Kalaja e Vashave
Kështjella e Epërme ose Kalaja e Vashave (serbokroatisht: Bistrički Višegrad, turqisht: Kiz Kalesi) është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "trashëgimi arkeologjike", i miratuar me numër 1583/48.
Kështjella e Epërme (Kalaja e Vashave) | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Mesjetë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 1583/48 |
Nr. i referencës | 2948 |
Historiku
RedaktoKështjella e Epërme ose Kalaja e Vashave (e njohur në burimet sllave edhe si Vishegradi) gjendet në Kompleksin e Lumbardhit, e vendosur në një lartësi prej 12m dhe me një sipërfaqe prej 75 m² në formë katrori.[2] Përbëhet prej 4 kullave, 3 nga të cilat janë të njëjta e më të vogla, kurse ajo e hyrjes është më e madhe dhe dykatëshe. Këtu është zbuluar edhe Kisha e Shënkollit. Kështjella është shumë më e hershme se Manastiri i Kryeengjujve dhe ka lidhje kronologjike me Kalanë e Prizrenit. Është përdorur edhe në kohën osmane, si stacion i batalioneve të ushtrisë. Sipas legjendave këtu janë vendosur vajzat që kanë qenë në shërbim të ushtrisë osmane, dhe për këtë edhe quhet “Kalaja e Vashës” (turqisht: Kiz Kalesi), prandaj në literaturë mund ta gjejmë edhe me emrin Kiz Kalesi.[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Oferta Kulturore e Prizrenit" (PDF). Prizren: Rrjeti i Organizatave të Kulturës. 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 17 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kulturë". Sharri Region. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 17 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
- Commons: Kështjella e Epërme (Kalaja e Vashave) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |