Kisha Anglikane
Kisha Anglikane (ang. Church of England) është emërtim për kishën shtetërore të krishterë të Anglisë, "kisha amë" e Bashkësisë Anglikane dhe në mbarë botën dhe më e vjetra ndër dyzet kishat e pavarura kombëtare. Kisha Anglikane lindi si rrjedhojë e ndarjes së saj nga Kisha katolike romake në qindvjeçarin e XVI nën mbretërimin e Henrit të VIII. Doktrina e Kishës Anglikane bazohet në 39 nenet e fesë.
Kisha e Anglisë ka rreth 25.000.000 besimtarë dhe është kisha më e madhe anglikane.
Struktura
RedaktoKryesisht këto kisha shtrihen në territorin e ish-perandorisë Britanike dhe paria (peshkopët) e këtyre kishave mblidhet çdo dhjetë vjet në tubimin e quajtur Konferenca Lambeth.
Më 11 nëntor 1992 Kisha Anglikane u ka dhënë grave të drejtën për tu bërë priftëresha.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Kisha e Anglisë, faqja zyrtare ndër-rrjetore. Arkivuar 31 dhjetor 2007 tek Wayback Machine
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |