Mulliri i Shotmanit
Mulliri i Shotmanit i njohur gjithashtu edhe si Mulliri i Pintollit është një monument i trashëgimisë kulturore që gjendet në qytetin e Prizrenit. [1]
Përmbledhje
RedaktoMulliri i Shotmanit është ndërtuar në vitin 1641 dhe konsiderohet të jetë mulliri më i vjetër në Prizren. Aktualisht MUlliri i Shotmanit shërben si restorant e që paraqet një vend aktraktiv për turizmin. Mulliri u rindërtua në fillim të vitit 2000 sipas gjurmëve të mullirit të vjetër. Ky mulli paraqet njërin prej mullinjve të paktë që kanë mbijetuar në qytet. Rreth viteve 1950 në Prizren, shtriheshin pesëmbëdhjetë mullinj aktivë pranë lumit. Sot, mulliri funksionon si një kafene, por në brendi janë ruajtur elementet origjinale të cilët shërbenin për funksionim të tij: gurët për bluarjen e grurit, elementet prej druri për klasifikimin e grurit dhe kanalet prej guri ku rrjedh uji i cili depërton nën ndërtesë dhe vazhdon të derdhet në lumë.[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Prizreni në Retrovizore Arkivuar 22 shkurt 2014 tek Wayback Machine, Ec Ma Ndryshe
- ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 14 mars 2018 tek Wayback Machine