Kisha e Shën Gjergjit në Reçan
monument kulture në Kosovë
Kisha e Shën Gjergjit në Reçan është një monument i trashëgimisë kulturore në Reçan, Therandë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 837/53.
Kisha e Shën Gjergjit në Reçan | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Reçan, Therandë, Kosovë |
Ndërtuar | Mesjetë |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 837/53 |
Nr. i referencës | 2966 |
Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Reçanë të Suharekës. Për kohën e ndërtimit të kishës nuk ka informata të sakta, por supozohet se i takon shek. XIV. Objekti në fjalë ka qenë me dimensione të vogla me bazë në formë të kryqit, mbi të cilin ngrihej kupola tetëkëndëshe. Muret deri në parapet kanë qenë të ndërtuara me gurë lumi, pjesa e epërme me gurë shtufe të lidhur me llaç gëlqeror. Kulmi ka qenë i mbuluar me rrasa guri. Nga objekti kanë mbetur vetëm rrënoja gurësh. [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kisha e Shën Gjergjit në Reçanë (Suharekë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine