Klubi Futbollit Luftëtari, KF Luftëtari, ishte një klub futbolli nga Gjirokastra që u krijua më 13 mars të vitit 1930. Në 2016-ën ishte pjesë për herë të parë në Kategorinë Superiore, duke u ngjitur si kampione e Kategorisë së Parë me anë të fitores me 11-metërsha 11-10 ndaj Korabit. Në sezonin 2017-18, Luftëtari ishte surpriza e këtij kampionati, duke arritur në vendin e 3-t.

KS Luftëtari
Emri i plotëKlubi Futbollit Luftëtari Gjirokastër
Pseudonimi(et)Bluzinjtë
Emri i shkurtërLuftëtari
Themeluar13 mars 1929; 95 vite më parë (1929-03-13)
(si Shqiponja Gjirokastër)
Shpërbërë29 shtator 2020; 4 vite më parë (2020-09-29)
StadiumiStadiumi i Gjirokastrës
Kapaciteti8,400
OwnersRrethi i Gjirokastrës (100%)
AdministratorBashkia Gjirokastër
TrajneriEdmond Dalipi
Liga
2019/20Kategoria Superiore, Vendi i 10-t (bie poshtë Kategorisë)
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Stadiumi

Redakto

KS Luftëtari i luan ndeshjet në stadiumin "Gjirokastra" që është ndërtuar në vitin 1973.

Në vitin 2009 u bë rikonstruksioni i stadiumit Gjirokastra me një fond të bashkisë Gjirokastër, FSHF dhe donatorëve të Luftëtarit. Stadiumi mori një pamje moderne. Stadiumi ka një kapacitet prej 9000 spektatoresh.

Sukseset

Redakto

KS Luftëtari është klubi më i suksesshëm i Kategorisë së Parë të cilën e ka fituar 7 herë, por nuk ka fituar asnjëherë Superligën ose Kupën e Shqipërisë.

Lojtarë të famshëm

Redakto

Nga lista e lojtarëve të njohur që kanë luajtur në KS Luftëtari është Sefedin Braho. Altin Haxhi Lefter Millo si dhe emra te tjere te koheve te fundit si Kristal Abazaj Dejvi Bregu.

Lidhje të jashtme

Redakto