Lokaliteti arkeologjik i Fafosit
Lokaliteti arkeologjik i Fafosit është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndohet në lokalitetin e fabrikës së dikurshme të Fafosit, Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Lokaliteti arkeologjik i Fafosit | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Mitrovicë, Kosovë |
Ndërtuar | Neolit |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3595 |
Historiku
RedaktoLokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve (FAFOS). Është hulumtuar në periudhën kohore në vitin 1955 dhe në vitin 1961. Gjithsej është hulumtuar një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë ku janë zbuluar gjurmë të dy vendbanimeve (rreth 200 metra larg njëra-tjetrës) të kulturës së Vinçës.
Lokaliteti më i vjetër (Fafos I) përbëhej nga vendbanimi gjysmë i groposur nën dhe, me shtëpi në formë të kasolleve, kurse vendbanimi më i ri (Fafos II) përbëhej nga shtëpitë-kasolle të renditura njëra krahas me tjetrën, të cilat kanë pësuar nga ndonjë zjarr i madh. Në dy vendbanimet janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte kulti, vazo ritualesh, altar dhe figurina antropomorfe. [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Lokaliteti arkeologjik neolitik-Fafos (Mitrovicë)" [Neolithic archaeological site-Fafos (Mitrovica)] (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 21 shtator 2020.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine