Lista e monumenteve në Prizren
Prizreni, së bashku me vlerat e saj historike kontribuon jo vetëm për qytetin e vetë, por për tërë territorin e Kosovës. Monumentet e shumta që kanë mbetur nga e kaluara sugjerojnë se kjo zonë ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Ndër vlerat më të çmuara të Prizrenit janë monumentet e kulturës materiale që janë të trashëguar nga shekujt e kaluar. Në sajë të pozitës së përshtatshme gjeografike, Prizreni është zhvilluar si një vend ku gërshetohen qytetërime dhe kultura të ndryshme. Kjo listë përfshin një varg monumentesh historike, kulturore dhe fetare ashtu si edhe monumente natyrore të komunës së Prizrenit, të cilat janë të shënuara nga qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit, OJQ-të Ndërkombëtare dhe OJQ-të Lokale.
Monumentet e kulturës
RedaktoNr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Sheshi Shadërvani | Shadërvani ndodhet në qendër të Prizrenit dhe konsiderohet si qendër e aktiviteteve kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetit. Fjala "Shadërvan" vjen nga gjuha persiane e cila d.m.th. "fontanë apo krua me shumë burime".[1][2][3][4][5][6] | 42°12′32″N 20°44′26″E / 42.208999°N 20.74047°E | |
2 | Kalaja e Prizrenit | Data e saktë e ndërtimit të Kalasë së Prizrenit nuk është e njohur. Megjithatë, besohet se Kalaja daton nga shekulli VI. Përgjatë viteve ajo ka qenë përdorur për banim por edhe për qëllime ushtarake. Një karakteristikë e Kalasë është tuneli prej 42 shkallësh që ndodhet në anën lindore dhe është i lidhur me lumin Lumbardhi i Prizrenit.[1][2][3][4][5][6][7][8] | 42°12′34″N 20°44′43″E / 42.209321°N 20.745403°E | |
3 | Kështjella e Epërme (Kalaja e Vashave) | Kështjella e Epërme ose Kalaja e Vashave gjendet në Kompleksin e Lumbardhit, e vendosur në një lartësi prej 12m me një sipërfaqe prej 75 m² në formë katrori. Në të është zbuluar edhe Kisha e Shënkollit. Kështjella është shumë më e hershme se Manastiri i Kryeengjujve dhe ka lidhje kronologjike me Kalanë e Prizrenit. Në literaturë mund ta gjejmë edhe me emrin Kiz Kalesi.[1][3][6][7] | 42°11′57″N 20°45′48″E / 42.199124°N 20.763429°E | |
4 | Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit është vendi ku më 10 qershor të vitit 1878 Kuvendi i Prizrenit u mblodhën për të diskutuar programin për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të vendit kundër kërcënimeve të jashtme. Ndërtesa në fjalë tani është një muze dhe si i tillë bënë pjesë në kuadër të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty janë ekspozuar fotografi, dokumente, objekte dhe veshje që datojnë që nga koha e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit. Në kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës (1997 - 1999) Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit është shkatërruar me granatahedhëse nga policia serbe gjatë.[1][2][3][4][5][6][7][8][9][10][11][12][13] | 42°12′41″N 20°44′38″E / 42.211363°N 20.743784°E | |
5 | Mulliri i Shotmanit në Marash | Mulliri i Shotmanit është ndërtuar në vitin 1641 dhe konsiderohet të jetë mulliri më i vjetër në Prizren. Aktualisht MUlliri i Shotmanit shërben si restorant e që paraqet një vend aktraktiv për turizmin [4][6][7] | 42°24′04″N 20°10′02″E / 42.401023°N 20.167251°E | |
6 | Hamami i Gazi Mehmet Pashës | Hamami është ndërtuar në shekullin XVI nga Gazi Mehmet Pasha. Hamami i Gazi Mehmet Pashës konsiderohet të jetë njëri nga hamamet më të mëdhenjë në Ballkan dhe i takon periudhës më të suksesshme të arkitekturës osmane. Roli fillestar i Hamamit ishte të shërbejë si një banjo publike; Megjithatë, aktualisht përdoret si një vend për qëllime të ndryshme kulturore.[1][2][3][5][6][7] | 42°12′39″N 20°44′30″E / 42.210779°N 20.741575°E | |
7 | Sahat Kulla në Prizren (Muzeu Arkeologjik i Prizrenit) |
Kulla e Sahatit është ndërtuar në vitin 1948 dhe i ka shërbyer qëllimit të orientimit në kohë për qytetarët. Muzeu Arkeologjik u hap më 17 nëntor 1975 e ku mund të gjenden më shumë se 790 gjetje arkeologjike nga rajoni i Prizrenit.[2][3][6][7] | 42°12′41″N 20°44′12″E / 42.211268°N 20.736538°E | |
8 | Ndërtesa e Kuvendit të vjetër (Beledija) |
Beledija ose Ndërtesa e Kuvendit të vjetër është ndërtesa ku u mbajt Kuvendi i parë i Komunës së Prizrenit në fund të shekullit XIX. Aktualisht ndërtesa përdoret si një qendër informacioni për trashëgiminë kulturore dhe për orientimin e turistëve.[4][6][7] | 42°12′37″N 20°44′06″E / 42.210322°N 20.735083°E | |
9 | Mulliri i Tabakhanes | Mulliri i Tabakhanes i njohur edhe si Mulliri i Shasivar Beut gjendet në Kompleksin e Tabakhanës. Është i vetmi mulli funksional nga shek. XIX krahasuar me mullinjtë tjerë të rrënuar, pa ndonjë vlerë të posaçme arkitektonike. Pas pushkatimit të Shasivar Çaços më 24 dhjetor 1944 një pjesë e këtij mulliri konfiskohet.[6] | 42°12′36″N 20°43′58″E / 42.209957°N 20.732841°E | |
10 | Muzeu i Hidroelektroekonomisë “Prizrenasja” | Objekti i Muzeut të Hidroelektroekonomisë "Prizrenasja" është ndërtuar në vitin 1929 në grykën e lumit Lumbardhi i Prizrenit prej një kompanie austriake nga Viena. Në kohën kur është ndërtuar ishte hidrocentrali i vetëm në Kosovë. Hidroelektrana ka qenë funksionale për 44 vjet, deri kur është mbyllur më 1 nëntor 1974. Më 8 nëntor, 1979 ajo u shndërrua në Muze të Elektroekonomisë së Kosovës.[3][5][6] | 42°11′41″N 20°46′21″E / 42.194637°N 20.772577°E | |
11 | Fontana e Shadërvanit | Fontana e Shadërvanit me katër burime (kroje) është njëri nga simbolet e qytetit të Prizrenit.[3][5][6][7] | 42°12′32″N 20°44′26″E / 42.209015°N 20.740481°E | |
12 | Krojet Topokli | Krojet Topokli apo Gjashtë Krojet gjenden në hyrje të lagjes së Marashit përballë shtëpisë së Ymer Qysesë. Gjenden në kompleksin e Marashit dhe ka gjashtë çepa të punuar në bronz dhe vaskë prej guri. Koha e ndërtimit nuk dihet, por nga forma skulpturale prezente deri në vitin 1994, supozohet se janë ndërtuar para ardhjes së osmanëve.[3][5][6][7] | 42°12′42″N 20°44′40″E / 42.211546°N 20.744402°E | |
13 | Kroi i Bimbashit | Kroi i Bimbashit gjendet në udhëkryqin pranë xhamisë së Iliaz Kukës dhe Urës së kaltërt të Rinisë-Bimbashit. Ndonëse koha e ndërtimit nuk dihet, thuhet që atë e ka ndërtuar një oficer i lartë vendor i cili shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane.[3][4][5][6][7] | 42°12′34″N 20°44′11″E / 42.209516°N 20.736463°E | |
14 | Kroi i Xhamisë së Sinan Pashës | Kroi i Xhamisë së Sinan pashës është pjesë e Xhamisë, gjendet në hyrje të saj dhe është ndërtuar në kohën kur është ndërtuar edhe xhamia.[3][5][6] | 42°12′33″N 20°44′28″E / 42.209082°N 20.741189°E | |
15 | Ura e gurit (Prizren) | Ura e Gurit u ndërtua nga Ali Kukaj në shek. XVI. Ka stil oriental të ndërtimit. Ura kishte trajtë harku, e ndërtuar prej kuadrash guri të lidhura me suve gëlqerore. Ura i bëri ballë shumë ujërave dhe sfidave të kohës, por jo edhe vërshimit të vitit 1979. Më 1982 rikonstruktohet në tërësi dhe i kthehet pamja atraktive, ndonëse me një ndryshim përmbajtësor.[1][2][3][4][4][6][7][14] | 42°12′34″N 20°44′26″E / 42.209567°N 20.740599°E | |
16 | Ura e Arastës | Ura Arastës (Ura e Re apo Ura e Therandës) u ndërtua në shek. XVIII, dikur ka qenë pjesë e Bezistanit (Qarshi dhe treg i mbuluar). Në të dy anët mbi lumë ka patur lokale. Qarshia e mbuluar ka filluar pranë xhamisë së Sinan Pashës e gjer te Hamami i Mehmed Pashës.[3][4][6][7][14] | 42°12′34″N 20°44′30″E / 42.209571°N 20.741725°E | |
17 | Ura e Naletit | Ura e Naletit nën Urën e Gurit ishtë një lugë druri përmes të cilit kalonte uji në anën tjetër të qytetit. Pranë tij u vu edhe një trarë druri për të kaluar njerëzit. Pasi gjithnjë lagej nga uji, dimrit ngrihej dhe shpesh herë kalimtarët binin në ujë. Nga vendorët u quajt Ura e Naletit.[3][6][7][14] | 42°12′35″N 20°44′20″E / 42.209615°N 20.739°E | |
18 | Ura u Tabakhanës - Suzi Çelebia | Ura e Suzi Çelebisë apo Ura e Tabakhanës gjendet pranë Xhamisë së Suzi Çelebisë dhe njihet edhe si Ura e Tabakhanës, pasi shërbente për lidhjen me lagjen e Tabakhanës. Urën në vitin 1513 e ndërtoi Suzi Çelebiu.[3][6][7] | 42°12′35″N 20°44′11″E / 42.209758°N 20.736506°E | |
19 | Ura e Vjetër e gurit në Kërk Bunar | Ura e vjetër e gurit në Kërk bunar gjendet në kilometrin e 6-të të rrugës Prizren-Reçan dhe lidh brigjet e Lumbardhit ku
ngushtica është më e shprehur. Ura me një gjatësi 20m dhe një gjerësi prej 3.5m mbështetet në një shkëmb gëlqerorë dhe ka vetëm një qemer me lartësi 6m mbi nivelin e ujit.[3][6][14] |
42°11′40″N 20°46′27″E / 42.194308°N 20.774287°E | |
20 | Vlashnje | Lokaliteti arkeologjik shumështresor në Vlashnje është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Vlashnje të Prizrenit.[6][7][15][16] | 42°12′02″N 20°39′40″E / 42.200611°N 20.661114°E | |
21 | Kalaja e Korishës – Kishë e hershme | Gërmadhat e kalasë së Korishës është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Korishë të Prizrenit.[6][7][15][16] | 42°15′26″N 20°48′06″E / 42.257222°N 20.801708°E | |
22 | Kështjella në Nashec | Edhe pse ende nuk kanë pëfunduar gërmimet thuhet se kjo kështjell .daton qysh nga koha e bronzit dhe ka një vlerë historike të rëndësishme për Prizrenin. [6][16] | 42°14′31″N 20°39′06″E / 42.241958°N 20.651672°E | |
23 | Nekropola e Romajës | Romaja është një fshat në rajonin e Hasit ku ndodhet një lokalitet arkeologjik i njohur si Nekropola tumulare e Romajës.[6][16] | 42°17′37″N 20°35′27″E / 42.293596°N 20.590947°E | |
24 | Lokaliteti arkeologjik i Piranës | Pirana është një fshat në komunën e Prizrenit ku ndodhet edhe Lokaliteti arkeologjik romak në Piranë (Arat Qeremide).[6][16] | 42°17′34″N 20°40′17″E / 42.292866°N 20.671413°E | |
25 | Vërmica | Është një fshat në komunën e Prizrenit në breg të Liqenit të Fierzës. Këtu në vitin 1975 janë kryer edhe gërmime arkeologjike.[6][16] | 42°09′51″N 20°34′15″E / 42.16423°N 20.570734°E | |
26 | Gjonaj | Gjonaj është një fshat në komunën e Prizrenit ku në vitin 1978 janë kryer gërmime arkeologjike.[6][16] | 42°15′13″N 20°37′19″E / 42.253617°N 20.622018°E | |
27 | Kalaja e Karashëngjergjit | Muri rrethues i saj kap një gjatësi prej 120 m, është i ndërtuar me gurë mesatar dhe i lidhur me llaç të cilësisë së dobët. Gjykuar për nga teknika e ndërtimit të mureve rrethuese dhe materiali sipërfaqësor arkeologjik, mund të thuhet që kemi të bëjmë me një fortifikatë që i takon kohës së mesjetës (shek. IX-XI).[6][16] | 42°15′57″N 20°36′30″E / 42.265734°N 20.608438°E |
Monumente fetare
RedaktoXhamia
RedaktoNr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Xhamia e Namazxhahut – Kerk Mosque | Xhamia e Namazxhahut ishte një ndër momumentet e para të fesë islame, e ndërtuar nga Isa Beu në vitin 1455 dhe shërbeu për falje. Fjala "Namazxhah" rrjedh nga gjuha persiane që do të thotë "lutje".[1][2][3][5][6][7][14] | 42°12′51″N 20°43′51″E / 42.214089°N 20.730942°E | |
2 | Xhamia e Sozi Çelebiut | Kjo xhami është xhamia më e vjetër në qytetin e Prizrenit, e ndërtuar në vitin 1513 nga Suzi Celebiu, emri i tij i vërtetë ishte Muhamed Mahmut Abdullahu. Varri i tij dhe i vëllezërve të tij janë në oborrin e xhamisë.[6][7][14] | 42°12′35″N 20°44′03″E / 42.20969°N 20.734119°E | |
3 | Xhamia e Saraçhanes – Kuklibej | Xhamisë i është dhënë emri Xhamia e Saraçanit pasi në lagjen ku ndodhet xhamia është punuar me breza dhe lëkurë. Është një nga xhamitë më të vjetra në qytet e ndërtuar në vitin 1534 dhe është ndërtuar nga Kukli Mehmed-beu.[6][7][14] | 42°12′38″N 20°44′27″E / 42.210481°N 20.74091°E | |
4 | Xhamia e Gazi Mehmet Pashës | Xhamia është ndërtuar nga Gazi Mehmed Pasha në vitin 1573 dhe ndodhet në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është ndër xhamitë më të mëdha në Prizren. Gjithashtu në këtë pjesë Gazi Mehmed Pasha ndërtoi medresenë, faltoret, bibliotekat etj.[1][3][5][6][7][8][14] | 42°12′41″N 20°44′35″E / 42.211385°N 20.743019°E | |
