Kisha e Shën Premtës (Prizren)

monument kulture në Kosovë

Kisha e Shën Premtës (serbisht: Црква Богородица Љевишка Crkva Bogorodica Ljeviška) ose Xhamia e Xhumasë është një kishe dhe ish-xhami e vjetër në rrugën e qytetit të Prizrenit. Ajo është meremetuar në vitin 1306 nga Shtjefën Millutini.[1] Mori statusin xhami në vitin 1455 nga Sulltan Mehmet Fatihu.[2]

Kisha e Shën Premtës
Emri amëtar Bogorodica Ljeviška
Kisha e Shën Premtës
LlojiKishë
VendndodhjaPrizren, Kosovë
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar2010
Nr. i referencës1974

Histori

Redakto

Kisha e Shën Premtes, e cila gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, u rindërtua me urdhërin e mbretit Millutin, më 1306/7.[1] Punët meremetuese u udhëhoqën nga mjeshtrit e njohur të asaj kohe, Nikolla dhe Astrapa, të cilët e pasuruan kishën me një shprehje specifike dhe të pasur arkitektural dhe artistike përmes kombinimit të stilit Bizantin dhe atij të Rashkës. Shkencëtarët për vjetërsinë e kishës pothuajse pajtohen se kjo kishë është rindërtuar mbi një tempull të vjetër. Supozohet se themelet e kishës paleokristiane të fazës së parë (shek. V-VI) e më pas të bazilikës Bizantine (shek. IX), vihen mbi themelet e tempullit Pagan (para erës sonë) të përkushtuar hyjneshës ilire të plleshmërisë dhe lindjes: Prema apo Premta. Pas rindërtimit të kishës nga mbreti Millutin, serbët përdorën emrin e mëparshëm të kishës, por gjithashtu bënë përshtatjen e saj nga Shën Premta në Sveta Petka, kurse emri Sveta Bogorodica Levishka lidhet me rrjedhën e Lumbardhit, ku kjo kishë ndodhet në anën e majtë të tij. Pas rënies së Prizrenit nën Perandorinë Osmane, në vitet 1455/59 dhe shndërrimit të saj në xhami emërtohet si Xhuma Xhami, emra këta që përdoren në popull edhe sot e kësaj dite. Faltorja e re u ndërtua mbi planimetrinë e kryqit. Sipas teknikës së ndërtimit kjo Kishë i takon Kishave të stilit të Bizantit të vonshëm. Fillimisht ajo ishte trianiatëshe, gjatë rindërtimit të vitit 1306/7 iu shtuan edhe dy kupola me ç’rast formohen pesë aniatat. Aso kohe në anën perëndimore ndërtohet eksonartreksi me kambanarë. Muret e brendshme të kishës janë të pasura me afreska. Shtresa e parë e afreskave i takon periudhës mesjetare Bizantine ku mbizotërojnë shqiponjat dykrenare. Në shtresat e mëvonshme, dominojnë kompozicionet me motive biblike dhe të personaliteteve nga dinastia e Nemanjidëve etj. Në rrjedhat e kohës me shndërrimin e saj nga kisha në xhami ajo përjetoi disa ndryshime si: - u suvatuan muret e brendshme, - u mbyllën disa dritare, - iu hoq absida, - u ndërtua minarja mbi kambanarë. Me luftën e parë Ballkanike më 1912 xhamia rikthehet në kishë. Minarja e saj u rrënua më 05.06.1923. Më 1948 vihet nën mbrojtjen e ligjit me numrin 352. Në vitet 1950-‘52 u bë restaurimi-konservimi i tërësishëm i objektit dhe afreskave. Atëherë u bënë edhe gërmime arkeologjike në objekt dhe oborr. Pas këtyre ndërhyrjeve objekti shndërrohet në muze. Në vitet ‘70-‘80 pati restaurime - konservime të objektit dhe freskave murale. Objekti pati dëme nga zjarri, në brendi dhe kulm të saj më 2004. Gjatë viteve 2005-2008 është bërë restaurimi i saj nga Komisioni për Implementim të Rekonstruimeve për Lokalitetet Religjioze Ortodokse Serbe në Kosovë. Kjo kishë, është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESKO-s, në vitin 2006.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Rexha, Enver (2 mars 2018). "Si u shnderruan kishat katolike shqiptare ne kisha ortodokse serbe?". Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 13 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Databaza e trashëgimisë kulturore - Kisha e Shën Premtës". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2020. Marrë më 31 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)