Kalaja e Llapushnikut

monument kulture në Kosovë

Kalaja e Llapushnikut është një monument i trashëgimisë kulturore në Llapushnik, Drenas, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik". [2]

Kalaja e Llapushnikut
LlojiArkeologjike
VendndodhjaLlapushnik, Drenas, Kosovë
NdërtuarParahistori, Antikiteti i Vonë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3608

Historiku

Redakto

Kalaja e Llapushniku shtrihet rrëzë majave të maleve të Drenicës, në jug të Grykës së Llapushnikut, rreth 10 km në jugperëndim të qendrës komunale të Drenasit. Kalaja e Llapushnikut kishte një mur kështjellar me dimensione rreth 200 me 300 m. Muri ka pasur trashësi mbi 2 metra dhe kishte kulla. “Kulla e Kalasë” ka dimensione 10 x 10 m. Në tërë lokalitetin janë të pranishme tullat dhe tjegullat të periudhës së vonë antike. [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Rexha, Enver, red. (2013), Harta Arkeologjike e Kosovës (II), Prishtina: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës, fq. 136 - 139

Lidhje të jashtme

Redakto