Kantina Kokomani
Kantina "Kokomani Vineyard" ndodhet në zonën kodrinore të Shqipërisë Qendrore në fshatin Eminas i Vogël në kufi me fshatin Shesh (Tiranë) në komunën Ndroq nga ku ka origjinën varieteti i njohur i rrushit Shesh . Ideja për ndërtimin e kantinës i ka bazat në eksperiencen 15 vjeçare të drejtuesit dhe realizuesit të kesaj Kantine Blerim Kokomani nëpër kantinat më prestigjoze të rajonit të Toskana në Itali . Ndërtimi ka nisur që nga viti 2010 në bashkpunim me dijen dhe pasionin e enologut Petraq Sotiri . Investimi në ndërtimin e kantinës dhe vreshtarisë prej 12 hektarësh e pajisjeve për procesin e përpunimit të verës arrin një vlerë prej më shumë se 100 miljone lekë . Aktualisht kantina sipas ATA përpunon 2 mijë kv rrush ndërkohë që kapaciteti i plotë i saj dhe që është synimi i ardhshëm të prodhojë 1 miljon shishe vere në vit. Kjo kantinë blen pothuajse të gjithë rrushin e kultivuar nga fermerët e kësaj zone në të cilën janë punësuar dhjetëra banorë të rajonit të njohur në antikitet për prodhimin e verës që eksportohej në Romë dhe përmendur nga autorët si Plini Plak dhe Kolumela . Kantina Kokomani prodhon 3 lloje Vera (pije alkoolike) tepër cilësore si të kuqe Shën Mhill, Shesh i Zi dhe një lloj vere të bardhë të quajtur Shesh i Bardhë nga të cilat San Misheli shqiptar ka fituar disa herë çmimin (2012-2013) si vera e kuqe ndër verërat e kualitetit në Shqipëri. Sheshi i Bardhë fitoi çmimin e pare si vera e bardhë në vitin 2013