Muzeu i Kosovës

Hyrje Redakto

Kosova është një shtet në Gadishullin e Ballkanit në Europën Juglindore. Shumica e kosovarëve janë etnikisht shqiptarë. Kosova ka një trashëgimi kulturore të gjerë, duke përfshirë monumentet, veshëmbathjet, muzetë dhe ushqimin tradicional.

Kosova me vlerat e saj të Trashëgimisë Kulturore është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë.

Trashëgimia Materiale e Kosovës është krijuar në mes të qytetërimeve antike, dhe asaj pas erës së Re, e cila trashëgon një thesar të pasur kulturor, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Kjo trashëgimi e pasur, gjendet në çdo pjesë të Kosovës, në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë e artit, në arkivat fotografike e filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në kalldrëmet e rrugicat e ngushta, në shatërvanët si edhe në të gjitha muzetë e saj.

Trashëgimia materiale e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi, është e njohur edhe jashtë vendit, dhe shumë tërheqëse për vizitorët që duan të shikojnë kryeveprat e kulturës dhe artit, për t’u njohur me dëshmitë e parahistorisë, periudhës klasike, periudhës ilire etj.

Veç muzeve të njohura, Kosova ka edhe shumë koleksione të artefakteve, jo të zakonshme, që befasojnë këdo dhe që shtrihen në çdo fushë, nga natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja.

Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, në vete përmban mënyrat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanalet dhe hapësirat kulturore që përfaqësojnë ato, dhe që bashkësitë, grupet, por kur është rasti, edhe individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore.

Vlerat trashëgimore: përkatësia kosovare, europiane dhe botërore Redakto

Kosova, territor i përshtatshëm për jetë që nga parahistoria e hershme, është një hapësirë e begatshme me traditë kulturore, sa materiale aq edhe shpirtërore. Trashëgimia e saj u shtresua që nga kulturat e para bujqësore para 8000 vjetëve, mbase dhe më herët. Kjo kulturë, e lindur nga substrati neolitik, u gërshetua me elemente indoeuropiane eneolitike dhe krijoi adstratin ilir, që në mesjetë u njoh si arbëror/shqiptar. Kosova, si territor qendror dardan, krijoi identitetin politik me krijimin e shtetit të Dardanisë (IV-I p.K.).

Mbi këtë bazë trashëgimore ndikuan apo u bënë pjesë e shtresimeve edhe kulturat e popujve të tjerë (helene, romake, sllaveserbe, osmane). Është e vlefshme të ceket se identiteti i krijuar në kuadër të shtetit dardan dhe rezistenca e vazhdueshme ndaj romakëve bënë që në vitin 279 të krijohej njësia e veçantë administrative-politike romake, Provinca e Dardanisë. Në antikën e vonë dhe në mesjetë Dardania u gjet nën pushtetin e perandorisë së fuqishme bizantine. Në fund të mijëvjeçarit të parë u dominua nga shteti bullgar i Samuilit, në shekullin XII u nga shteti mesjetar serb, nga shekulli XV nga perandoria otomane, në kuadër të së cilës u krijua Vilajeti i Kosovës, ndërsa në fillim të shekullit XX iu dha Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene, për të pasuar me rrjedhat e tjera historike, tani më të njohura. Si rrjedhojë e një historie të tillë kishte dhe ndikime e shtresime të llojshme kulturore.

Shtresimet e tilla, në Kosovë e kudo, shtrojnë edhe çështjen e përkatësisë etnike. Si rrjedhojë shfaqen dhe mëtimet për përvetësimin e tyre, duke sjell dhe situata absurde. Po të ishte e natyrshme kjo, italianët do të mund të thoshin Roma është e jona, të na ndalonin hyrjen në të dhe, njëkohësisht, do të mund ta kërkonin të drejtën historike mbi Kosovën, se romakët e sunduan mbi 500 vjet!

Monumentet Redakto

 
Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit

Shumë Monumente të Kosovës datojnë nga koha e neolitit. Gjatë historisë, shumë monumente janë ndryshuar, shkatërruar, dhe elemente të reja janë shtuar. Ka lloje të ndryshme të monumenteve që datojnë nga periudha Ilire duke vazhduar me Perandorinë Romake, Perandoria Bizantine, Antikiteti i Vonë, dhe Mesjeta, Perandoria Osmane, etj. Shumica e monumenteve historike janë të stacionuara në qytetet e Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës. Shumica e Monumenteve në Kosovë janë qytete të lashta, kështjella, manastire, xhami dhe kisha.

