Kim Xhong-un

Lider suprem i Koresë veriore
(Përcjellë nga Kim Jong-un)
This is the stable version, checked on 13 shkurt 2022. 5 pending changes await review.

Kim Xhong-un (koreançe: 김정은, Kim Jong-un, AFN: [ɡim dʑʌŋ ɯn]; lindur më 8 Janar 1984) është djali i tretë dhe me i vogël i ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Xhong-il, dhe bashkëshortes së tij, Ko Jang-hi; si dhe nipi i Kim Ir Senit. Prej fundit të vitit 2010, Xhong-un-i shihet si trashëgimtar i udhëheqjes së vendit dhe, mbas njoftimit të vdekjes së t'et, ai u quajt "Trashëgimtar i Madh" prej televizionit shtetëror të Koresë së Veriut.

Kim Xhong-un

Xhong-un-i është daexhang (gjeneral) në Ushtrinë Popullore Koreane. Thuhet të ketë studiuar shkenca kompjuterike privatisht në Korenë e Veriut. Ai ka dy diploma, një në vizitë prej Universitetit Kim Irsen dhe një tjetër nga Akademia Ushtarake Kim Ir Sen.

Jeta e hershme

Redakto
 
Shkolla publike Liebefeld-Steinhölzli në Köniz, Zvicër, ku thuhet të ketë shkuar Kim Xhong-un

Informatat e pakta mbi jetën e hershme të Kim Xhong-un vijnë nga të arratisurit nga Korea e Veriut dhe njerëzit që kanë pohuar se e njohin nga koha e qëndrimit të tij jashtë shtetit, si për shembull gjatë periudhës kur ndiqte shkollën në Zvicër. Disa nga informacionet kanë qenë kontradiktore, ndoshta duke e ngatërruar atë me vëllain e tij, Kim Jong-chul, i cili gjithashtu ka ndjekur shkollën në Zvicër në të njëjtën kohë. Autoritetet e Koresë së Veriut kanë deklaruar se data e lindjes së tij është 8 janar 1982, por zyrtarët e inteligjencës të Koresë së Jugut besojnë se data e vërtetë e lindjes është një vit më vonë. Sipas basketbollistit Dennis Rodman i cili e takoi Kimin në shtator 2013, datëlindja e tij është me 8 janar 1983.[1] Kim Jong-Un ishte i dyti i tre fëmijëve të Ko Yong-hui dhe diktatorit Kim Xhong-il; vëllai i tij më i madh Kim Xhong-çul lindi në vitin 1981, ndërsa motra e tij më e vogël, Kim Yo-jong, besohet të ketë lindur në vitin 1987.[2][3]

Sipas njoftimeve të botuara së pari në gazetat japoneze, ai shkoi në shkollë në Zvicër afër Bernit. Raportet e para pretenduan se nga viti 1993 deri në vitin1998 ai ndoqi shkollën ndërkombëtare private në anglisht në Gümligen nën emrin "Chol-pak" ose "Pak-chol".[4] Ai përshkruhet si i turpshëm, si nxënës i mirë i cili kalonte mirë me shokët e klasës dhe adhuronte basketbollin.[5]

Udhëheqës i Koresë së Veriut

Redakto

Personaliteti

Redakto

Shëndeti

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura NYTRodman
  2. ^ Lee, Young-jong; Kim, Hee-jin (8 gusht 2012). "Kim Jong-un's sister is having a ball". Korea JoongAng Daily. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kim Yo Jong". North Korea Leadership Watch. 11 korrik 2012. Marrë më 15 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Blaine Harden (3 qershor 2009). "Son Named Heir to North Korea's Kim Studied in Switzerland, Reportedly Loves NBA". The Washington Post. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    Peter Foster (8 qershor 2010). "Rare photos of Kim Jong-il's youngest son, Kim Jong-un, released". The Daily Telegraph. London, UK. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
    Hall, Allan (25 nëntor 2010). "Profile". The Sun. London, UK. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "North Korean leader Kim Jong‑il 'names youngest son as successor'". The Guardian. London, UK. Associated Press. 2 qershor 2009. ISSN 0261-3077. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)