Kalush (i stilizuar me të gjitha shkronjat) është një grup rep ukrainas i formuar në vitin 2019. Grupi përbëhet nga themeluesi dhe reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentalisti Ihor Didenchuk dhe DJ MC Kilimmen. Didenchuk është gjithashtu një anëtar i grupit elektro-folk Go_A. Grupi do ta përfaqësojë Ukrainën në Festivalin Evropian të Këngës 2022 me këngën "Stefania".

Kalush
Kalush duke performuar në Lviv në vitin 2021
Background information
OrigjinaUkraina
Zhanret
Vitet aktik2019–sot
LabeliDef Jam Recordings
Antar/ët
  • Oleh Psiuk
  • Ihor Didenchuk
  • MC Kilimmen
  • Kalush Orchestra:
  • Tymofii Muzychuk
  • Vitalii Duzhyk

Historia Redakto

Kalush u formua në vitin 2019 dhe u emërua sipas vendlindjes së Psiuk, Kalush, Ivano-Frankivsk Oblast.[1] Videoklipi i parë muzikor i grupit për këngën "Ne marynui" (Не маринуй) u publikua në kanalin e tyre zyrtar në YouTube më 17 tetor 2019.[2] Regjisorja e videos, Delta Arthur, është regjisorja e shumë videove të reperes ukrainase Alyona Alyona. Videoja është xhiruar në rrugët e Kalushit dhe në prag të publikimit e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Instagram, Alyona Alyona.[3]

Pas publikimit të videoklipit të tyre të dytë "Ty honysh" (Ти гониш) në nëntor 2019, Kalush nënshkroi një kontratë regjistrimi me labelin amerikan hip-hop Def Jam Recordings. Më 19 shkurt 2021, u publikua albumi debutues i grupit Hotin.[4][5] Më 23 korrik 2021, Kalush së bashku me reperin Skofka publikuan albumin e tyre të dytë me titull Yo-yo (Йо-йо).[6]

Orkestra Kalush Redakto

Në vitin 2021, Kalush njoftoi nisjen e një projekti paralel, Kalush Orchestra. Ndryshe nga grupi kryesor, Orkestra Kalush fokusohet në rap me motive popullore dhe muzikë tradicionale ukrainase. Anëtarëve kryesorë të Kalushit iu bashkuan multi-instrumentistët Tymofii Muzychuk dhe Vitalii Duzhyk.[7]

Më 12 shkurt 2022, Orkestra Kalush konkurroi për të drejtën për ta përfaqësuar Ukrainën në Festivalin Evropian të Këngës 2022 me këngën "Stefania". Në finalen e përzgjedhjes kombëtare Vidbir, ata zunë vendin e dytë me 14 pikë (gjashtë nga juria dhe tetë nga publiku).[8] Psiuk besonte se për shkak të vështirësive teknike të ndodhura gjatë procesit të votimit, Alina Pash ishte zgjedhur gabimisht fituese.[9][10] Pavarësisht se ishte në vendin e dytë, grupit iu ofrua shansi ta përfaqësonte Ukrainën pas tërheqjes së Pash për shkak të polemikave në lidhje me historinë e saj të udhëtimit në Krime.[11][12] Më 22 shkurt, Orkestra Kalush pranoi ofertën.[13] Në të njëjtën ditë, transmetuesi publik ukrainas Suspilne publikoi rezultatet zyrtare të votimit të Vidbir 2022, duke konfirmuar se Pash ishte zgjedhur saktë si fituese, në kundërshtim me pretendimet e Psiuk.[14]

Diskografia Redakto

Albumet Redakto

Titulli Detajet
Hotin
  • Publikuar: 19 shkurt 2021
  • Etiketa: Def Jam Recordings
  • Formati: CD, LP, shkarkim dixhital
Yo-yo (Йо-йо)
  • Publikuar: 23 korrik 2021
  • Etiketa: Def Jam Recordings
  • Formati: CD, LP, shkarkim dixhital

Referime Redakto

  1. ^ Pogodina, Ludmila (10 janar 2022). "A folk-rap madhouse in your living room". Europavox. Marrë më 18 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Solovjov, Tony (31 tetor 2019). "Ukrainian Hip-Hop Is A Real Thing Now". Medium. Marrë më 18 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Alyona Alyona радить: сленговий реп у новому проєкті Kalush (відео) | iod.media". ЙОД.MEDIA (në ukrainisht). Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2019. Marrë më 2020-01-03.
  4. ^ ""HOTIN" - дебютний альбом гурту KALUSH". rap.ua (në rusisht). 2021-02-19. Marrë më 2021-02-26.
  5. ^ "KALUSH випустили один із найочікуваніших альбомів в українському репі". СЛУХ — онлайн-медіа про музику та все, що навколо неї. 2021-02-19. Marrë më 2021-02-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ ""ЙО-ЙО" (KALUSH feat. Skofka)". espreso.tv (në ukrainisht). 2021-07-23.
  7. ^ Marco, Muntean (10 shkurt 2022). "Kalush Orchestra: "'Stefania' track is about the dearest person, Mom"". escbubble. Marrë më 18 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Farren, Neil (12 shkurt 2022). "Vidbir 2022 – Eurovision in times of trouble – Alina Pash to Eurovision". OnEurope. Marrë më 2022-02-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Kolomiiets, Daryana (14 shkurt 2022). "Scandal Hits Ukraine's Eurovision 2022 Candidate". Kyiv Post. Marrë më 18 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Скандали на Євробаченні: що відбувається". BBC (në ukrainisht). 13 shkurt 2022. Marrë më 18 shkurt 2022.
  11. ^ Holden, Steve (16 shkurt 2022). "Alina Pash: Singer won't represent Ukraine at Eurovision". BBC. Marrë më 18 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Adams, William Lee (17 shkurt 2022). "Ukraine offers Kalush Orchestra Eurovision 2022 spot "to maintain the trust of the audience"". wiwibloggs. Marrë më 18 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Гурт «Kalush Orchestra» представить Україну на Євробаченні в Турині" [Kalush Orchestra will represent Ukraine at Eurovision in Turin]. Suspilne (në ukrainisht). 22 shkurt 2022. Marrë më 22 shkurt 2022.
  14. ^ "Як голосували журі і глядачі: Суспільне отримало протоколи з фіналу Нацвідбору" [How the jury and the audience voted: Public received protocols from the final of the National Selection]. Suspilne (në ukrainisht). 22 shkurt 2022. Marrë më 22 shkurt 2022.