Muzeu Arkeologjik i Prizrenit
Muzeu Arkeologjik i Prizrenit është një muze rajonal i cili ndodhet në qytetin historik të Prizrenit, në Kosovë. Muzeu Arkeologjik i Prizrenit veprimtarinë e tij e zhvillon në hapësirat e Hamamit të Prizrenit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498.[1] dhe në hapësirat e Sahat Kullës së Prizrenit ndërtuar në vitin 1948. Qy të dy objektet konsiderohen gjithashtu edhe monumente të trashëgimisë kulturore. [2]
Historiku
RedaktoMuzeu Arkeologjik i Prizrenit ka filluar veprimtarinë e tij më 17 nëntor të vitit 1975 kur bëhet hapja solemne e objektit të vjetër të hamamit por me destinim të ri, pra bëhet shndërrimi i hamamit në Muze Arkeologjik. Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Sharrit, Rahovecit dhe Therandës. Materiali i prezantuar ka një diapazon kronologjik të gjerë që nga neoliti i hershëm, eneoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dhe mesjeta e vonë. Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm dhe tulla, ndërsa si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror. Kulmi ka shtatë kupola dhe tri qemerë, dhe të gjitha janë të mbuluara me pllaka të plumbit. Sahat Kulla është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur. Dyshemeja e objektit është shtruar me pllaka guri të vendosura në vitet ’70 të shek XX kur objekti shndërrohet në muze arkeologjik. E veçanta e këtij objekti është se në kuadër të hamamit është ndërtuar sahat kulla, dy objekte që fare nuk kanë lidhshmëri funksionale mes veti dhe paraqet një rast unik për shkak të një gërshetimi të tillë. Në vitet 2008/09 janë bërë punime në restaurimin e objektit. Muzeu Arkeologjik i Prizrenit ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji. Përveç vlerës arkitektonike dhe artistike, në muze prezantohen edhe eksponatet me vlerë të lartë historike dhe shkencore. [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 29 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2020. Marrë më 29 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine