KF Vullnetari i UÇK-së
Skeda:57727265281293hdfsdf7124987234293.jpg
Të dhëna mbi klubin sportiv
Themelimi 1975
Kryesia
Menexher
Anëtarë
Ngjyrat e klubit Kuq e Zi
Informacion
Adresa

Telefon
Fax

, Ferizaj
+377 44-378-315
+38
E-Mail
Internet
http://www.kfvullnetari-uck.tk/
Ekipi i futbollit
Kategoria Liga e Dytë e Kosoves
Stadiumi Stadiumi Ismet Shabani Ferizaj
Drejtori repartit
Shefi stërvitjes
Sukseset e ekipit
Sezoni sportiv 2011-2012


Klubi Futbollistik Vullnetari i UÇK-së është formuar në vitin 1975 në atë kohë nihej si KF "IMK ÇELIKU". Klubi është formuar kryesisht nga klasa punëtore e këtij gjiganti industrial IMK-Industria Metalike e Kosovës.

Klubi për herë të parë garon në nënlidhjën e Futbollit të Prishtinës. Në vitin 1979 "IMK ÇELIKU" inkuadrohet në Ligën e dytë të Kosovës nën udhëheqjen e Bahri Shemsedinit. Pas dy vitesh gara "IMK ÇELIKU" arrin të inkuadrohet në Ligen e parë të Kosovës në vitin 1981. Trajner ishte Bahri Shemsedini.

Prej vitit 1981 deri në vitin 1984 ku në këtë vit largohet nga Liga e parë. Ishte viti 1987 ku "IMK ÇELIKU" kthehet në Ligën e parë, nën udhëheqjen e Abaz Kasumit Trainer nga Prishtina. Prej vitit 1987-1990 klubi garon në Ligën e parë me sukses ku udhëhiqet nga këta trajner : Naserllah Shehu, Ahmet Sylejmani dhe i fundit ishte Ilaz Dabinofci.

Në vitin 1990 në muajin shkurt punëtorët e Fabrikës së Tubave largohën me dhunë nga puna nga pushteti Serb. K.F "IMK Çeliku" ishte klubi i parë Kosovarë që i braktisi garat nga Liga e par e Kosovës në shenjë Solidarizimi të punëtore të saj. Gjatë kësaj periudhe pesëmbëdhjete vjeçare 1975-1990 duhet dalluar këta lojtar : Ahmet Sylejmani, Xhavit Hyseni, Naser Meha, Safet Berisha, Lubisha dhe Sinisha Tasiq vëllezër, Vlladimir Kociq, Dragan Stevanoviq, Fatmir Haxhimusa portier Peshiq portier, Taip Zeqa. Këta lojtarë bartën barrën kryesore të klubit në atë periudhën e famshme së bashku me më të merituarin Trajnerin : Bahri Shemsedini.

Skeda:Jdfjskhfjkjsfhjskldf.JPG
KF Vullnetari i UÇK-së -
Ferizaj