Muzetë Redakto

Muzeu i Kosovës Redakto

 
Muzeu i Kosovës

I hapur në 1949, Muzeu i Kosovës ka departamente të arkeologjisë, etnografisë dhe shkencave natyrore, të cilave u është shtuar departamenti i studimit të historisë dhe Përpjekja për Çlirim Kombëtarë në 1959. Ka qenë aktiv në gërmime arkeologjike, konservime dhe punë shkencore. Që nga 1956 ka publikuar një revistë e quajtur "Buletin i Muzeut të Kosovës", me artikuj në Shqip (dhe me përmbledhje në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht).

Sot Kosova ka shtatë muze aktive në territorin e saj. Disa nga këto janë:

  • Muzeu Etnologjik "Emin Gjiku" në Prishtinë: Ka monumente kulturore që nga shekulli i 18. Veshëmbathje të lashta, enë, orendi, dhe armë të vjetra.
  • Muzeu Arkeologjik i Prizrenit: Ka funksionuar fillimisht si banjo turke. Tani, plotësisht e renovuar dhe e mbushur me mbi 800 objekte me interes arkeologjik nga antikiteti deri ne shek.19. Ndërtesa është si kullë ore e ndërtuar në shek.19.


Veshjet tradicionale në Kosovë Redakto

Veshjet tradicionale në Kosovë kanë një vend të veçantë në Trashëgiminë Kulturore të Kosovës. Ato janë veshje të bëra në shtëpia apo dhe nga specialist të ndryshëm në atë lëmi. Ka mbi 200 lloje të veshjeve dhe stileve të veshjes së rrobave që varen nga ku vini, historisë së fisit tuaj, dhe shumë të tjera. E para është, një plis prej leshi dhe në formë të konit, ndërsa për femrat është një kokore me zakonisht ngjyrë të kuqe.

E dyta është pantollonat apo fustani, që varet nga stili dhe gjinia. Burrat zakonisht kanë pantollona të bardha prej leshi që quhen tirq apo fustanellë, një kostum që duket si fund. Gratë veshin xhubletë që është si një lloj fundi gjithashtu. Para veshjes së këpucave, burrat dhe gratë veshin çorapet dhe pastaj veshen opangat nga burrat dhe nallane të drujnjta nga gratë.

Veshja tradicionale është një nga faktorët kryesorë që dallon një komb prej tjetrit. Në përgjithësi, veshjet e grave janë ruajtur më mirë se ato të burrave. Më e famshmja ishte "pështjellaku", një këmishë e gjatë e bardhë. Ndërsa ajo që konsiderohet më e bukura ndër veshjet tradicionale është Veshja e Dukagjinit përbëhet prej një këmishe me mëngë prej pambuku me cepe të ngjyrosura. Veshja e burrave ishte një simbol i bukurisë, ndonëse ishte më pak i ruajtur për krahasim me veshjet e grave që ishin më konsistente dhe më pak të ndryshueshme nga regjioni në regjio

Ushqimi tradicional në Kosovë Redakto

Më e njohura në popullin shqiptarë është flija, më e preferueshme në verë. E gatuar me "saç" është specialitet nga kuzhina shqiptare, që përgatit më shpesh në regjionet malore. Baklava, është gjithashtu e njohur por ka origjinë turke. Kuzhina shqiptare është ndikuar nga kuzhinat turke, serbe, kroate, greke, dhe italiane. Ushqimi kombëtarë në Kosovë është byreki me djath.

Byreki është një lloj brumi i pjekur. Gjithashtu dhe mishi është prezent në ushqimet e përditshme. Për shkak të klimes kontinetale të ashpër, perimet janë sezonale, më së shumti në verë.

