Lokaliteti arkeologjik romak në Piranë (Arat Qeremide)

monument kulture në Kosovë

Lokaliteti arkeologjik romak në Piranë (Arat Qeremide) është një monument i trashëgimisë kulturore në Piranë, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Lokaliteti arkeologjik romak në Piranë (Arat Qeremide)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPiranë, Prizren, Kosovë
NdërtuarRomake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3442

Historiku

Redakto

Në arat e quajtura “Qeramide” janë vërejtur para disa vitesh gjurmë banesash me mure të ndërtuara nga gurët. Në këto ara janë gjetur vazhdimisht fragmente tullash, enësh, tjegullash si dhe gurë mokre. Lokaliteti gjendet në tokat aluviale, në të majtë të lumit Drini i Bardhë në tokat që sot përdoren intensivisht për bujqësi. Përveç punimeve bujqësore ky lokalitet shihet si i rrezikuar edhe ngandërtimi të shtëpive nga ana e banorëve.

Vërehet sipas gjetjeve se, vendbanimi shtrihet në një sipërfaqe prej10 deri 15 ha. Nga verifikimi janë gjetur mjaftë fragmente enësh qeramike të përdorimit shtëpiak si: pitosa, tasa e pjata tipike të datueshme në periudhën e vonë romake (shek. III-IV). Po ashtu një gur peshoreje prej baltë me formë piramidale të prerë, ka dy vula anepigrafike në faqet e tijnë formë trapezoidi. Vërehet gjithashtu prezenca e materialit ndërtimor, si fragmente tjegullash të tipave solene me buzë të profilizuar, në trajtë sqep zogu dhe tullat kaliptere. E gjithë zona përreth është mjaftë e pasur me material, që shërben për prodhimin e tullave dhe tjegullave. Këtë e dëshmon edhezbulimi i një furre për pjekjen e qeramikës. Po ashtu disa fragmente enësh me glazurë të kuqe dhe jeshile dëshmojnë për vazhdimësinë e këtij vendbanimi, e jetës në këtë vend edhe në kohën mesjetare e mesjetare të vonë.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Përzhita, Luan – Peja, Fatmir, Qendra dhe gjetje arkeologjike të shekujve I-IV, Harta Arkeologjike e Kosovës I, Prishtinë, 2006, f. 175

Lidhje të jashtme

Redakto