Kalaja e Prrenjasit

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Kalaja e Prrenjasit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prrenjas, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".

Kalaja e Prrenjasit
Kalaja e Prrenjasit is located in Earth
Kalaja e Prrenjasit (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaPrrenjas, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri
Koordinatat40°51′05″N 20°06′26″E / 40.851389°N 20.107111°E / 40.851389; 20.107111
NdërtuarPeriudha e kohës së vonë antike Shek. IV p.e.s. deri në Shek. VIe.r.
Organi drejtuesDRKK Elbasan
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësGR009
TipologjiaKala fortese garnizoni

Histori dhe përshkrim

Redakto

Kalaja ka formë katërkendore me përmasa rreth 180 m x 50 m, me qoshe të rrumbullakuara me anët e ngushta nga përroi e qafa. Fragmentet e mbetura të mureve kanë një lartësi rreth 3 m. Muret janë ndërtuar me gurë mesatarë, të nxjerrë në vend, të vendosur në rreshta horizontalë të lidhur me llaç të bardhë gëlqereje të një kualiteti të dobët me fuga rreth 1.5 cm të trasha. Brenda, muri përbëhet nga gurë të vendosur në mënyrë të çrregullt. Trashësia e mureve është 1.7m – 1.8 m në anën nga qafa, ndërsa, në anë më të mbrojtura, 1.2 m. Kalaja nuk ka kulla nëpër qoshe, si dhe gjate mureve. Pranë, në anën jug-perëndimore, gjendet një grumbull gurësh që të bën të mendosh se mund të ketë egzistuar një kulle. Forma e planimetrisë, teknika e ndërtimit dhe qeramika e datojne si një fortesë garnizoni të periudhës së vonë antike, megjithëse gojëdhëna e lidh kalanë me periudhën e Skënderbeut.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GRAMSHIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto