Vendbanimet neolitike në Kosovë
Ky artikull është një përshkrim i vendbanimeve neolitike në Kosovë
Vendbanimet neolitike në Kosovë filluan të paraqiten në kohën kur klima e ngrohtë dhe e lagësht e periudhës së holocenit [1] e cila filloi menjëherë pas shkrirjes së akullit të periudhës së fundit akullnajore solli ndryshime në natyrë të cilat u pasqyruan edhe tek njerëzit, flora dhe fauna. Ky stabilizim klimatik ndikoi në jetën dhe aktivitetet e njeriut; shoqëria njerëzore karakterizohet nga ndryshimet në organizimin e komunitetit dhe vendosja e vendbanimeve të përhershme në vendet e thata, pranë bregut të lumenjve dhe në pllajën pjellore.[2]
Hyrje
RedaktoNjeriu neolitik [3] përdori gurin për armë, si mjet pune dhe ndërtim. Karakteristikat kulturore të neolitit përcaktohen nga dokumentacioni arkeologjik. Ndryshime të mëdha ndodhën gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë një zhvendosje nga gjuetia dhe grumbullimi në bujqësi dhe vendbanime. Kafshët shtëpiake ishin zbutur si dhe bëheshin prodhime të thjeshta qeramike. Njerëzit evoluan nga jeta nomade në gjysmë nomade; kultivimi i kulturave ishte veprimtaria kryesore ekonomike dhe toka punohej me mjete guri, kocke, briri dhe druri. Gratë bënin veshje, qeramikë, kujdeseshin për fëmijët, përgatitnin ushqim dhe rrisnin kafshë të vogla shtëpiake. Shumica e figurave antropomorfe nga ajo periudhë përfaqësojnë trupa femrash.
Ekonomia neolitike ishte e bazuar në bujqësi, prodhimin e mjeteve, armëve dhe qeramikës, zbutjen dhe shumimin e kafshëve, gjuetinë dhe peshkimin. Prandaj, vendbanimet u zhvilluan pranë burimeve natyrore. Shumica e vendbanimeve neolitike në Kosovë paraqesin banesa të ndërtuara nga materiale të gjetura pranë vendbanimeve: kasolle me korniza druri dhe shkopinj, të veshura me baltë dhe të përzier me thekë tërshëre, me çati të bëra nga kallami i përdredhur dhe bykë thekre. Edhe pse arkeologët dhe akademikët ndryshojnë në lidhje me datat e sakta të neolitit në Ballkan, përgjithësisht është rënë dakord që periudha e zgjatur nga vitet 6500 deri në vitet 3500 p.e.s. Shpella dhe arti shkëmbor konfirmojnë përdorimin e shpellave si strehimore të përkohshme dhe vende adhurimi. Kulti parësor ishte ai i perëndeshës nënë, dhe shoqëria neolitike ishte matriarkale.[4]
Vendbanimet
RedaktoFafosi
RedaktoLokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve (FAFOS). Është hulumtuar në periudhën kohore në vitin 1955 dhe në vitin 1961. Gjithsej është hulumtuar një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë ku janë zbuluar gjurmë të dy vendbanimeve (rreth 200 metra larg njëra-tjetrës) të kulturës së Vinçës. Lokaliteti më i vjetër (Fafos I) përbëhej nga vendbanimi gjysmë i groposur nën dhe, me shtëpi në formë të kasolleve, kurse vendbanimi më i ri (Fafos II) përbëhej nga shtëpitë-kasolle të renditura njëra krahas me tjetrën, të cilat kanë pësuar nga ndonjë zjarr i madh. Në dy vendbanimet janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte kulti, vazo ritualesh, altar dhe figurina antropomorfe.
Surkishi
RedaktoLokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës (Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë. Nuk dihet madhësia e sipërfaqes dhe as shtresëzimi kulturor arkeologjik i saj sepse nuk është kryer ndonjë sondazh i mirëfilltë arkeologjik, por nga materiali i mbledhur arkeologjik, gjatë lëvrimit të tokave bujqësore përreth arealit të saj si dhe nga disa gjetje rasti, mund të konstatohet se kemi të bëjmë me një qendër të evidentuar neolitike që është banuar gjatë kohës së gurit të ri.
Vlashnja
RedaktoVendbanimi me shumë shtresa të Vlashnjës ndodhet në pllajën e rrafshët të një tarracë shkëmbore të ngritur 335 metres (1,099 ft) mbi nivelin e detit, në rrugën Prishtinë-Zhur rreth 6 kilometres (3.7 mi) në perëndim të Prizrenit . Vendbanimi përmban prova nga një numër periudhash, nga Kultura e hershme e Starçevës dhe Kultura e Vinçës përmes periudhës së bakrit, bronzit dhe hekurit, deri në epokat helenistike, antikitetit të vonë dhe në mesjetën e hershme. Materialet e gjetura në këtë vend përfshijnë qeramikë argjile dhe fragmente enësh, mjete guri dhe kocke, objekte dekorative dhe utilitare si dhe monedha. Gjatë Antikitetit të Vonë, Vlashnja (e njohur si Gradishta e Vlashnjës) u fortifikua me mure tipike nga ana e Justinianit I. Zona e fortifikuar, që përfshin rreth 2 hectares (4.9 acres), me siguri ishte përdorur për të vëzhguar itinerarin e rrugës Via Lissus-Naissus (e cila kalonte anash vendbanimit). Fragmente qeramike të pikturuara me linja gjeometrike, thika shkrepëse si dhe figura antropomorfe dhe zoomorfe nga mijëvjeçari i gjashtë p.e.s. janë zbuluar në këtë vendbanim neolitik. Janë gjetur gjithashtu tenxhere të zbukuruara me argjilë e zbukuruar tipike e kulturës së Vinçës (mijëvjeçari III p.e.s.), enët e tryezës me argjilë të epokës së bronzit si dhe një monedhë prej 3.72 gramësh që daton nga viti 55 p.e.s. Një strehë shkëmbore me spirale të pikturuara është rreth 1.5 kilometres (0.93 mi) në perëndim të vendbanimit. [4]
Runiku
RedaktoKy vendbanim neolotik është në fshatin Runik në komunën e Skenderajtrajonin e Drenicës, rreth 25 kilometres (16 mi) në jugperëndim të Mitrovicësdhe 10 kilometres (6.2 mi) në veriperëndim të Skenderajt (afër rrugës Skenderaj-Burim). Zona në fjalë është një nga vendet më të spikatura të hershme neolitike në Kosovë të njohura deri më sot, e përmban edhe objekte nga kultura e Starçevës. Në këtë vendbanim neolitik është gërmuar nga viti 1966 deri në vitin 1968 dhe përsëri në vitin 1984, kur studimi u krye në rreth 35 parcela private në lagjen Dardania të Runikut. Fragmentet e qeramikës së Starçevës dhe Vinçës që datojnë nga vitet 6500-3500 p.e.s. janë gjetur në këtë vend. Në një sipërfaqe prej rreth 10,000 square metres (12,000 sq yd) të këtij vendi është kryer sondazhi magnetik në mars të vitit 2010 kur edhe janë gjetur mbetjet e kasolleve të përforcuara me trarë druri. Janë gjetur edhe qeramika njëngjyrëshe të zbukuruara me shkëlqim të kuq, qeramikë cardium, enë prej barbotine dhe qeramikë e pikturuar me modele lineare dhe gjeometrike, së bashku me figura antropomorfe dhe tabela kulti (altarë të vegjël). Artefaktet zbukuruese përfshijnë një vazo spirale nga argjila e pjekur dhe e lyer me okër, të pikturuar me ngjyra të errëta dhe të zbukuruara si pëllëmbë e një dore. Një zbulim domethënës është një okarin[ e argjilës e pjekur 8 centimetres (3.1 in) në gjatësi, e njohur si Okarina e Runikut (Runik Ocarina), instrumenti më i vjetër muzikor i gjetur deri më tani në Kosovë. [4]
Reshtani
RedaktoReshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës (në aksin ku sot kalon autostrada Suharekë-Prizren). Ky lokalitet është hulumtuar në vitet 1966/67, gërmime të cilat kishin karakter sondazhi. Gjatë muajit mars të vitit 2011, një sipërfaqe e konsiderueshme e këtij lokaliteti është incizuar me instrumente gjeofizike dhe po gjatë këtij viti janë zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi që kapte një sipërfaqe prej 250 m². U evidentuan tri horizonte banimi të neolitit të mesëm dhe fillimit të neolitit të vonë (4200-3800 p.e.s.). Në shtresën kulturore të trashësisë 2 metra, janë zbuluar gjurmë të tri horizonteve të banimit të shtëpive me gjithë vatër dhe hendeqe. Në bazë të fragmenteve të qeramikës së zbuluar, si në formë, ashtu dhe në ornamentikë, është konstatuar se krahas Kulturës së Vinçës, kemi një prani shumë të fuqishme edhe të kulturës adriatikase. [4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Bagley, Mary (27 mars 2013). "Holocene Epoch: The Age of Man". Livescience (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2013. Marrë më 25 shtator 2015.
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Neolithic". Ancient History Encyclopedia (në anglisht). 5 gusht 2014. Marrë më 25 shtator 2015.
- ^ a b c d Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF) (në shqip dhe anglisht). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 10 - 22. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Nicholas Marquez Grant, Linda Fibiger. "Kosovo". The Routledge Handbook of Archaeological Human Remains and Legislation, Taylor & Francis, 2011, ,
- Milot Berisha. Archaeological Guide of Kosovo, Kosovo Ministry of Culture, Youth and Sports and Archaeological Institute of Kosovo, Prishtine 2012, Print
- Luan Përzhita, Kemajl Luci, Gëzim Hoxha, Adem Bunguri, Fatmir Peja, Tomor Kastrati. Harta Arkeologjike e Kosovës vëllimi 1/ Archaeological Map of Kosovo vol.1 ASHAK, Prishtinë 2006,
- Luan Përzhita. Mbretëria Dardane, (Histori e shkurtër e shtetit 2400 vjeçar), Botart, Tiranë 2009
- Cultural Heritage Without Borders. "An Archaeological Map of the Historic Zone of Prizren", CHwB Kosovo office, Report Series No.2/2006.
- Gail Warrander, Verena Knaus. Kosovo 2nd ed. Bradt Travel Guides, 2011, ,
- Philip L. Kohl, Clare Fawcett, Nationalism, Politics and the Practice of Archaeology, Cambridge University Press, 1995, ,
Lidhje të jashtme
Redakto- Kosovo's Lost City Rises From Earthy Tomb Arkivuar 17 maj 2021 tek Wayback Machine
- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine