Kimi ga Yo ose "Mbretëria Perandorake" është himni zyrtar i Japonisë. Ky himn është një nga himnet nacionale më të shkurtër që përdoret sot në botë. Lirika (fjalët) janë bazuar mbi një poemë Uaka (Waka) e shkruar ne Periudhën Heian, ndërsa muzika është kompozuar më vonë në Kohën Meiji.

Edhe pse ky himn ka qenë prej shumë kohësh i pranishëm në jetën e japonezëve, ai do të zyrtarizohej vetëm në vitin 1999 me hartimin e ligjit të ri rreth flamurit dhe himnit të shtetit të Japonisë.

Origjina

Redakto

Aq larg sa dihet kjo është një poemë anonime, e pranishme në një antologji poemash të titulluara Kokin-Wakashu. Në kohën e atëhershme, poemat anonime ishin të shumta. Mendohet se anonimati vjen si rrjedhojë e rangut të ulët që mund të ketë pasur krijuesi. Kënga është futur në antologji të tjera dhe më vonë kjo këngë është përdorur në mënyrë të zakonshme nga njerëzit në jetën e përditshme si një këngë feste.

1869, një vizitor ushtarak nga Irlanda i quajtur John William Fenton, duke parë se Japonia nuk kishte një himn nacional, këshilloi Iwao Oyaman (një oficer i Klanit Satsuma), që të bëhej një himn. Me aprovimin e Iwao, që gjithashtu ishte ai që zgjodhi fjalët, një gjë e tillë do të bëhej e mundur shumë shpejt. Duke marrur parasysh influencën e madhe të Fuqive të Mëdha të Evropës mbi Japoninë gjatë periudhës së modernizimit të kësaj të fundit në atë kohë, mendohet se pikërisht këto fjalë u zgjodhën pasi ngjanin shumë me himnin nacional të Anglisë. Më pas Fenton kompozoi muzikën. Ky ishte versioni i parë i himnit të Japonisë edhe pse në 1876 do të hiqej nga qarkullimi për shkak se nuk ishte shumë i njohur ndër shoqërinë japoneze.

Në 1880, pjesëtarë të familjes mbretërore përshtatën një melodi të re të kompozuar nga Yoshiisa Oku dhe Akimori Hayashi. Megjithatë Hiromori Hayashi, si supervizori i tyre dhe babai i Akimorit, merr shpesh kredi si kompozitor i vërtetë. Më vonë melodia do të përshtatej në stilin Evropian nga një gjerman me emrin Franz Von Eckert. Me sa dihet deri sot, ky është versioni i dytë i Kimi ga Yo.

Lirika

Redakto
 
Kimi Ga Yo

Versioni origjinal ashtu si lexohet :

Kimi ga yo wa
Chiyo ni
Yachiyo ni
Sazare ishi no
Iwao to narite
Koke no musu made

I shkruar sipas mënyrës Hiragana :

きみがよは
ちよに
やちよに
さざれいしの
いわおとなりて
こけのむすまで

I shkruar sipas mënyrës Kanxhi :

君が代は
千代に
八千代に
細石の
巌となりて
苔の生すまで

Një përkthim i thjeshtë do të ishte:

Le të zgjasë sundimi yt për njëmijë vjet,
Dhe le të zgjasë për tetëmijë breza,
Deri sa edhe gurët kristalor të kthehen në thërrmija
Të mbuluara nga myshku.

(Kujdes: Ju lutem duhet të keni parasysh që përkthimi nuk është bërë direkt nga japonishtja dhe duke qenë se gjuha shqipe ka shumë ndryshim me atë japoneze, përshtatja është shumë e vështirë. Megjithatë mund të them me siguri që konteksti është i saktë. Faleminderit për mirëkuptimin!)

Kritika

Redakto

Fill mbas Luftës së Dytë Botërore ka pasur shumë kritikime rreth himnit japonez për shkak se mendohet se ky himn nxjerr në pah ide militariste që bien ndesh me idetë demokratike dhe përkrah idetë imperialiste famëkeqe që shkaktuan shumë dëme gjatë luftës së Dytë Botërore. Kritika të tilla janë bërë edhe mbi flamurin japonez dhe jo radhë herë ka pasur demonstrata nga të dyja palët. Në 1999 me aprovimin e ligjit për himnin dhe flamurin zyrtarë të vendit, u vendos që të zgjidhej himni Kimi ga Yo dhe flamuri Hinomaru.

Debate të shumta ka pasur edhe në shkolla të ndryshme. Sipas ligjit Japonez mbi flamurin dhe himnin, në të gjitha festat zyrtare është i detyrueshme këndimi i himint. Për më tepër ndërkoh që "Kimi ga Yo" luhet, të pranishmit duhet të qëndrojnë në këmbë në shenjë nderimi. Por kjo ka pasur shumë kundërshtime nga mësues të shumtë të cilët shtuan më tepër polemikat dhe debatet.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto