Kürüm International është kompani Turke e vendosur në Shqipëri dhe është e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve. Kürüm International është pjesë e Kürüm Holding në Turqi. Kürüm International vepron në ambjentet e privatizuara të Uzinave të Prodhimit të Hekur-Çeliqeve në Elbasan që prej vitit 2009.

Kürüm International
Lloji Sh.A.
Industria Përpunim metalesh
Prodhim gëlqere
Selia Elbasan, Shqipëri
Produkte Çelik ndërtim, çelik i petëzuar, gëlqere.
Xhiroja vjetore 256 milionë euro
Punonjësit 665
Adresa e internetit KÜRÜM INTERNATIONAL SH. A.

Uzinat e Prodhimit të Çelikut Elbasan të cilat kanë një kapacitet të gjerë shtrihen në një kompleks me sipërfaqe totale 219.410 m2 të përbërë nga një uzinë çeliku, tre uzina petëzimi dhe një hapësirë pjesërisht të mbyllur prej 88.410 m2 . Sot kompleksi me kapacitet prodhimi 700.000 ton të hekurit për ndertim të petëzuar në të nxehtë dhe 510.000 ton prodhim çeliku të lengshem.

Kurum International ka në strukturën e tij tre uzina petëzimi dhe një uzinë çeliku. Kompania në uzinën e petëzimit transformon në hekur ndertimi, prokatet e hekurit që prodhohen në uzinën e çelikut. Pjesen më të madhe të lëndës se pare të nevojshme per uzinën e çelikut kompania e siguron nga tregu i brendshëm dhe një pjesë nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë. Prodhimi total i uzinës se petëzimit i cili në vitin 2010 ishte 235.882 ton, në vitin 2011 arriti në 295.333 ton.

Kompania po ashtu ka edhe një fabrikë gëlqereje për nevojat e saj dhe për eksport. Ndërmarrja e cila ka një kapacitet prodhimi 72.000 ton në vit, e siguron të gjithë nevojën për lënde të parë nga tregu i brendshëm.

Shiko edheRedakto