Kimia organike është degë e kimisë, qe studion përbërjen,vetitë,strukturën,reaksionet, dhe sintezën e përbërjeve organike (komponimeve te karbonit) me rendesi jetësore.Ne përbërjet organike bëjnë pjesë jo vetëm ato që gjenden ne botën e gjallë, por edhe ato qe perfitohen me reaksionet inorganike në ato organike) dhe përfitimi i amoaniakut nga metani(shndërrimi i përbërjeve organike në ato inorganike). Kimia organike me parë gjendej vetem ke tek gjallesat.

Përbërjet organike i karakterizojnë disa veti fiziko-kimike që i dallojnë nga inorganiket (tretshmeria,pika e vlimit dhe e shkrirjes, djegëshmëria, struktura kimike, reaksionet kimike)etj. Komponimet organike i paraqesim me formulë molekulare, racionale te strukturës etj.

Në kiminë organike bëjnë pjesë: përbërjet organike të karbonit, organike me oksigjen dhe azot dhe organike me rëndësi jetsore. Kimia organike luan rol te rendesishem në ekonomi,në shoqëri dhe ne jetën e përditshme.Në plejadën e kimistëve të shekullit XIX, Berceliusi (Berzelius) ishte i pari, i cilt në gjuhën shkencore futi togfjalëshin kimi organike. Ai në vitin 1827 botoi tekstin e parë të kimisë organike.

Komponimet organike të karbonit

Redakto

Kimia organike është degë e kimise, e cila studion përbërjen, strukturën, vetitë, reaksionet dhe sintezën e konponimeve të karbonit. Në kiminë organike nuk merren të gjitha Komponimet e karbonit si oksidet e karbonit (CO,CO2), karbonate etj. që bëjnë pjesë në kiminë inoraganike. Kimia organike si shkencë më vete është themeluar vonë, në gjysmën e parë të shek. XIX.

Hidrokarburet

Redakto

Hidrokarburet janë përbërjet më të thjeshta organike të formuara nga vargjet e karbonit dhe atomet e hidrogjenit.

Kimistët para dyqind vjetësh substancat kimike i ndanin në dy grupe: në substanca inorganike që fitoheshin nga bota jo e gjallë dhe organike që fitoheshin nga bota e gjallë. Kimisti suedez Bercelius për herë të parë në vitin 1806 e përmendi termin kimi organike. Sipas tij Komponimet organike përbëhen nga po ato elemente , që përbëjnë Komponimet inogranike, mirëpo Komponimet organike përfitohen vetëm nga organizmat e gjallë. Kjo u quajt ndryshe "teoria vitaliste" (vis-vitalis. Por këtyre mendimeve u dha fund shkenctari gjerman Friedrich Wöhler ku thot qe ai mund ta fitoi uren nga cianati i amoniumit(NH4OCN (aq) -nxehje-> CO(NH2)2(aq)). Tani numri i konponimeve organike të sintetizuara është shume më i madh (mbi 19 milion sosh). Viti 1829 merret si bazë e fillimit të kimisë organike si shkencë. Termi kimi organike përdoret sot e atë ditë dhe ka të bëjë jo vetëm me komponimet organike por edhe me ato konponime inorganike që mund të kthehen në organike me sintetizim në laborator. Fredrik Voler ne vitin 1828 është kimisti i pare qe formon komponimin e par organik . NH2 (CO-NH2) Lidhja kimike është gjithmone lidhje polare. tek klasifikimi i komponimeve kimiko organike kemi edhe izomerin qe ndahet ne 2 grupe: izomeria strukturore dhe hapsinore.Lidhja kimike paraqet pjesen me reaktive te nje molekule organike.


  Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.