Kanagawa (prefekturë)
Kanagawa | |||||||||
| |||||||||
Kryeqëndra | Yokohama | ||||||||
Rajoni | Kantō | ||||||||
Ishulli | Honshū | ||||||||
Guvernatori | Shigefumi Matsuzawa | ||||||||
Sipërfaqja | 2.415,42 km² (43-ta) | ||||||||
- % ujit | 2.3% | ||||||||
Popullsia (1 janar, 2009) | |||||||||
- Popullsia | 8.965.000 (e dyta) | ||||||||
- Dendësia | 3.711,6 /km² | ||||||||
Rrethet | 34 | ||||||||
ISO 3166-2 | JP-14 | ||||||||
Webfaqe | www.pref.kanagawa.jp/ | ||||||||
Simbolet e Prefekturës | |||||||||
- Lulja | Zambaku (Lilium auratum) | ||||||||
- Pema | Ginkgo biloba (Ginkgo biloba) | ||||||||
- Zogu | Pulëbardha (Larus canus) | ||||||||
- Peshku | |||||||||
Historia
RedaktoPrefektura ka disa vende arkeologjike që datojnë në periudhën Jōmon (rreth 400 p.e.s.). Rreth 3000 vjet më parë, Mali vullkanik Hakone shpërtheu duke krijuar liqenin Ashi në zonën perëndimore të prefekturës. Besohet se dinastia Yamato e udhëhoqi këtë zonë nga shekulli V e tutje. Në lashtësi, fushat e saj ishin shumë pak të banuara.
Kamakura në Sagamin qëndror ishte kryeqyteti i Japonisë gjatë periudhës Kamakura (1185-1333). Në Japoninë mesjetare, Kanagawa ishte pjesë e krahinave të Sagamit dhe Musashit. Gjatë periudhës Edo, në pjesën perëndimore të provincës së Sagamit ishte qeverisur nga Daimyo nga Kalaja Odawara, ndërsa në pjesën lindore u qeverisen drejtpërdrejt nga Shogunato Tokugawa në Edo (Tokyo).
Komodori Matthew C. Perry zbarkoi në Kanagawa në 1853-1854 dhe nënshkroi Konventën e Kanagawas për të detyruar hapjen e porteve japoneze për Shtetet e Bashkuara. Yokohama, port më i madhe e i thellë në Gjirin e Tokios, u hap ndaj tregtarëve të huaj në 1859 pas disa viteve presioni nga të huajt, dhe përfundimisht u shëndërrua në portin tregtar më të madh në Japoni. Yokosuka, më afër gojës së Gjirit të Tokios, u zhvillua si një port detar dhe tani shërben si selia qëndrore e Flotës 7 Amerikane (U.S. 7th Fleet). Pas periudhës Meiji,shumë të huaj jetuan në qytetin Yokohama. Qeveria Meiji ndërtoi hekurudhën e parë në Japoni, nga Shinbashi (Tokio) në Yokohama më 1872.
Epiqendra e tërmetit të Madh në Kanto në vitin 1923 ishte thellë nën ishullin Izu Oshima në Gjirin Sagami. Ajo shkatërroi Tokion, qyteti port të Yokohamas, prefekturat përreth Chibas, Kanagawas, dhe Shizuokas, dhe shkaktoi dëme në të gjithë rajonin Kanto[1] .Në Manazaru deti u tërjoq rreth 500m nga bregu, e më pas uji u rikthye drejt bregut me furi të madhe duke përmbytur Mitsuishi-Shima.[2] Në Kamakura, numri total i të vdekurve nga tërmeti, cunami, dhe zjarri tejkaluar 2.000 viktima[3]. Në Odawara, nëntëdhjetë për qind e godinave u shemb menjëherë, dhe zjarret e mëvonshme dogjën rrënojat së bashku me ndonjë gjë tjetër të lënë në këmbë[4].
Yokohama, Kawasaki dhe qytete të tjera të mëdha janë dëmtuar rëndë nga bombardimet e Shteteve të Bashkuara në 1945. Viktimat arritën në më shumë se disa mijëra. Pas luftës, gjenerali Douglas MacArthur, Komandant Suprem i Fuqive Aleate për pushtimin e Japonisë, u ul në Kanagawa, para se të lëvizte në zona të tjera. Bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara ende mbetën në Kanagawa, duke përfshirë kampin Zama,bazën detare Yokosuka , Air Station Atsugi etj.
Në 1945, Kanagawa ishte prefektura 15 më e populluar në Japoni, me popullsi prej rreth 1.9 milion. Në vitet e pas luftës, prefektura iu nënshtrua urbanizimit të shpejtë.Në vitin 2008 popullsisë ishte rreth 8.9 milion [5] dhe Kanagawa u bë prefektura e dytë më e populluar që në 2006.
Referime
Redakto- ^ Hammer, Joshua. (2006). Yokohama Burning: the Deadly 1923 Earthquake and Fire that Helped Forge the Path to World War II, p. 278.
- ^ Hammer, pp. 114–115.
- ^ Hammer, pp. 115–116.
- ^ Hammer, p. 113.
- ^ Stampa:Webtrans