Xhamia e Suzi Çelebiut
Xhamia e Suzi Çelebiut është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Xhamia e Suziut | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XVI |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 349 |
Përmbledhje
RedaktoXhamia e Suzi Çelebisë është ndërtua në vitin 1523, dhe është objekti i dytë më i hershëm islam në qytetin e Prizrenit dhe i pari arkitektonik komplet islam. Ka planimetri drejtkëndëshe me kulm katërujorë të mbuluar me tjegulla. Hajati i saj është ngritur mbi njëmbëdhjetë shtylla druri dhe mbulohet me kulm treujorë. Mbi shtyllat e drurit është i punuar kapiteli i dekoruar me forma harkore. Në oborr të xhamisë gjenden varrezat e vjetra të parisë myslimane të qytetit. Aty gjendet edhe tyrbja ku është varrosur edhe Suzi Çelebiu dhe vëllai i tij, Nehari in Abdullah; të dy njihen si ndër poetët e parë në Prizren.[2] [3] [4]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
- ^ Trashegimia e evidentuar e Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, 2005