Kalaja e Karashëngjergjit
Kalaja e Karashëngjergjit është një monument i trashëgimisë kulturore që gjendet në mes të fshatrave Mazrek dhe Karashëngjergj të Hasit, në Komunën e Prizrenit.[1]
Përmbledhje
RedaktoMuri rrethues i kalasë kap një gjatësi prej 120 m, është i ndërtuar me gurë mesatar dhe i lidhur me llaç të cilësisë së dobët. Gjykuar për nga teknika e ndërtimit të mureve rrethuese dhe materiali sipërfaqësor arkeologjik, mund të thuhet që kemi të bëjmë me një fortifikatë që i takon kohës së mesjetës (shek. IX-XI).[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Guida Arkeologjike e Prizrenit, Komuna e Prizrenit - Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, 2012
- ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ https://www.kosova-sot.info/lajme/159315//