Kisha e Shën Dëllisë
Kisha e Shën Dëllisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Buhal, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".
Kisha e Shën Dëllisë | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Buhal, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°15′25″N 20°18′52″E / 40.257014°N 20.314411°E |
Ndërtuar | GJYSMA E DYTË E Shek. XI – GJYSMA E PARË E Shek. XII E RINDËRTUAR në Shek. XVII |
Organi drejtues | DRKK Gjirokastër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | Ligji 1886, 10.06.1973 |
Nr. i referencës | PR014 |
Tipologjia | Kishë njënefshe me çati druri |
Histori e përshkrim
RedaktoKisha u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XI – gjysmën e parë të shekullit XII, dhe u rindërtua në shekullin XVII. Ndodhet në një bregore në anë të fshatit pranë lumit Vjosë. Kisha përbëhet nga naosi drejtkëndësh i gjatë në drejtim lindje-perëndim, narteksi thuajse kuadratik në perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën jugore. Në naos hyhet si nëpërmjet narteksit ashtu dhe nga hajati jugor. Narteksi dhe hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I PËRMETIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |