Ketuvallamët
Kettuvallami është një shtëpi-varkë gjerësisht e përdorur në shtetin indian të Keralës. Këto konstruksione janë të mbuluara me çati me kashtë mbi strukturën prej druri.[1] Kettuvallami tradicional përdoret kryesisht për të promovuar Turizmin e Keralas[2].[3]
Etimologjia
RedaktoNë gjuhën malayalam "kettu" do të thotë "të lidhësh" dhe “vallam” do të thotë varkë – kështu që dy fjalët e bashkuara krijojnë emrin vendor "kettuvallam”. Çdo shtëpi-varkë është ndërtuar duke përdorur parimet dhe teknikat e lashta të ndërtimit të varkave nga marangozët vendorë duke përdorur dru 'Anjili'. Për lidhjen e trungjeve të drurit përdoren litarë lëvoreje arrëkokosi.[4]
Historia
RedaktoVarkat në një larmi formash dhe përmasash kanë qenë tradicionalisht mjeti kryesor i transportit të njerëzve dhe materialeve në ujërat e brendshëm të lundrueshëm.[1] Në vençanti, shtëpitë-varka përdoreshin për të tregtuar oriz, erëza dhe mallra të tjerë midis Kuttanadit dhe portit të Koçinit. Në ato ditë zhvillohej një panair tre ditor. Një shtëpi-varkë standarde, që mund të jetë rreth 30.5 metra e gjatë, mund të mbaj deri në 30 tonë, saç mund të mbajnë tre maune të mëdha.[5] Këto varka-shtëpi u bënë madje edhe lagje të rehatshme banimi.[1] Ishte mënyra kryesore e transportit në Keralan bregdetare thjesht për shkak të aftësisë për të shkuar deri në zonat më të largëta. Megjithatë, rrethanat ndryshuan, pasi rrugët e mjeteve të motorizuara, hekurudha dhe transporti ajror i lanë mbrapa varkat e ngadalta dhe të përmbajtura të vendit, me njerëzit që parapëlqenin shpejtësinë.[6]
Konstruksioni
RedaktoNjë kettuvallam është rreth 30.5 metra i gjatë dhe ka një gjerësi prej rreth 4 metrash në mes të saj. Materialet që përdoren për konstruksionin e tyre janë vendore dhe miqësore me mjedisin; shkopinj bambuje, fibra arrëkokosi, litarë, rrogoze bambje, tapete etj. Druri kryesor i përdorur është "Anjili" (Artocarpus hirsuta). Ka shtëpi-varka me dhomë të vetme, dy dhoma dhe tre dhoma plotësisht të orenduara.
Trupi kryesor i varkës është një seri prej trungje drurësh, të bashkuar duke përdorur litarë me fibra arrëkokosi.[6] Trupi që është i përbërë prej qindra trungjesh të hollë por rezistentë prej druri të lidhur me fibra arrëkokosi (pa përdorur as edhe një gozhdë të vetme). Ky skelet pastaj lyhet me një rrëshirë të zezë kaustike të nxierrë nga valimi i bërthamave të shqemeve. Dhe kjo reziston për breza të tërë.[7] Kettuvallamët e sotëm janë motorizuar dhe përdorur për ujërat e thella nëpërmjet rremave. Shkopinj të gjatë bambuje ose 'punt' përdoren për ti drejtuar në zona të cekëta. Bambja përdoret për skeletin e çatisë dhe të prera të shkopinjve të bambusë përdoren për mbulimi e strehëve dhe çatisë.[6] Thellësisht kettuvallami u dizenjua për të transportuar ngarkesa dhe si i tillë dizajni ka pësuar shumë ndryshime për ta bërë atë një mjet turistik. Lartësia e çatisë u rrit për të pasur hapsirë të mjaftueshme të brendshme. Një trung vendosej përgjatë gjithë gjatësisë për lehtësimin e ecjes dhe uljen e rehatshme, për të pakësuar disavantazhet e formës së lakuar të trupit të varkës. Dritaret dhe hapjet e tjera mundësojnë ndriçimin, qarkullimin e ajrit dhe shikimin. Hyrja realizohet në qendër të aksit linear me një panel kreu të varur.[6]
Shumica e dizajneve më të fundit kanë përfshirë tre dhoma fjetjeje me tualete, një hapësirë jetese dhe kuzhinë. Sigurisht ka variacione të ndryshme. Disa kanë një numër më të vogël dhomash, por me një hapësirë më të madhe jetese dhe ndoshta një ballkon kuverte në nivelin e çatisë. Normalisht, platformat që konsujt nga trupi i varkës përdoren si ballkone. Ndryshime inovative janë bërë për të përfshirë pajisjet moderne. Për vendosjen e tualeteve, dusheve dhe dyshemeve prej qeramike vendoset një pllakë betoni në nivelin e dyshemesë. Këta tualete janë të bërë me kabina çeliku me një rrjet zgarash çeliku mbi të cilat rriten bakteret e dobishme me ndihmën e një katalizatori të quajtur aktizim. Këta baktere ushqehen me jashtëqitje njerëzore dhe prodhojnë një lëndë të padëmshme dhe të pangjyrë. Tubat shkarkues tokësorë të tualeteve merren nëpërmjet trupit të varkës dhe derdhen në ujërat nën të. Përdorimi i tualeteve bio në ditët e sotme është i zakonshëm. Kështu kanalet e ujërave të brendshëm nuk ndoten. Uji për përdorim ruhet në një depozitë plastike të mbajtur në pjesën e kreut të trupit kryesor të lidhur me kuzhinën dhe tualetin. Tubat, depozita dhe materialet e tjerë sintetikë janë të mbuluar me fibra arrëkokose ose panambu për të mbajtur cilësinë estetike të materialeve miqësore me mjedisin.[6] Shtëpitë-varka moderne janë dizenjuar për tu përputhur me certifikatat Green Palm/Gold Star nga Departmenti i Turizmit të Qeverisë së Keralës, që së fundmi ka vendosur rregullime, duke vendosur standarde për varkat-shtëpi të Keralës ose Kettuvallamët.[4]
Leshi xhamit