5 | Xhamia e Sinan Pashës, Prizren | Xhamia e cila ndodhet në qendër të qytetit, pra pranë “Shadervanit”, e ndërtuar në vitin 1615 nga sofi Sinan Pasha. Xhamia është ndërtuar nga gurët e Manastirit Ortodoks Serb të Kryeengjëjve të Shenjtë.[1][2][3][5][6][7][8][14] | 42°12′32″N 20°44′29″E / 42.208965°N 20.741251°E | |
6 | Xhamia e Emin Pashës | Xhamia karakterizohet nga vizatimet që ka. E ndërtuar në vitin 1831 nga Mehmet Emini.[6][7][14] | 42°12′41″N 20°44′28″E / 42.211282°N 20.74124°E | |
7 | Xhamia e Iljaz Kuklibeut | Kjo xhami është ndërtuar nga Kuklibeu në vitin 1543, është riparuar disa herë dhe në mbishkrimin e datës së ndërtimit tani është data e rinovimit që është bërë nga Ahmed Beu në vitin 1897.[6][14] | 42°12′33″N 20°44′11″E / 42.209194°N 20.736522°E | |
8 | Xhamia e Marashit | Xhamia e Marashit është ndërtuar nga Maksut Pasha, prandaj endryshe njihet edhe si Xhamia e Maksut Pashës. Supozohet të jetë ndërtuar në shekullin e 17-të. [6][14] | 42°12′44″N 20°44′42″E / 42.212094°N 20.745113°E | |
9 | Xhamia e Arastasë (Mosque of Evreno) | Kjo xhami është ndërtuar ndërmjet viteve 1526 dhe 1538 nga Evrenos - Zade Jakup Beu. Deri më sot qëndron vetëm minarja pasi në vitin 1911 qeveria e kohës bëri shembjen e xhamisë dhe të gjithë tregut.[2][3][6][14] | 42°12′37″N 20°44′31″E / 42.210308°N 20.74182°E | |
10 | Xhamia e Haxhi Kasëmit | Është ndërtuar nga Haxhi Kasemi, viti i saktë i ndërtimit nuk dihet por supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1526. Në mbishkrim tregon vitin 1831, kur është bërë rindërtimi nga Mahmut Pasha për nder të nënës së tij.[6][14] | 42°12′31″N 20°43′55″E / 42.208546°N 20.732064°E | |
11 | Xhamia e Terzi Mehmet Beut | Mbishkrimi i parë nuk ekziston. Supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1721 nga Terzi Mehmet Beu.[6][14] | 42°12′32″N 20°44′26″E / 42.208999°N 20.74047°E | |
12 | Xhamia e Myderiz Ali Efendisë | E ndërtuar në vitin 1581 nga Myderizi i Prizrenit Ali Efendi.[6][14] | 42°12′30″N 20°44′16″E / 42.208288°N 20.737761°E | |
13 | Xhamia e Skënder Terxhymanit | Supozohet se është ndërtuar rreth shekullit të 18-të nga Terxhuman Iskender.[6][14] | 42°12′55″N 20°44′40″E / 42.215362°N 20.74437°E | |
14 | Xhamia e Çatip Sinanit | Data e saktë nuk dihet, por supozohet se ndërtesa është ndërtuar para vitit 1591, nga katipi "Sekretari" Sinan, i cili ishte Çatip i arkivave të Sulltanit.[6][14] | 42°12′50″N 20°44′30″E / 42.213846°N 20.74158°E |
Kisha
RedaktoNr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
Kisha e Shën Premtes (Prizren) | Kisha e Shën Premtes është një kishë ortodokse serbe e shekullit të 14-të në qytetin e Prizrenit. Ajo u shndërrua në një xhami gjatë Perandorisë Osmane dhe më pas u kthye në një kishë në fillim të shekullit të 20-të. Manastiri ortodoks serb i shekullit të 14-të i mbrojtur nga UNESCO. Ndërtimi i kishës u porosit në vitet 1306–9 nga mbreti serb Stefan Milutin.[16] Ajo u ndërtua në vendin e rrënojave të një kishe të mëparshme bizantine, emri origjinal i së cilës Metera Eleousa u ruajt në sllavisht si Bogorodica Ljeviška.[17] | |||
1 | Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë | Manastiri i Kryeengjëjve të Shenjtë është një manastir ortodoks serb i vendosur në Prizren, i themeluar nga perandori serb Stefan Dushan (mbretëroi 1331–1355) midis 1343 dhe 1352 në vendin e një kishe të mëparshme, pjesë e kompleksit të kalasë së Vishegradit. Ishte kisha e varrimit të perandorit Dushan dhe përfaqësonte kulmin e stilit arkitekturor kishtar serb, që çoi në lindjen e stilit të shkollës Morava. Kompleksi, i cili shtrihet mbi 6,500 m², përfshin dy kisha, ajo kryesore i kushtohet Kryeengjëjve të Shenjtë (ku shtrihej varri i Dushanit), dhe e dyta i kushtohet Shën Nikollës, të dyja të ndërtuara në stilin arkitekturor rash, megjithëse. si manastiri i Visoki Deçanit, për nga koha e ndërtimit dhe disa elemente arkitekturore, mund t'i përkasë stilit arkitekturor Vardar. Manastiri u plaçkit dhe u shkatërrua pas mbërritjes së osmanëve në vitin 1455, dhe në vitin 1615 u rrafshua me tokë dhe materiali i tij u përdor për ndërtimin e Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren.[18]
I gjithë kompleksi u eksplorua arkeologjikisht në vitin 1927 dhe mbetjet e tij u konservuan pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë dekadës së fundit të shekullit të 20-të, puna për rindërtimin vazhdoi dhe në vitin 1998 u kthye përsëri në një manastir aktiv mashkullor. Pas bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 dhe tërheqjes së forcave të ushtrisë jugosllave, objektet e rindërtuara u dogjën dhe u plaçkitën në qershor të vitit 1999, nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas mbërritjes së Forcave të Kosovës (KFOR). Gjatë trazirave të vitit 2004 në Kosovë, manastiri u dogj dhe u plaçkit përsëri. I gjithë kompleksi i manastirit është nën mbrojtjen e Republikës së Serbisë, si Monument i Kulturës me rëndësi të madhe, dhe sot në manastir jeton një prift dhe manastiri është nën mbrojtjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës dhe në një zonë të veçantë të mbrojtjes.[19][20] |
42°12′02″N 20°45′49″E / 42.20069°N 20.763542°E | |
2 | Katedralja e Zojës së Ndihmës së Përhershme | Katedralja është ndërtuar në vitin 1870 nga Kryepeshkopi Dario Bucareli. Është i njohur për dy piktura të personaliteteve të njohura të së kaluarës ballkanike, pikturën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, princit të Principatës së Shqipërisë dhe Johannes de Hunajad, Guvernator dhe kryekomandant i Hungarisë.[1][3][5][6][7] | 42°12′28″N 20°44′18″E / 42.207644°N 20.738409°E | |
3 | Kisha e Shën Spasit (Prizren) | Ky monument që ndodhet pranë kalasë i përket qytetit dhe arkitekturës mesjetare. Kisha është shpallur Monument i Kulturës me rëndësi të jashtëzakonshme në vitin 1990 dhe mbrohet nga Republika e Serbisë. Ai u dëmtua rëndë nga një turmë shqiptare e Kosovës gjatë trazirave të vitit 2004 në Kosovë[1][3][6][7][8] | 42°12′29″N 20°44′36″E / 42.208105°N 20.743302°E | |
4 | Kisha e së Dielës së Shenjtë - Shën Marku | E ndërtuar në vitin 1371 nga Mbreti Marko Vukasin Kraleviqi. Për vlerat e saj arkitekturore tashmë është e njohur për një stelë periudha romake.[6] | 42°12′30″N 20°44′35″E / 42.20828°N 20.743034°E | |
5 | Kisha e Shën Gjergjit | Kisha e Shën Gjergjit gjendet në pjesën qendrore të Prizrenit, përkatësisht ndërmjet Shatervanit. Objekti është ndërtuar në fund të shekullit të 15-të nga vëllezërit Runoviq. Në anën jugperëndimore ndodhet varri i Mitropolitit Mihajlo, i cili gjithashtu ka afreske që datojnë nga shekulli XVII.[3][6][7][8] | 42°12′30″N 20°44′24″E / 42.208292°N 20.740019°E | |
6 | Kisha e Shën Nikollës Tutiqëve (Prizren) | Kisha e Shën Nikollës, e njohur gjithashtu si Kisha Tutić (Tutićeva crkva) është një kishë ortodokse serbe. Ajo u themelua në 1331-1332 nga Dragoslav Tutić, emri monastik i të cilit ishte Nikola (Nikolla), dhe gruaja e tij Bela. Më vonë, kisha kaloi në pronësi të Manastirit të Visoki Deçanit. Që nga viti 1990, ai është në listën e Serbisë të Monumenteve të Kulturës me rëndësi të jashtëzakonshme.Në kohën e trazirave të vitit 2004 në Kosovë, kisha u vandalizua. Që nga viti 2005, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, është ndërmarrë puna për rikthimin e kishës në gjendjen e saj origjinale.[21][22] | 42°12′30″N 20°44′22″E / 42.208284°N 20.739311°E | |
7 | Qendra e famullisë së Zymit | Qendra e famullisë së Zymit u njoh që në shekullin e 14-të kisha iu kushtua Shën Mërisë në ngritjen e qiellit. Kisha e parë e këtij fshati ishte Shëngjergji ndërsa më vonë u zhvendos në rrëzë të Lumezeve. [6] | 42°16′22″N 20°37′29″E / 42.272768°N 20.624618°E | |
8 | Vetmia e Shën Petritit | Vetmia dhe Manastiri i Shën Pjetër Koriskit është një rrënoja e vetmitarit dhe manastirit të vendosur në Korishë, Prizren Manastiri është një banesë e lashtë shpellore që u braktis në vitin 1453 pas pushtimit turk.Pas shpërbërjes së manastirit, eshtrat e Shën Pjetër Koriskit u zhvendosën në Manastirin e Crna Rekës në vitin 1572. Vetmia e Shën Pjetër Koriskit u shpall monument kulture më 16 dhjetor 1950, dhe u regjistrua si Monument i Mbrojtur19 Kulturës dhe ai mbrohet nga Republika e Serbisë. Ndërtimi i kësaj kishe filloi në fondin e shekullit të 11-të dhe vazhdoi deri në shekullin e 14-të. Njihet gjithashtu si "Kisha e keqe" për shkak të ndryshimeve të papërshtatshme në të ndodhen.[23][24][6] | 42°15′06″N 20°48′27″E / 42.251552°N 20.807523°E |
Teqe
RedaktoNr. | Emri | Përshkrimi | Lokacion | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Teqja e Tarikatit Sinani | Teqja e Tarikatit Sinani u ndërtua në vitin 1575 nga ana e Umi Sinanit nga Prizreni, i cili nj;herit konsiderohet edhe themelues i këtij tarikati në Kosovë. Ajo ndodhet në anën e djathtë të Lumbardhit të Prizrenit, respektivisht në Lagjën e Tabakëve.[5][6] | 42°12′51″N 20°44′48″E / 42.214073°N 20.746563°E | |
2 | Teqja e Tarikatit Kaderi Zingjiri | Teqja e Tarikatit Kaderi Zingjiri është ndërtuar në vitin 1646 nga ana e Sheh Hasan Horosanit dhe ndodhet në veri të Prizrenit. Kjo teqe kualifikohet si teqja më e vjetër e këtij tarikati në Ballkan.[5][6] | 42°12′53″N 20°43′55″E / 42.214772°N 20.731863°E | |
3 | Teqja e Tarikatit Halveti | Teqja e Tarikatit Halveti është themeluar në vitin 1605 nga Sheh Osmani ndërsa gjendet në Lagjen e Saraçhanes. Kjo është teqja kryesore e këtij tarikati ndërsa teqe të tjera ndodhen edhe në Rahovec, Mitrovicë dhe në Shqipëri.[5][6][7] | 42°12′37″N 20°44′26″E / 42.210251°N 20.740673°E | |
4 | Teqja e Tarikatit Bektashi | Teqja e Tarikatit Bektashi ndodhet afër Mullirit të Hasan Begut, në jugperëndim të qytetit ndërsa është themeluar në vitin 1850 nga ana e Sheh Ademit të Prizrenit.[5][6] | 42°12′28″N 20°44′00″E / 42.207747°N 20.733345°E | |
5 | Teqja e Tarikatit Rufai | Teqja e Tarikatit Rufai është themeluar në vitin 1892 nga Sheh Hasan Hysniu nga Sanxhaku si pjesë e Kompleksit të Haxhi Kasëmit. Teqja është rrënuar nga ana e bullgarëve në vitin 1915 ndërsa është rindërtuar në vitin 1938. Pranë saj në vitin 1972 ndërtohet një teqe bashkëkohore nga ana e Sheh Xhemajliut.[3][5][6][7] | 42°12′43″N 20°44′43″E / 42.211812°N 20.745395°E | |
6 | Tyrbja e Dallgen Babait | Tyrbja e Dallgen Babait ndodhet në Prizren ndërsa ndërtimi i saj është bërë në kujtim të një komandantit ushtarak të Perandorisë Osmane.[6] | 42°12′48″N 20°43′55″E / 42.213254°N 20.731908°E | |
7 | Kompleksi i Karabashit | Kompleksi i Karabashit gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në anën e majtë të lumit Lumbardhi i Prizrenit jo larg nga Universiteti i Prizrenit. Ky kompleks ka rëndësi të madhe historike, shpirtërore dhe arkitektonike pasi që paraqet varrezat më të vjetra të ruajtura në Prizren. Në kuadër të kompleksit ndodhen tri tyrbe dhe një teqe.[6][7] | 42°12′19″N 20°43′38″E / 42.205284°N 20.727293°E | |
8 | Tyrbja e Sheh Ymerit | Teqja e Sheh Ymerit ndodhet në fshatin Lezë, 10 km në jug të Prizrenit. Kjo teqe më së shumti vizitohet nga njerëzit e qyteteve të Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit.[6] | 42°09′05″N 20°45′10″E / 42.151521°N 20.752878°E |
Shtëpi të vjetra
RedaktoNr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Shtëpia e Shuaip Pashës | Është ndërtuar në shekullin XIX, gjatë Luftës së Kosovës (1997/99 është djegur deri në themel ndërsa është rindërtuar përsëri në vitin 2012, ndodhet afër Urës së Naletit. | 42°12′34″N 20°44′20″E / 42.209424°N 20.738823°E | |
2 | Shtëpia e Shehzades (Prizren) | Ndodhet në rrugën Saraj dhe është ndërtuar në fund të shekullit të 18-të. Karakteristikat e saj arkitekturore përmbajnë karakteristika të stilit prizrenas.[6][7][14] | 42°12′41″N 20°44′20″E / 42.211347°N 20.738968°E | |
3 | Shtëpia e Shemsidin Kirajtanit | Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ndodhet afër Shtëpisë së Shuaip Pashës. | 42°12′33″N 20°44′18″E / 42.209059°N 20.738463°E | |
4 | Shtëpia e Aqif Celines | Është ndërtuar në shekullin e 18-të. Shërbeu si shtëpi familjare. Në vitet 1960, për shkak të disa ndryshimeve të bëra në strukturën e saj, shtëpia humbi origjinalitetin e saj.[6][14] | 42°12′43″N 20°44′23″E / 42.211816°N 20.7396°E | |
5 | Shtëpia e Sheh Hasanit | Kjo shtëpi është ndërtuar në arkitekturën popullore lokale në shekullin e 18-të. Ndodhet ne qender te qytetit.[6][14] | 42°12′37″N 20°44′27″E / 42.210171°N 20.740941°E | |
6 | Shtëpia e Familjes Grazhda | Shtëpi orientale e ndërtuar në shekullin e 18-të. Ndodhet në rrugën Bujar Godeni.[6][14] | 42°12′47″N 20°44′22″E / 42.213°N 20.739439°E | |
7 | Shtëpia e Bajram Pomakut | Një shtëpi tradicionale prizrenas e ndërtuar në shekullin e 18-të.[6][7][14] | 42°12′38″N 20°44′24″E / 42.210481°N 20.740072°E | |
8 | Shtëpia e Abdurahim Myftiut | Ndodhet në rrugën Rifat Krasniqi, e ndërtuar në shek. 19-të. [6][14] | 42°12′42″N 20°44′26″E / 42.211737°N 20.740544°E | |
9 | Shtëpia e Ahmet e Shyqeri Suharekes-Rekathatit | Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1886; përveç ndarjeve shtëpia ruan origjinalitetin e saj.[6][14] | 42°12′55″N 20°44′34″E / 42.215217°N 20.742776°E | |
10 | Shtëpia e Ymer Prizrenit | Shtëpia e Ymer Prizrenit gjendet në pjesën juglindore të qytetit, në zonën e qendrës historike të Prizrenit. Gjendet në lagjen e “Rahlinit”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Në afërsi të shtëpisë gjendet shtëpia tradicionale e Mustafë Drinit, shtëpitë e tjera për banim si dhe Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. [6][7][14] | 42°12′44″N 20°44′37″E / 42.212341°N 20.743559°E | |
11 | Shtëpia e Haxhi Izet Mashkullit | Supozohet se kjo shtëpi është ndërtuar diku në fillim to viteve 1800.[6][14] | 42°12′40″N 20°44′36″E / 42.211156°N 20.743248°E | |
12 | Shtëpia e Ymer Qyses | Kjo shtëpi është ndërtuar në shekullin e 19-të.[6][14] | 42°12′41″N 20°44′41″E / 42.211506°N 20.744718°E | |
13 | Shtëpia e Gani Dukagjinit | Kjo shtëpi është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe konsiderohet monument kulture.[6][7][14] | 42°12′40″N 20°44′37″E / 42.211141°N 20.743505°E | |
14 | Shtëpia e Ismet Sokolit | Kjo shtëpi është ndërtuar në shekullin e 19-të, dhe përmban elemente të stilit të barokut.[6][14] | 42°12′48″N 20°44′28″E / 42.213334°N 20.741156°E |
Monumente natyrore
RedaktoNr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Trungu i Rrapit | Rrapi i Marashit është një monument i natyrës i cili i përket shekullit XIV. Ai ndodhet në lagjen e Marashit dhe është pjesë e Kompleksit të Mahallës së Marashit, në Prizren.[2][3][6] | 42°12′44″N 20°44′44″E / 42.21209°N 20.745545°E | |
2 | Marashi | Marashi shtrihet në anën lindore të qytetit të Prizrenit. Emri i tij vjen nga gjuha persiane që do të thotë "vend i freskët". Në këtë lagje janë gërshetuar elementet e arkitekturës tradicionale dhe asaj orientale të Prizrenit.[2][3][4][5][6] | 42°12′41″N 20°44′48″E / 42.211486°N 20.746548°E | |
3 | Gryka e Lumbardhit të Prizrenit | Lumbardhi i Prizrenit rjedh në një lartësi prej 2360 m mbi nivelin e detit dhe ka një gjatësi prej 35.5 km. Hapësira në zonën e lumit Lumbardh gjatë verës është vendi më i vizituar i qytetit.[6] | 42°12′22″N 20°45′22″E / 42.206237°N 20.756°E | |
4 | Prevalla | Prevalla është një fshat turistik rreth 30 km larg qytetit të Prizrenit. Gjatë verës, njerëzit shkojnë atje për t'u freskuar, çlodhur dhe pushuar, ndërsa gjatë dimrit e vizitojnë atë për sportet rekreative sezonale dimërore. Prevalla shtrihet në një lartësi prej rreth 1800 m mbi nivelin e detit.[3][5][6] | 42°10′29″N 20°57′44″E / 42.174854°N 20.962158°E | |
