Kisha e Krishtit është një ndërtesë historike dhe shkollë e vendosur në zonën Hazratganj të Lucknowt në shtetin indian të Uttar Pradeshit. Është kisha e parë angleze në Indinë Veriore dhe e treta në vend.[1][2]

Kisha e Krishtit (Laknau)
Christ Church
Kisha e Krishtit në Lucknow në vitin 1874
Informacion i përgjithshëm
Statusikishë në funskion
TipiKishë
VendndodhjaLucknow, Uttar Pradesh, Indi
QytetiLucknow
ShtetiIndi
Koordinatat26°50′42″N 80°56′51″E / 26.84500°N 80.94750°E / 26.84500; 80.94750
Përfundimi1860
Inauguruar1860
PronarDioqeza e Lucknowt, e Kishës së Indisë Veriore
Projektimi dhe ndërtimi
Arkitektgjenerali Hutchinson
Informata tjera
Seating capacity130
Uebfaqja
http://www.ccclucknow.com/Default.aspx

Historia

Redakto

Britanikët e ndërtuan kishën e tyre të parë në Indi në Madras (Chennai) në vitin 1680, (u emërtua St. Mary's Church (Kisha e Shën Mërisë), e ndjekur nga një tjetër e ndërtuar në Kalkuta në vitin 1770, St. John's Church (Kisha e Shën Gjonit). Me vitin 1810 si vitin e ndërtimit St. Mary's Church (Kisha e Shën Mërisë) në Rezidencën BritanikeLucknow u bë natyrisht e treta në qytet, pasi midis viteve 1770 dhe 1819 nuk u ndërtua kishë tjetër angleze. Kisha u ndodh nën zjarrin e kryengritësve, më i rëndi i të cilëve u zhvillua më 31 korrik dhe 5 gusht 1857. Britanikët u rrethuan dhe e përdorën kishën si një magazinë për 'ghee' (një lloj prodhimi bulmeti tradicional indian). Në një stad ata morën seriozisht në konsideratë të shpërthenin kishën por e braktisën idenë për të ruajtur harxhimin e barutit, që ishte i pakët. Kopshti i kishës u shndërrua në një varrezë. Të parët që u varrosën aty ishin viktimat e sulmit të befasishëm nga kryengritësit në kazermën e Mandiaonit më 30 maj 1857. Në vitin 1860, Kisha e Krishtit, e vendosur drejt lindjes së G.P.O. në Hazratganj, u ndërtua si një përmendore për të vdekurit e kryengritjes për trimërinë e tyre të pakrahasueshme. Fillimisht u njohu si Kisha e Anglisë (Church of England) dhe u projektua nga gjenerali Hutchinson. Ajo ka plan ndërtim karakteristik në formën e një kryqi – simboli i flijimit të Krishtit për njerëzimin. Transeptet në dy anët e navatës simbolizojnë krahët ndërsa kori përfaqëson kokën.

Arkitektura

Redakto

Kisha u ndërtua në stilin gotik me njëzet kulla kambanore në majën e saj, kisha ka një kryq të vendosur mbi hyrjen veriore. Ajo ka një kapacitet prej një qind e tridhjet personash. Muret e brendshme të kishës mbajnë akoma një numër të madh tabelash mermeri dhe pllaka të lëmuara tunxhi të ngritura në kujtim të oficerëve, civilëve dhe klerikëve britanikë që vdiqën gjatë luftimeve me kryengritësit. Një tabelë mermeri në transept i është kushtuar James Grant Thomson-in, Komisioneri përfaqësues i Muhamadeet, që u vra nga kryengritësit në Aurangabad të Oudhit, më 5 qershor 1857' sipas përshkrimit. Një tjetër i është kushtuar reverendit Henry Polehampton. Kisha u zmadhua dhe përmirësua në vitin 1904. Një kullë kambane shfaqet e bashkangjitur me transeptin në jug. Kulla e kambanës ka një majëz të drejtuar nga qielli me një kryq në majë. Kryqi është raportuar se është shtrembëruar për shkak të një tërmeti në vitin 1933. Ajo përmban piktura Murore triptike me xhama të pikturuar që paraqesin figura përfaqësuese të besimit të krishterë. Majëza më e madhe ofron sfondin për altarin në lindje, ndërsa ajo krahasimisht më e vogël shfaqet në perëndim, sipër hyrjes kryesore. Të tre panelet murale kanë figura të pikturuara të kornizuara brenda harqeve që kurorëzojnë pikturën kryesore.[1]

Kolegji

Redakto

Sot, Kisha e Krishtit funksionon gjithashtu edhe si një kolegj i bashkangjitur me Këshillin për Indian School Certificate Examinations. Kolegji i Kishës së Krishtit, që fillimisht ishte një shkollë e vogël Anglo-Indiane, u themelua në vitin 1878 nga H. McConoghey me vetëm dy nxënës në rrugën Cantonment në Lucknow. Shkolla u regjistrua nën emrin Christ Church McConoghey School Society, Lucknow në shoqëritë e Registration Act XXI of 1860 dhe e menaxhuar nga Dioqeza e Lucknowt C.N.I. që e ka selinë e saj kryesore në 25 M.G. Road, Allahabad. Guri i themelit të Kolegjitë të Kishës së Krishtit në vendin e tanishëm u vendos më 31 janar 1939 nga Lady Haig. Për shumë vjet kjo shkollë ishte vetëm deri në klasën e VIII dhe në vitin 1967 ajo është bërë një intermediate college. Në vitin 1960 u shtua një ndërtesë e re që u hap nga Peshkopi i Lucknowt. Në vitin 1972 u krijuan laboratorët e fizikës, kimisë dhe biologjisë nën administrimin e J.M. Ledlie, rezidenca e drejtorit u ndërtua brenda rrethimit të Kolegjit. Din Dayal Auditorium dhe Administrative Block u ndërtuan gjatë drejtimit të J.M. Ledlie-t dhe u shpallën të hapura nga guvernatori i atëhershëm U.P. Dr. M. Chenna Reddy më 24 shkurt 1975 dhe iu kushtuan nga Din Dayal peshkopi i Lucknowt. Kolegji ishte gjithashtu i lidhur me Council for the Indian School Certificate Examinations në New Delhi në vitin 1975. Në vitin 1996 u vu guri i themeleve për një bllok të ri nga reverendi A.R. Stephen, peshkopi i Dioqezës së Lucknowt C.N.I. dhe bekua nga reverendi A.C.V. Russell. Ndërtesa konsiston në katër kate me tetë dhoma në secilin kat kushtuar reverendit A.R. Yusuf nga drejtuesi i Managing Committee reverendi A.R. Stephen, peshkopi i Dioqezës së Lucknowt C.N.I. Një mini stadium me një fushë të gjelbër u inaugurua nga drejtuesi i Managing Committee rev. A.R. Strephen, e bën tani një kolegj rezidencial plotësisht të zhvilluar Anglo-Indiano-Europian për nevojat e 2500 nxënësve të tij.[3]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Lucknow Christ Church ..:::." lucknow.me. Marrë më 27 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hay, Sidney (1939). Historic Lucknow (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 167. ISBN 9788120609648.
  3. ^ "Educational Portal: Christ Church College Lucknow". www.ccclucknow.com. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2016. Marrë më 27 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto

Hay, Sidney (1939). Historic Lucknow (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 9788120609648.

Lidhje të jashtme

Redakto