RedaktoVite më parë, A. G. Sudhakarani ndërtoi varkën e parë të peshkimit dhe junkarin e parë ndonjëherë të Kochit që ishte vendosur midis Fortesës së Kochit dhe Vypeenit. Për rrjedhojë, Samudra Shipyard (P) Limited, Aroor, e menaxhuar nga djemtë e tij, i ka dhënë formë një tjetër ideje inovative pushimesh – një kettuvallam tradicional i bërë prej leshi xhami. Kjo është e para e llojit të saj në Indi.[8]
Turizmi
RedaktoKerala u vendos mes `50 destinacionet e një jete' nga National Geographic Traveler në një numër të veçant të botuar pak para fundit të mijëvjeçarit.[9] Gazeta The Hindu shkroi “Një kroçerë përgjatë panoramës së lagunave, përgjatë liqeneve piktorikë, kanaleve të zbukuruar me palma dhe rrjedhave vezulluese të `Vendit të Zotit' është përvoja më magjepsëse e pushimeve në vend. Me një kroçerë përgjatë rrugëve ujore të zbukuruara me palma që po bëhen pjesë e itinerareve të pushuesve, kettuvallami tradicional është shfaqur si maskoti i Turizmit të Keralës.”[3] Më shumë se 900 kettuvallamë qëndrojnë në ujërat e brendshme dhe që ndjekin itinerare të ndryshme popullore ndërmjet turistëve. Alappuzha është kështjella e shtëpive-varka.[10] Nga këto, rreth 120 mbahen dhe janë të përsosura si linja luksi. Varkat-shtëpi kanë të gjitha komfortet e një hoteli të mirë: dhoma fjetjeje të mirë-pajisura, tualete higjenike moderne, dhoma jetese të rehatshme, një kuzhinë të bukur dhe në disa raste madje edhe një ballkon për qëndrim.[5] Ekuipazhi i një kettuvallami përfshin dy rremtarë dhe një kuzhinier.[4] Ushqimi i freskët, i gatuar në stilin e pakrahasueshë Kuttanadan është parapëlqimi i turistëve ndërkombëtarë.[7] Turistët mund të zgjedhin për një kroçerë ditore ose një qëndrim natësor në një shtëpi-varkë. Shumica e turistëve parapëlqejnë të qëndrojnë përgjatë natës në një shtëpi-varkë ose kettuvallam pasi ai ofron një përvojë holistike të ujërave të brendshme të lundrueshme.
Operatorët turistikë kanë paraqitur opsione inovative. Këshilli i Turizmit të distriktit të Kannurit ka nisur një program 'Nadi Darshan' (soditja lumore) në lidhje me një resort privat në Kattampalli si një nismë për të popullarizuar kettuvallamin për promovimin e turizmit dhe si një përpjekje për ti bërë njerëzit të dinë më shumë rreth lumit Valapattanam, një nga lumenjtë më të mëdhenj në rajon dhe rrjedhjen e jetës së distriktit.[11] Një restorant me ushqime deti është hapur në një kettuvallam në rrugën Kaloor - Kadvanthra.[12]
Galeri imazhesh
Redakto-
Liqeni Vembanad, që ka rreth 400 shtëpi-varka në qarkullim
-
Kettuvallam dy-katësh
-
Skena piktoreske natyrore në liqen
-
Ushqim i përgatitur në një kettuvallam, ku ka në dispozicion shefa për të përgatitur çdo gjë
-
Pamje skenike nga një kettuvallam
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Akber Ayub (redaktor), red. (2007) [2006]. "Backwaters". Kerala: Maps & More. Bangalore: Stark World Publishing. fq. 47. ISBN 81-902505-2-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kerala tourism". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2016. Marrë më 13 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Radhakrishnan, A. Anil (11 mars 2002). "Cruising along in designer houseboats". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2008. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Kerala Houseboat Booking". Green Hope Tourism. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 21 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Cargo boats". Worldviewer. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2007. Marrë më 5 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e "Kettuvallam House Boat in Kerala". Green Hope Tourism. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 5 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Unforgettable house boat ride". Alleppey. Travel Division of Kerala.com. Marrë më 5 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Priyadershini, S. (22 maj 2006). "It's fibreglass and traditional". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2007. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mathew, Mony K. (13 korrik 2000). "Going beyond God's own country". The Hindu Business Line. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2008. Marrë më 8 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Abraham, Tanya (31 tetor 2005). "Eco-friendly boats to ply backwaters". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2009. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valapattanam attracting tourists". The Hindu. 13 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Priyadershini, S. (13 dhjetor 2007). "Fish on the boat eating out". The Hindu. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
Bibliografia
Redakto- Akber Ayub (redaktor), red. (2007) [2006]. "Backwaters". Kerala: Maps & More. Bangalore: Stark World Publishing. ISBN 81-902505-2-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)