Kartepe është një qytezë dhe qark i Provincës Koxhaeli, Turqi. Ndodhet në lindje të Gjirit të Koxhaelit. Thuajse është bashkuar me İzmitin, qendra e provincës dhe përfshihet në Koxhaelin e Madh. Malet Kartepe janë në jug dhe liqeni i Sapanxhës është në lindje të Kartepes.

Kartepe
(Köseköy)
Rreth
Vendndodhja e Kartepes në Provincën Koxhaeli
Vendndodhja e Kartepes në Provincën Koxhaeli
Kartepe is located in Earth
Kartepe (Earth)
Koordinatat: 40°44′N 29°58′E / 40.733°N 29.967°E / 40.733; 29.967
VendiTurqia Turqia
ProvincaKoxhaeli
Lartësia mbidetare
10 m (35 ft)
Popullsia
 (2012)
 • Popullsia urbane
91.375
 • Distrikti
99.410
Zona kohoreUTC+2 (EET)
 • Verës (DST)UTC+3 (EEST)
Kodi postar
41250
Prefiksi0262
Targa e autmjetit41
Kartepe

Historia

Redakto

Kartepe, e njohur atëherë si Köseköy, u themelua në vitet 1600. Pas marrëveshjes së shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë, turqit nga Greqia u vendosën në Köseköy në vitet 1920. Më vonë njerëz nga bregu i Detit të Zi u vendosën gjithashtu rreth Köseköy. Duke qenë pjesë e zonës industriale, popullsia u rrit dhe në vitin 1970 u shpall seli e vendbanimit. Në vitin 2008 ajo u bashkua me qytetet e afërta, u riemërua si Kartepe dhe u bë qendër e qarkut të Provincës Koxhaeli. Komuna e Kartepes është tani një komunë e brendshme e Koxhaelit të Madh.

Ekonomia

Redakto

Zonat industriale rreth Kartepes përbëjnë të ardhurat kryesore të qytetit. Një sektor tjetër i rëndësishëm është turizmi malor. Megjithëse Kartepe është themeluar në fushat e ulëta, malet në jug shërbejnë si kompleks sportiv dimëror për qytetarët e Stambollit aty pranë.