Kekola
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kekola apo Kështjella Kekola është vendbanim dardan i epokës së bronzit të vonë (1300 – 1100 p. Kr.). Ai paraqet fenomen të rrallë kulturor dhe shkencor për njohjen e kulturës dardane, ngase për herë të parë në Kosovë ndeshen shtresime të qarta të epokës së bronzit të vonë.
Kështjella e antikitetit ngrihej mbi një kodër me pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo në të gjitha anët është fortifikuar me mure të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël, të lidhur më llaç. Muret rrethuese të trasha rreth 2m ruhen mire në të gjitha anët. Ato ndjekin linjën më të lartë të izohipsës së kodrës duke i dhënë kështjellës trajtën e drejtkëndëshit të çrregullt.
Kështjella në anën veriore është përforcuar me dy kulla drejtkëndore, të ngritura në dy faza. Në fazën e parë kulla lidhet në mënyrë organike me muret rrethuese. Kurse brenda kullës së fazës së parë, në një fazë tjetër ndërmjetësimi, brenda kullës së parë ngritët edhe një kullë tjetër, fenomen ky i pa parë deri me tani në kështjellat e Dardanisë. Lartësia e mureve te kullës ruhet deri ne lartësinë prej 4.60 m.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Haxhi Mehmetaj
Instituti i Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës
Kështjella e antikitetit Kekola
- Shih : Keqekolli
Keqekolla shtrihet rreth 22 km në verilindje të Prishtinës(fig. 1). Është fshat malor i trevës etnografike të Gallapit. Qe nga zbulimi varrezës dardane të epokës së bronzit të vonë ne vitin 2002 e deri me sot, ky fshat është bërë objekt i gjurmimeve arkeologjike sistematike të Institutit të monumenteve dhe muzeut Rajonal të Prishtinës ( H. Mehmetaj, Varreza dardane e Keqekollës, Prishtinë 2002, 2003, H. Mehemtaj, Dardanien Culture of Late Bronze Age in Kosova, Zarë 2007). Varreza dardane me 69 varre të ritit me djegie e cila përfaqësohet me rreth 140 eksponate, mund te renditet nder varrezat me të pasura të kulturës dardane të epokës së bronzit të vonë në terë shtrirjen e saj në Evropën Juglindore. Ne vazhdën e këtyre gjurmimeve në Keqekollë edhe këtë vit u gërmua për dy muaj me resht, ndërsa gërmimet janë duke vazhduar. Këtu u zbuluan për herë të parë pjesë të vendbanimit dardan të epokës së bronzit të vonë dhe kështjella e antikitetit. Projekti i gjurmimeve u financua nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kështjella e antikitetit
Lidhur me vendbanimin dardan te epokës së bronzit të vonë do te flasim një herë tjetër, ndërsa kësaj radhe temë kam zgjedhur kështjellën e antikitetit, e cila për nga arkitektura dhe mënyra e fortifikimit paraqet fenomen që rrallë ndeshet kështjellat e Dardanisë. Kodra mbi të cilën ngrihej kështjella ndodhet ne anën e djathtë të rrugës automobilistike Prishtinë - Leskovc, pranë bregut të djathtë të përroit që përshkon lagjen e Sylakëve, në lartësi 864 mbi niveli e detit (fig. 2 -3). Ajo ka trajtë te zgjatur konike dhe zë pozitë te rëndësishme strategjike. Njihet nga vendësit me emrin “ Kalaja e Meqegllavës”. Ne afërsi te kështjellës ruhen toponimet " Kroni i Kalasë “ , "Kroni i Gjytetit “ dhe “Lugu i Gjytetit “ . Rreth 1200 m në juglindje të kështjellës në vendi e quajtur " Kershi Arushës" ne majën e kodrës së Meqegllavës ndodhen gjurmët e një fortifikimi tjetër, në mes te pyllit, në një sipërfaqe afro 10 ari ndodhen gjurmët e një kështjelle me pozitë të jashtëzakonshme strategjike prej nga mund të vrojtohet nga te gjitha pikat e horizontit, pothuajse e tere treva e Gallapit (fig 4). Cila është lidhshmëria në mes te kështjellës së Meqegllavës dhe kështjellës së Kershit të Arushës do të saktësohej vetëm pas gjurmimeve arkeologjike. Muret rrethuese në toponimin " Kalaja e Meqegllavës" ndjekin pothuajse me besnikëri linjën më të lartë të kodrës, me përjashtim të anës jugore, duke i dhen kështjellës formë të çrregullt (fig.5 planimetria). Perimetri i mureve prej 294.20 m përkufizon sipërfaqe prej afro 60 ari. Në anën jugore, pikërisht ne vendin ky kështjella kishte një pozitë jo të favorshme mbrojtëse, kundruall aneve të tjera, ngase mbizotërohej nga një kodër e lartë, janë hapur tri hendeqe qe në trajtë harku, ne largësi nga njeri tjetri prej 6 – 12 m dhe diametër prej 45 – 50 m. Një fenomen të tillë fortifikimi me hendeqe siç duket jep edhe kështjella e Harilaqit në komunën e Fushë Kosovës. Po ne anën jugore të kështjellës është ngritur edhe kulla e vetme e kështjellës. Kështjella kishte dy hyrje, njërën, portën kryesore të hapur përafërsisht në mesin e murit rrethues perëndimor, dhe tjetrën, portën anësore, të hapur në skajin verilindor. Në një terren ku nuk shihej pothuajse asgjë nga lisat, shkurret dhe therët, gërmimet tona u përqendruan ne zbulimin e kullës jugore, mureve rrethuese, një objekti në afërsi të kullës dhe në gërmimin e të dyja hyrjeve (fig. 6,7,8) pamje e përgjithshme kullës).