5 | Parku i Qytetit | Parku i Qytetit gjindet në pjesën perëndimore të Prizrenit dhe përfshin një hapësirë shumë të madhe e të gjelbëruar. Ka hapsira sportive si dhe lumin i cili kalon afër këtij parku. [6] | 42°12′25″N 20°43′36″E / 42.206937°N 20.726731°E |
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e f g h i j k Prizreni në kohën antike iliro dardane romake bizantine mesjetare osmane, Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion", 2003
- ^ a b c d e f g h i j k Explore the South of Kosovo, The Municipality of Prizren
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa Prizren The Visitor, Komuna e Prizrenit, 2012
- ^ a b c d e f g h i j Prizreni në Retrovizore Arkivuar 22 shkurt 2014 tek Wayback Machine, Ec Ma Ndryshe
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t Monografia e Rajonit Jugor të Kosovës, Arbeiter-Samariter-Bund, 2012
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af ag ah ai aj ak al am an ao ap aq ar as at au av aw ax ay az ba bb bc bd be bf bg bh bi bj bk bl bm bn bo bp bq br bs bt Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
- ^ a b c d e f Plani i Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Prizrenit, Kosovë Arkivuar 26 gusht 2013 tek Wayback Machine, Cultural Heritage without Borders, 2011
- ^ Muzeu i Lidhjes - Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Instituti i mbrojtjes se monumenteve kulturore
- ^ Monumentet historiko-kulturore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Parim Kosova, 2004
- ^ The League of Prizren museum was destroyed with rifle-propelled grenades by Yugoslav Serb police during the Kosovo War in March 1999.
- ^ Bevan, Robert (2007). The Destruction of Memory: Architecture at War. Reaktion books. fq. 85. ISBN 9781861896384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) "The Memorial Museum of the League of Prizren was not destroyed by a 'NATO missile' but by Serbian police in March 1999 using rifle-propelled grenades." - ^ Armatta, Judith (2010). Twilight of Impunity: The War Crimes Trial of Slobodan Milosevic. Durham: Duke University Press. fq. 93. ISBN 9780822391791.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad Trashegimia e evidentuar e Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, 2005
- ^ a b LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b c d e f g h Guida Arkeologjike e Prizrenit, Komuna e Prizrenit - Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, 2012
- ^ Curcic, Slobodan (2005). Judson J. Emerick (red.). "Renewed from the Very Foundations": The Question of the Genesis of the Bogorodica Ljeviska in Prizren. Archaeology in architecture: studies in honor of Cecil L. Striker. von Zabern. fq. 23. ISBN 9783805334921. Marrë më 26 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jovanović
- ^ Kosovo.net
- ^ Garić, Zoran; Hadžić, Svetlana. "Monastery of the Holy Archangels – Prizren" (PDF). Council of Europe. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shkurt 2009.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ekspertska delegacija Saveta Evropa zavrsila posetu spomenicima Kosova koji su unisteni martovskom pogromu Arkivuar 1 maj 2011 tek Wayback Machine, May 17, 2004, http://www.kosovo.net Arkivuar 14 shkurt 2018 tek Wayback Machine
- ^ Church of St Nicholas (Tutic'church) Arkivuar 29 prill 2012 tek Wayback Machine, Prizren, http://www.rickosovo.org Arkivuar 12 shkurt 2018 tek Wayback Machine, Reconstruction Implementation Commission for Serbian Orthodox Religious Sites in Kosovo
- ^ "Koriša". Monastery of St. Peter of Koriša. Serbian Orthodox diocese of Raška and Prizren. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2010. Marrë më 10 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rešenje Zavoda za zaštitu i naučno proučavanje spomenika kulture NRS u Beogradu, br. 1573 od 16.12.1950.g. Zakon o zaštiti spomenika kulture i prirodnih retkosti (Sl. glasnik NRS br. 54/4).