Kalaja e Tërvolit

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Kalaja e Tervolit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tervol, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6, 15.01.1963".

Kalaja e Tervolit
Kalaja e Tërvolit is located in Earth
Kalaja e Tërvolit (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaTervol, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri
Koordinatat40°55′28″N 20°13′37″E / 40.924444°N 20.226889°E / 40.924444; 20.226889
NdërtuarFaza e I rreth Shek. IV-III p.e.s. dhe faza II e rifortifikuar ne periudhen e vone bizantine Shek. XII-XIV e.s.
Organi drejtuesDRKK Elbasan
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësGR004
TipologjiaKala fortifikuese

Histori dhe përshkrim Redakto

Kalaja daton në disa periudha, kështu dhe arkitektura e ndërtimit të saj gjithashtu është e variueshme në funksion të këtyre periudhave ndërtimore. Muret e kohës ilire kanë formë katërkëndore jo të rregullt 30 m x 38 m që quhet “sheshi i Kalasë”. Muri jugor ka gjatësi 20 ml me blloqe të vetë shkëmbit dhe bazament vetë shkëmbin. Blloqet janë të palidhura me llaç. Guret nuk janë të paskalitur. Karakteristikë përreth kalasë është tarracimi i territorit me mure me gurë të madhësisë mesatare me trashësi rreth 2 m, me qëllim ndërtimin e banesave në keto tarraca. Muret me llaç kanë disa lloje punimesh. Muri juglindor ka lartesi max. 7 m dhe trashësi 3 m. Gurët janë lidhur me llaç. Muri është i shkallëzuar për ta lehtësuar atë në lartësi. Guret e përdorur janë të materialeve të ndryshme. Një tjetër ndërtim ndodhet në Majën e Zit, e cila është maja më e lartë me sipërfaqe reth 40 m2. Pjesa lindore e veriore e tij zihet nga një ndërtim katërkendor 3.5x4.5 ml. Muret e tij janë si teknika e mureve me llaç. Muri ka trashësi rreth 1.1-1.2 m në pjesën e ruajtur. Kjo mund të ketë qenë një kullë vrojtimi. Qeramikat e gjetura përreth kullës dëshmojnë se fillimi i kësaj qendre të fortifikuar ilire daton në kohën e parë të hekurit. Përveç periudhës ilire ka gjurmë të kohës romake dhe asaj mesjetare deri në periudhën e përdorimit të armëve të zjarrit.[2]

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GRAMSHIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.

Lidhje të jashtme Redakto