Kisha katolike në Vinarc të Epërm

monument kulture në Kosovë

Kisha Katolike në Vinarc të Epërme është një monument i trashëgimisë kulturore në Vinarc i Epërm, Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Kisha Katolike në Vinarc të Epërme
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVinarc i Epërm, Mitrovicë, Kosovë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës479

Historia

Redakto

Në fshatin Vinarc i Epërm, i cili gjendet 7–8 km larg Mitrovicës, gjendet Kisha Mortore, e ndërtuar (sipas disa hulumtimeve të papublikuara) në shek. XVIII nga mjeshtrit vendorë, me materiale vendore, për nevojat e komunitetit vendor katolik. Kisha Mortore në Vinarc shërbente për ritet e varrimit. Shfrytëzohej nga besimtarët e komunitetit katolik. Ky komunitet në periudha të ndryshme kohore është përkujdesur dhe e ka mirëmbajtur kishën. Kisha ndihmëse – varrore, së bashku me varreza në Vinarc, i përket tipit – objekt arkitektonik sakral, rural (P+0) i religjionit katolik. Kisha njëanijatëshe, me absidë me strukturë guri, është e mbuluar me qemer. Në gjysmën e dytë të shek. XX janë realizuar ndërhyrje në mbulesën e kulmit, me ç’rast qemeri është mbuluar me kulm dyfaqësor, me pllaka beton armeje, si dhe ka pasur intervenime në suvatimin e fasadave. Deri në periudhën e luftës së vitit 1999 kisha shfrytëzohej nga komuniteti serbo-ortodoks, e nga kjo periudhë kisha është jashtë funksionit. Në afërsi të objektit (breg në anën veriore të objektit), gjendet cisterna, rezervuari i ujit për furnizim me ujë të pijes. Sipas gojëdhënave flitet për një urë në afërsi të kishës. Gjatë luftës (1998/1999), objekti pësoi dëmtime (shkrime të grafiteve në enterier dhe eksterier, demolimi i derës së hyrjes, dëmtimi i shtresës së suvasë në enterier të shkaktuar nga zjarri dhe lagështia etj.). Objekti i ishte nënshtruar rreziqeve nga faktorët natyrorë, fizikë dhe ndryshimit shoqëror social. Ishte në gjendje shumë të rëndë, por falë intervenimeve emergjente që janë bërë në vitin 2012, me ç’rast investitore ishte MKRS-ja, objekti ka shpëtuar nga rreziqet natyrore. Sot, kisha është jashtë funksionit.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Databaza e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Lidhje të jashtme

Redakto