Kompleksi i Teqes Sinani
Kompleksi i Teqes Sinani është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Kompleksi i Teqes Sinani | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XVII |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 417 |
Historiku
RedaktoKompleksi i Teqesë Sinani gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në lagjen e “Terzinjve”. Teqeja e tarikatit Sinani është themeluar nga sheh Ali Efendi Rexhep Koro në vitin 1768, ndërsa pasuesit e tij ishin Sheh Mahmudi, Sheh Aliu, Sheh Ganiu, Sheh Hysejini dhe Sheh Abdyrrahimi. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe rreth 22 ari, ku në pjesën perëndimore gjenden rrënojat e teqesë me semahanen – sallën e lutjeve, hajatin dhe mutfakun – kuzhinën, kurse në anën lindore gjendet tyrbja dhe varrezat e vjetra, me mbishkrime në gjuhën osmane. Në pjesën lindore të kompleksit gjenden varrezat e vjetra të shehlerëve dhe dervishëve, dhe të disa figurave të rëndësishme historike nga periudha osmane, sikurse varri i Malkoç Babës, komandant i ushtrisë osmane gjatë shek. XVI; varri i Mehmet Efendiut, i cili supozohet të jetë themelues i parë i teqesë. Tyrbja ka planimetri drejtkëndëshe. Në murin lindor është i vendosur pusi i punuar nga gurët lumorë me planimetri rrethore. Karakteristikë e këtij pusi është se gjysma e bazës gjendet brenda tyrbes kurse gjysma tjetër jashtë saj. Tyrbja ka trajtim të thjeshtë të fasadave, përpos këndit veriperëndimor, i trajtuar me një punim skulptural me forma gjeometrike në trajtë të shkallëzuar. Varrezat e vjetra kanë mbishkrime në gjuhën osmane të skalitura në gurë mermer të formave të ndryshme. Mbishkrimet janë punuar me një mjeshtëri të lartë artistike, në stilin “sulus” dhe “talik”. Pas vdekjes së Sheh Abdyrrahmanit në fund të shek. XX, ky kompleks ka humbur funksionin si teqe e besimtarëve të tarikatit Sinani. Si pasojë e mungesës së funksionit dhe mirëmbajtjes, kompleksi është në gjendje mjaft të vështirë fizike.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine