Ndërtesa e Kuvendit të vjetër
Ndërtesa e Beledies - Kuvendit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Ndërtesa e Beledies | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 628 |
Historiku
RedaktoNdërtesa e Kuvendit të vjetër është ndërtuar në lagjen Tabakhane në shekullin XIX-të dhe ka shërbyer si Komunë për autoritetet Osmane në Prizren. Gjendet në kufirin perëndimor të Zonës Historike të Prizrenit, në bregun verior të Lumbardhit. Ndërtesa ka planimetri drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në kat. Karakterizohet me trajtim të pasur të fasadave me dekorime të plastikës murale me elemente të stilit Barok. Fasada ballore, ajo kah rruga mbi derën hyrëse e ka ballkonin e rrethuar me gardh të hekurt. Enterieri karakterizohet me elemente të drugdhendjes, në shtyllat e punuara, parmakët e shkallëve dhe tavanet. Vlen të përmendet tavani në dhomën kryesore të katit, i punuar me drugdhendje dhe i dekoruar me piktura murale me motive florale. Në anën veriore të ndërtesës gjatë shekullit XIX rridhte përroi dhe pranë tij ishte ndërtuar kroi i gurit “Beledije”. Me rastin e ndërtimit të aksit rrugor ky krua është dislokuar në sheshin e Dëshmorëve. Në vitet 2010/2011 me donacione nga Bashkimi Evropian Zyra në Kosovë, bëhet restaurimi i tërësishëm i objektit me ç’rast objekti shndërrohet në Qendër e parë Regjionale për Trashëgimi Kulturore në Ballkan. Krahas qendrës së trajnimeve, në këtë ndërtesë gjendet edhe Zyra Turistike e Informimit për qytetin e Prizrenit. Ndërtesa e Beledies paraqet një shembull unik të një ndërtese publike, administrative të ndërtuar gjatë shek. XIX dhe si e tillë ka vlerë të lartë historike, artistike dhe shoqërore.[2][3]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2023. Marrë më 24 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://culturalbridgepz.org/en/directory/municipality-or-the-old-assembly-building/