Kakao me qumësht
Kakaoja përzihet me sheqerin dhe shtypet në mënyrë që të mos ketë kokrriza hidhet pak ujë i vakët dhe përzihet derisa të tretet. Në një enë tjetër hedhim qumësht, shtojmë kakaon dhe e përziejmë në zjarr sa të marrë valë. E hedhim në filxhan të posaçëm dhe e përziejmë fort që të krijojë shkumë.
Për 1 person duhet :
- qumësht : 3/4 filxhan çaj,
- sheqer : 2 lugë gjelle,
- kakao : 1 lugë kafeje.