Kisha Fjetja e Shën Mërisë (Labovë e Vogël)
Kisha e Labovës së Kryqit është një nga monumentet më interesante në jug të Shqipërisë që i kushtohet Shën Mërisë.[1]
Kisha Fjetja e Shën Mërisë (Labovë) | |
---|---|
Vendndodhja | Labovë e Kryqit, Gjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri |
Koordinatat | 40°04′25″N 20°17′24″E / 40.073611°N 20.29°E |
Organi drejtues | DRKK Gjirokastër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 188610.06.1973 |
Nr. i referencës | GJ110 |
Atje shkohet duke ndjekur rrugën që të çon në Libohovë, nisur nga një degëzim drejt lindjes i autostradës në jug të Gjirokastrës. Në kthesën drejt Libohovës merret pak majtas, te rruga e paasfaltuar që shkon në Suhë dhe vazhdohet në këtë rrugë që nuk është e keqe deri në një kthesë djathtas në drejtim të lartësive të kodrave. Rruga ka degëzim përsëri, por të dyja degët të çojnë në majë të një kodre; pak kilometra më tej është Labova e Kryqit, ku arrihet pasi rruga bëhet përsëri e asfaltuar. I gjithë udhëtimi merr rreth 40 minuta. Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit. Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit. Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme. Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 e.j.
-
Kisha e Labovës së Kryqit
-
Pamje nga kryqi i kishës
-
Pamje nga jashtë (hyrja)
-
Pamje e kishës nga brënda
-
Pamje e kishës nga mbrapa
Lidhje të jashtme
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.