qytetar në çdo nënkëshill. Anëtarët e këshillit çdo aktivitet në grumbullim të kontributeve e realizonin në koordinim të plotë me aktivista të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri. Inkasantët kishin mbështetje të lartë nga kryesia e degës, nga kryetarët e nëndegëve dhe aktiveve të LDK-së.

Poashtu anëtarët e kryesisë realizonin takime edhe me punëtor të shkollave. Punët këshilli e kryente në lokal privat me qera, në orar të plote gjashtë ditëor dhe tetë orë pune. Në organizim të brendshmë ka funkcionuar kontabiliteti dhe komisioni i kontrollës financiare.

Kontabilitetin në këshill e ka udhëhiq Fadil Haziri ec. i diplomuar i cili u aktivizua në KKF nga fillimi. Nga viti 1996 të hyrat dhe të dalurat buxhetore janë përpunuar në program – softëer adëkuat në kompjuter nga Ragbete Melenica e më vonë edhe nga Bederedin Mulaku. Programi adekuat i adaptuar për KKF është punuar nga Nazim Hoxha. Me këtë program këshilli ka deshmuar profesionalizëm të lartë në evidentim dhe dokumentim të hyrave dhe të dalurave buxhtore.

Nga viti 1995 me këtë program në kompjuter çdo obligues e ka posedu emrin, mbiemrin, numrin përsonal, numrin rendor të vendimit dhe shumen e kontrimutit. Pasqyrat financiare për çdo kategori obliguese dhe të kompenzimit këshilli dokumentonte bazuar në këtë program.

Çdo obligues e ka posedu vendimim mbi lartësin vjetore të kontributit dhe ju ka dorëzuar në fillim të vitit. Vlersimin për shumen e kontributeve e kanë kryer inkasantët të bazuar në gjendjën ekonomike të obliguesit. Të rralltë kanë qenë obliguesit të cilët nuk janë pajtuar me vendim.

Aktiviteti në këshill dhe nënkëshilla per grumbullim te kontributeve financiar bëhej nga puna vullnetare dhe ishte me përplot sakrifica, përherë ishim të përndjekur nga pushtuesi serb, por me sukses e sfidonim regjimin e egër të pushtuesit. Aktiviteti i Inkasantëve ishte i mundimshëm por mbi te gjitha ishin përsona me karakter të lartë njerëzor e kombëtar. Në kuadër të këshillit vepronin 12 nënkëshilla apo inkasant në grumbullim te kontributeve në ekonomit familjare në 59 fshatra dhe 10 nënkëshilla apo inkasant në qytet, gjithësej 22 inkasant. Ndërsa në EVZ vepronin dy inkasant.

Me iniciativen e Qeverisë së Kosovës në ekzil është realizuar Akcioni ta ndihmojm Shkollën shqipe 1996 si dhe Akcioni “Gjithçka për Pavarësin e Kosovës” 1997. Këto akcione i ka përkrah popullata dhe janë grumbulluar një sasi e konsideruashme e mjeteve financiare si dhe është përmirsuar gjendja në kompenzim të nevojave prioritare në Komunë. Populli u homogjenizua nëpërmjet shkollës, shqipe dhe arsimi e tregoi vitalitetin e mbijetesës në kushte kur popullit shqipëtar të Kosovës i kanosej shfarosje.

Populli i Kosovës dhe mërgimtarët në vazhdimsi e vlerësonin lart përpjekjen titanike që bënin punëtorët e arsimit dhe Këshillat e Financimit, duke e zbatuar legjislacionin e Republikës së Kosovës, si shembulli më i mirë i sakrificës për kauzën kombëtare. Prandaj, falë një bashkëpunimi të mirë dhe koordinues me të gjithë akterët përgjegjës e përkushtues është arritur të realizohet në tërësi misioni për financim të punëtorëve të arsimit shqip.

Anëtarët e KKF-së dhe inkasantët ishin nënë përcjellje përmanentre nga policia serbe.

Disa herë janë ftuar në stacionin policor me deklaru për aktivitetet e tyre dhe janë torturu në forma fizike dhe psiqike, por aktivistat nuk janë ndal nga aktiviteti. Kjo periudhë e vështirë e mbijeteses së arsimit shqip, nxori edhe një herë në pah solidaritetin e popullit në Komunë, Kosovë dhe Diasporë, të cilët me kontributet vullnetare financiare ndihmonin vijimin e rregullt të mësimit shqip. Mbijetesa, vështerësit në aktivitete, përballja me represion nga okupimi serb, shpesh i tejkalonin përmasat e mundësisë për realizim të misionit.

Gjatë dhjetë vitve të bashkëveprimit në KKF (1990-1999). Kudo qe ishim ne aktivitete, ne fshatra, ne qytet, apo subjekte shteterore, gëzonim rrespekt. Autoriteti i bashkëveprimtarëve reflektonte atribute te Intelektualvet te dëshmuar, veprimtar të guximshëm, duke e kundërshtuar politiken ekspansioniste të Serbisë ndaj popullit shqiptar. Shërbimi i kontabilitetit funkciononte me përsomel profesional, ekonomistë të diplomuar.

Inkasantët furnizoheshin me blloka të inkasimit. Mjetët e inkasuara dorëzoheshin në arken ne valuten marka gjermane. Arkëtimi i kontributeve në cilëndo qoftë valutë tjera eventuale të inkasuara konvertoheshin në DM nga anëtarët e komisionit për konvertim të KKF-së dhe dorezoheshin në arkën e KKF-së.

Inkasanti me rastin e arkëtimit shfrytëzonte bllokun për arkëtim në tri kopje. Obliguesit i dorëzonte origjinalin, kopja e dytë dorëzohej me mjete të arkëtuara në arkën e KKF-së. në ditarin e arkës regjistroheshin mjetet e inkasuara. Kopja e tretë e bllokut qendronte ne bllok, si dokument i arkivuar. Çdo kontribut i inksuar dhe i shfrytëzuar është përfshirë në evidencan zyrtare të KKF-së. Me vendim të KQFK, KKF-ja obligohej të mbante evidencën e rregulltë të hyrave dhe të shpenzimet financiare në ditarin e arkës dhe në kontabilitet.

Kontributet - Kategoritë e obliguesve

Redakto

Kontributet financiare arkëtoheshin, nga kategorit obligative me qëllim të kompenzimit apo pagesave punëtorëve të arsimit dhe nevojave tjera në nivel të komunës. Të hyrat financiare në kuadër të këshillit relizohen nga;

  • Burimet vetanake si dhe nga
  • KQFK si subfinancim.

Nga burimet vetanake të hyrat financiare janë planifikuar dhe realizuar nga;

  • Ekonomia Familjare,
  • Ekonomia e Vogël dhe Zejtaria
  • Sindikata e pavarur dhe
  • Donatorët

Ekonomia Familjare

Redakto

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KQFK janë përcaktuar obliguesit dhe llojet e kontributeve, bazat e kontributeve dhe organizimi i grumbullimit dhe shpërndarjës. Në kuadër të kësaj kategorie obligative janë përfshirë familjet me obligim minimal mujor 5DM/muaj ndersa maksimal 50DM/muaj. Në fillim të vitit çdo obliguesit i dorëzohej Vendimi për shumen mujore dhe vjetore për pagesë dhe ishte i përfshirë në evidencën e obliguesit në programin në kompjuter me shifër përsonale. Janë liruar nga pagesa familjet të cilat janë rast social.

Në nivel të komunës kanë qenë 60 fshatra dhe 10 nënkëshilla në qytet me rrethë 6500 obligues. Inkasimi është bërë nga 22 inkasantë. Çdo obliguesit ju ka dorëzuar dëftesa për shumën e paguar në përputhje me vendimin. Nga kjo kategori janë inkasuar ne vitin 1998 mesatarisht 70 000 DM/muaj.

Ekonomia e Vogël dhe Zejtaria

Redakto

Pronarët e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë (EVZ) klasifikoheshin Obliguesit juridik, Ndermarret Tregëtare Private (NTP), Dyqanet e Pavarura Tregëtare (DPT), Zejtarët, Ordinacat shëndetësore private, Avokatët, Barnatorët shëndetësore dhe bujqësore, Qiramarrësit, Lokalet e gastronomisë- hotelierisë, pronarët e Autobusëve Privat, Taksitë. Çdo obliguesi ju ka dorëzuar Vendimi në fillim të vitit per shumen mujore te kontributit dhe ishte i përfshirë në evidencën e obliguesit në programin në kompjuter me shifër përsonale.

Bazuar në zyrtarizimin e veprimtarisë së KKF-së ,ndjenja e përgjegjësisë te qytetarët rritej Pronarët e autobusve privat liroheshin nga kontributet sepse ju shëndrroheshin në vlerën për bartje të 250 punëtrorve të arsimit në të gjitha relacionet e komunes dhe në relacionin Prishtinë – Mitrovicë. Çdo punëtor i arsimit qe udhëtonte kishte biletë vjetore të lëshuar nga KKF-ja.

Në kuadër të kësaj kategorie obligative janë përfshirë obliguesit me shumë minimale mujore 10 DM/muaj, ndersa maksimal 500DM/muaj. Në nivel të komunës janë përfshirë rrethë 250 obligues nga kjo kategori dhe janë inkasuar mesatarisht 15 000 DM/muaj. Me rastin e kryerjës së obligimit çdo obliguesit ju ka lëshuar dëftesa e shumës së paguar konform vendimit. Grumbullimi në këtë kategori realizohej përmes dy inkasantëve; Halim Morina dhe Skender Hajrizi.

Të punësuarit përmes Sindikatës së Pavarur

Redakto

Ne nivel komunal ekzistonte numer i vogël të punësuarve për shkak të largimit me dhunë nga puna nga organet e instaluara të Serbisë. Shuma e kontributeve ishte 5% nga shuma neto e të ardhrave përsonale. Inkasimi dhe dorëzimi realizohej nga punëtori i caktuar nga sindikata përkatëse. Në këtë kategori ishte edhe Bashkësia Islame nga kontributet e pagave mujore.

Donatorët

Redakto

Gjatë kësaj periudhe të funkcionimit të KKF-së, ishin disa raste të hyrave financiare nga donator të ndryshëm. Vlen të veçohet kontributi i mërgimtarëve në Gjermani të cilët nga viti 1996 çdo vitë kanë dorëzuar mjete financiare per kompenzim të bursave për student në shumë mujore 1050DM/muaj. Këshilli Komunal në vitin 1996 i ka ndarë nga 15 bursa për student me profile deficitare dhe gjendje të rëndë sociale. Shuma mujore e burses ishte 70DM/muaj.

Prandaj falë këtyre donatorëve të prirë nga Nazif Shala, kompenzimi për bursa është mbulu nga këta. Donacione te ndryshme kishte edhe nga qytetar apo pronar të firmave të ndryshme në kompenzim të lëndve djegëse për shkolla, në renovim dhe inventar të shkollave, në mirëmbajtje te shtepive-shkolla, në artikuj ushqimor për punëtor te arsimit raste sociale etj. Çdo kontribut i inksuar nga kjo kategori është përfshirë në evidencën zyrtare të KKF-së dhe është lëshuar dëftesa e hyrjes bugjetore. Ndjenja e përgjegjësisë te qytetarët për të kontribuar për shkollën shqipe çdo vit ngritej.

Subvencionet

Redakto

Në pa mundësi për plotësim te fondit në nivel të KKF-së për financim të arsimit shqip dhe nevojave tjera, nga fondi i Qeverisë së Kosovës në ekzil respektivisht nga KQFK janë participu mjete financiare për KKF-në në Vushtrri me shumë mujore mesatarisht 30% nga shuma e tërësishme e të hyrave bugjetore të KKF-së. Këto mjete janë përfshirë në evidencën zyrtare të KKF-së si të hyra bugjetore. Të hyrat e përgjithshme për 7 vite të inkasuara në nivel të KKF-së kanë qenë 6.813 249 DM

Të dalurat bugjetore

Redakto

Në vitet `90-ta ishte një periudhë ku shkolla e mbijetoi dhunën dhe kur populli u homogjenizua nepërmjet shkolles në idenë e një shteti të ardhshëm, i cili po lindte. Punëtorët e arsimit me nji moral të lartë, dhe me ideal kombëtar ishin vu ne sherbim të arsimit për qëllime fisnike për arsimimin e popullit të vetë dhe gezonin rrespekt nga të gjithë. Mësimdhënësit rreth dy vite punuan pa paga, vetëm që fëmijët tanë të mos ngelin të pa arsimuar.

Në komunën e Vushtrrisë kanë qenë 20 shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Financimi realizohej sipas Rregullorës së KQFK-së. Shuma e mjeteve financiare mujore e nevojshme për kompenzim të arsimit dhe nevojave tjera me gjendjën në vitin 1998 ishte rrethë 130 000 Marka Gjermane. Nga këto mjete 90 000DM janë inkasuar në nivel të KKF-së ndersa 43 000 DM /muaj nga KQFK.

Gjatë periudhës së funkcionimit të KKF-së me prioritet janë kompenzuar pagat punëtorve të arsimit por edhe edhe raste tjera sipas kërkesave. Numri i punëtorëve të arsimit pothuajse i njejtë ishte çdo vitë përveç rasteve të punëtoreve në pushim të lehonisë. Mesatarisht janë kompenzuar çdo vit 950 punëtor të arsimit, enti pedagogjik me 9 këshilltar, pesë punëtor shëndetësor, nga viti 1995 Këshilli Komunal i Arsimit me tre punëtor, gjashtë punëtor të sigurimit në shkolla, janë kompenzuar 15 bursa studentëve me nga 70DM/muaj, si dhe pagesa e semestrave për rexhistrim në fakultet për studenta me gjendje te rënd sociale.

Nga viti 1995 janë kompenzuar rregullisht me nga 100DM/muaj dy të burgosur politik. Poashtu disa raste janë kompenzuar edhe katër delegat te Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë shpallë deklataen kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetuten e Kosovës - Kaçanikut në shtator 1990.

Çdo vitë janë kompenzuar shkollat për shpenzime materiale, për renovime dhe material shpenzues, pastaj rasteve sociale dhe shëndetësore. Është financuar Sporti dhe kultura. Për çdo vit tradicionalisht në Vushtrri janë mbajtur takimet vjetore te poeteshave Shqiptare dhe janë participu nga KKF.

Per shkollat fillore paralele te ndara ne Beqiq dhe Bequk është investuar për inventar. Nga viti 1994 është kompenzu nga 100 DM/muaj vajza e Azem Bejtës-Azeminja si rast social.

Rekapitulim

Për periudhen e funkcionimit të KKF-së në Vushtrri nga muaj prill 1992 deri me 31.12.1998 apo për shtat vite (pa mjetet e grumbulluara në vitin 1999) janë grumbulluar;

Mjetet e grumbulluara dhe të ndara nga:

  • KKF = 3 836 787 DM
  • KQFK = 2 976 462 DM
  • Gjithësej = 6 813 249

Përfundim

Redakto

Në këtë vështrim janë përfshirë aktivitetet e KKF-së si dhe në mënyrë analitike të hyrat dhe të dalurat buxhetore. Të gjitha këto ekzistojn në dokumentacionin e KKF-se si deshme e punës së KKF-së të zhvilluar në kohen e okupimit dhe të mbijetesës. Këshilli Komunal për Financim në Vushtrri ishte institucioni mirë i organizuar dhe me sukses e ka përfunduar veprimtarin. Këshilli me nënkëshilla me sukses i kanë tejkaluar sfidad me okupatorin dhe e kanë përballuar mbijetesën plot dhjet vite. Ishte shembull i funkcionimit profesional dhe kujdesit ndaj mjeteve buxhetore.

K< vështrim ka vlerë sepse pasqyron gadishmerin dhe unitetin e popullit për të jetësue kauzen kombëtare dhe njofton gjeneratat në të ardhmen se me çfar sakrificash është përballë populli. Një numer i madhë i qytetarëve meriton respekt për kontribute të dalluara financiare, pastaj për shtepitë shkolla etj.

Rrugëtuam bashkarisht duke u përballur me sfida për të përmbyllur një mision me sukses të rëndësisë së veçant institucionale dhe Kombëtëre. Prandaj, shprehi mirënjohjen dhe respektin për secilin që ka qenë pjesë e sukseseve tona të përbashkëta qe ndërlidhën me financimin e arsimit shqip.

Përsonalisht: Isha me FAT në këtë rrugëtim dhe përjetësisht me kujtime të mira për të gjithë punëtorët e arsimit dhe bashkëveprimtarët.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Emin Fejza & Ferit Dibrani (2008) Shkollat e mesme në Vushtrri, Prishtinë, fq, 237
  2. ^ M. Hajrizi, I. Kastrati, B. Shatri (2007) Këshilli për Financim i Kosovës, Libri Shkollor, Prishtinë, fq.194 – 197
  3. ^ Sipas të dhënave të prezentuara nga ish kryetari i KKF në Vushtrri z. Beqir Xhema