Kulla
Siç thamë kulla e vetme është ngritur në anën jugore, në piken më të lartë të kodrës. Ajo me gjase kaluar neper tri faza të zhvillimit të saj,sado që është ende gjykohet me saktësi, meqë nuk është arritur ne taban te shtresave, te cilat do të sqaronin arkitekturën e kullës dhe fazat e ndërtimit të saj. Nëse ky mendim del i sakët, që kulla do të ketë përjetuar tri faza të zhvillimit, kulla e fazës së pare ka trajte te rregullt katërkëndëshi me përmasa 9 x 7 m. Është ngritur nga gurët e mesatar shkëmbor të lidhur me llaç cilësor të ngjyrës së bardhë, që do t’i përgjigjej teknikes së ndërtimit " opus incertum". Trashësia e mureve luhatet prej 1.60 deri 1.80 m. Ajo organikisht lidhet me muret rrethuese, përkatësisht murin lindor dhe murin perëndimore të fortifikimit të kështjellës.. Me ketë faze lidhe shkallaret e ngritura në murin verior të kullës (fig.9, 10. shkallaret). Ruhen 8 shkalle ne lartësi prej 1.30 m, te ngritura nga rrasa dhe blloqe gurësh kuadrati. Faza e dyte e ngritjes së kullës përfaqësohet nga një mur përmasash 4 x 3 m i cili mbështetet ne murin jugor dhe murin lindor të kullës së fazës së parë. Ky mure nga ana e brendshme është mbushur me gurë mesatar dhe të vegjël te lidhur me llaç gëlqereje te bardhë, ndërsa dy faqet anësore janë rreshtuar ne teknike te ngjashme ndërtimi " opus incertum" sikurse muret e fazës së parë. Kësaj faze do ti përgjigjej porta e hapur pranë murit rrethues lindor të fazës së parë e cila përshkohet nga një lloj propugnakulli (propugnacul) me gjatësi 2 m dhe gjerësi 1.80 m (fig. 11, korridori). Ndërsa në një fazë te tretë ndërmjetësimi murit jugor të kullës I i shtohen dy mure,me gjatësi nga 7 m dhe gjerësi 1.40 m te cilat lidhen me murin ballor të kullës së fazës së pare dhe formojnë një konstruksion në trajtë trekëndëshi ( fig.12- 13, pamje te shtojcës ne trajtë trekëndëshi). Edhe muret e këtij konstruksioni janë ngritur me gurë shkëmbor te madhësisë mesatare të lidhur me llaç gëlqereje te një cilësie te dobët, te mbushur nga ana e sipërme me gurë te vegjël. Tek këto mure hetohet një tendence rustike ne vendosjen e rreshtave te gurëve.
Hyrjet
Ne fazën e hulumtimeve te tashme janë zbuluar dy hyrje (fig.12-14), hyrja kryesore me gjasë hyrja për karroca dhe një hyrje anësore, hyrja për këmbësorë, e cila do te ketë shërbyer për ikje ne rast rreziku. Hyrja kryesore me gjatësi 3.20 m dhe gjerësi 1.80 m , është ndërtuar nga ndërprerja e murit rrethues perëndimor të fortifikimit. Nga ana e jashtme e saj, në të dyja anët e portës u zbuluan dy detaje te ngritura nga rreshta vertikal te gurëve kuadrati, te lidhur me llaç, te cilët kane shërbyer për mbajtjen dhe përforcimin e portës dy kanatesh (fig. 15 – 16, detajet e portes). Porta te ngjashme ndeshen ne disa kështjella antike të zbuluara në Shqipëri, e veçanërisht ka ngjashmëri me kështjellën e Domajve të rrethit të Kukësit etj. Hyrja anësore (fig. 17 – 18) ruhet në gjerësi prej 1 m. Ajo është dëmtuar mjaft dhe është zhvendosur nga rrënjët e lisave. Kjo kështjellë ( fig. 19 pamje e kulles me mure rrethuese)së bashku me kështjellën e “Kërshit të Arushës “ në Keqekollë, sikurse edhe kështjellat në Grashticë (Gjyteti i Grashticës), Koliq ( Kalaja ), Prapashtice, Murrizajë (ish Gllogovice), dhe Hajkobillë, bëjnë pjesë në sistemin e fortifikimit të kështjellave të antikitetit të cilat ndodheshin në një degëzim të rrugës Naissus - Lisuss. Ku mendim përforcohet aq me tepër po të kihet parasysh identifikimi i trasesë se rrugës antike në Prapashticë, të shtruar me rrasa gurësh, e cila është gjer 3 m dhe mund te ndiqet ne gjatësi prej afro 500 m.
Teknika e murimit,gjetjet arkeologjike, të përfaqësuara nga fragmentet e enëve të qeramikës dhe armeve dëshmojnë që kështjella i takon periudhës së antikitetit të vonë, shekujve IV – VI pas Krishti, duke mos përjashtuar mundësin e përfaqësimit të shtresave dhe objekteve të epokës dardane të bronzit dhe të hekurit, sikurse edhe objekteve të mesjetës se hershme të shekujve VII - XI. Jemi të mendimit që kështjella mund të identifikohet me kështjellën Kekola, e cila zihet ne goje nga historiani i antikitetit, Prokopi i Cezaresë, në veprën " Mbi ndërtimet “, ne listën e 61 kështjellave në Dardani, përkatësisht në mesin e kështjellave të rindërtuara nga perandori Justinian.