Hamami i Prizrenit
Hamami i Prizrenit ose Hamami i Shemsedin Beut është një hamam i cili ndodhet në Prizren, Kosovë. Hamami është ndërtuar në fund të shekullit XV (1498),[1] prandaj edhe është në Listën e Monumenteve të Kosovës. [2] Ky monument është i miratuar me numër dhe i takon kategorisë "arkitekturale". [3]
Hamami i Prizrenit | |
---|---|
Emri amëtar Hamami i Shemsedin Beut Hamami i Gazi Mehmet Pashës | |
Lloji | Arkitekturale |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Koordinatat | 42°12′14″N 20°44′27″E / 42.20389°N 20.74083°E |
Ndërtuar | Shekulli XV (1498)[1] |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 380/54 |
Nr. i referencës | 437 |
Prezentimi
RedaktoHamami i Prizrenit ndodhet në qytetin e vjetër të Prizrenit dhe është ndërtuar në fund të shekullit XV, më saktë në vitin 1498. Hamami është i llojit "çifte hamam" që është përdorur nga të dy gjinitë në të njëjtën kohë. Është ndërtuar me gurë të ndryshëm. Pjesa e hamamit për meshkuj është pak më e madhe se pjesa tjetër për femra. Hamami ka të gjitha hapësirat që kanë hamamet e këtij lloji, pra përbëhet prej pjesës hyrëse (pjesa për pritje si dhe për pije), pjesës së garderobës, pjesës qendrore ku bëhej larja, djersitja, dëfrimi si dhe pjesës së kaldatores që gjendet në pjesën jugore të objektit. Hamami është ndërtuar nga gur të ndryshëm në kombinim me tulla. Muret kanë një trashësi rreth 90 cm, të suvatuara nga ana e brendshme. Pullazi i objektit ka dy kupola të ndërtuara mbi tambure, në pjesën e ftohtë (pritja) dhe nëntë kupola të vogla që janë mbi pjesën e ngrohtë të Hamamit. Pjesa e garderobës dhe kaldatores është e mbuluar me qemerë. Mbulesa është me tjegulla në pjesën e ftohtë, ndërsa me pllaka të plumbit në pjesët tjera. [3]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 29 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2020. Marrë më 29 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)