Kultura e paprekshme Redakto

Në përgjithësi Shqipëtarët janë popull shumë laik. Shumica e Shqiptarëve në Kosovë janë me prapavijë islamike dhe ende ka një përqindje të lartë të muslimanëve në Kosovë. Në anën tjetër, kultura shpirtërore Kosovare nuk është e ndikuar nga feja. Mund ta citojmë thënjen e Pashko Vasës në një poezi të tij, "Feja e shqiptarëve është shqipëtaria", duke implikuar se identiteti shqiptarë nuk derivohet nga feja tyre. Kanuni ishte ai që ndikoi trashëgiminë kulturore Kosovare-Shqiptare më së shumti.

Oda Redakto

Koncepti i Odës, qoftë ajo mbledhja në një hapësirë apo institucion tradicional. Figurativisht, "Oda" reprezenton një hapësirë të veçantë dhe të dalluar, e dedikuar ndaj burrave të vjetër për diskutimin e çështjeve familjare, komunitare dhe kombëtare. Gjithashtu shërben si një lloj gjykate, ku burrat zgjidhin problemet e pronës, gjaqet, etj.

Besa Redakto

"Besa" është një karakteristikë e famshme e gjithë popullit Shqipëtarë. Simbolizon "fjalën e nderit", "premtim". "Njeriu i besës" do të thotë njeri i ndershëm dhe i respektueshëm, dikujt që mund t'ia lësh jeten dhe familjen në dorë. Njeriu që then besën nuk vlen asgjë, dhe ka rrezik të përjashtohet nga komuniteti.

Kanuni Redakto

Kanuni është një set ligjesh të pashkruara dhe rregullash të publikuara në shek.20. Kanuni i Lekë Dukagjinit është i përbërë prej 12 librave dhe 1,262 vargjesh. Këto janë librat:

  1. Kisha;
  2. Familja;
  3. Martesa;
  4. Shtëpia, dhe prona;
  5. Puna;
  6. Transferimi i pronës;
  7. Fjala e thënë;
  8. Nderi;
  9. Dëmet;
  10. Ligjet për krimet;
  11. Kanuni i të vjetërve;
  12. Përjashtimet.

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore Redakto

Ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, është pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Trashëgimia kulturore e Kosovës, nga institucionet në të dyja nivelet e pushtetit në Republikën e Kosovës, trajtohet si pjesë përbërëse, e rëndësisë së veçantë, në mjedisin jetësor dhe konsiderohet thesar i të gjithë popullit të Kosovës.

Orientimet strategjike dhe politikat e trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës parashohin:

  • Ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
  • Ristrukturimin e nevojshëm institucional me formimin e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, me Divizionet përkatëse të: Trashëgimisë Arkeologjike,
  • Trashëgimisë arkitekturore, Trashëgimisë së luajtshme, Trashëgimisë shpirtërore, Konservimit të Integruar dhe peizazheve kulturore
  • Zhvillimi i Kapaciteteve institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore
  • Zbatimi funksional i legjislacionit për fushat e Trashëgimisë Kulturore
  • Vetëdijesimi për ruajtjen mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore
  • Kthimi i thesarit arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës dhe i dokumentacionit arkivor të Trashëgimisë Kulturore nga Serbia

Në ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, janë të angazhuara një numër organizatash dhe institucionesh, të cilat japin kontributin e tyre rreth politikave dhe projekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në Kosovë. Përveç për autoritetet përkatëse në Kosovë, trashëgimia kulturore është një temë relevante edhe për një sërë agjencisë zhvillimore ndërkombëtare, për një numër donatorësh, përfaqësish diplomatike, strukturash fetare dhe organizatash joqeveritare..

Me qëllim të bashkërenditjes së veprimtarive të përgjithshme rreth Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës ka themeluar së bashku me Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë (ZNKE) dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) një “Forum për shkëmbimin e informatave rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë”.

Referime Redakto

  1. ^ http://www.mkrs-ks.org/?page=1,10. {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2015. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Shukriu, Edi. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS: VLERAT,SFIDAT DHE MUNDËSITË. Dr. Edi Shukriu. fq. 1–2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Cultural Heritage of Kosovo". {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "http://www.mfa-ks.net/?page=2,120". {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ http://chwbkosovo.org/. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Religion in Eastern Europe (bot. Vol. 29 Issue 1). shkurt 2009. fq. 1-19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)