Ura e Arastës është një monument i trashëgimisë kulturore që gjendet në qytetin e Prizrenit.[1]

Ura e Arastës dhe Kalaja e Prizrenit në prapavijë

Përmbledhje

Redakto

Ura e Arastës është ndërtuar në shekullin e XVIII dhe ndodhet në qendër të qytetit. Dikur ishte pjesë e Bezistanit (treg i mbuluar). Në të dy anët e urës mbi lumë, kishte locale të ndyrshme si: Argjendari, Dyqan për shitjen e armëve, Gurëve të çmuar etj. Po ashtu, bezistani përfshinte dhe një numër të madh të dyqaneve të ndryshme si: Shitja e mallërave të ndryshme, Importe të ndryshme etj. Bezistani shtrihej mes xhamisë së Sinan Pashës dhe Hamamit të Gazi Mehmet Pashës. Bezistanet ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare qytetare. Në Shqipëri, në shekujt XVII dhe XIX u ndërtuan besiztane në shumë qytete si: Shkodër, Berat, Elbasan, etj. Bezistani më i njohur ishte Bezistani i Shkodrës, i ndërtuar në vitin 1807-1808, nga veziri Ibrahim Pashë Bushatlliu. Edhe në Kosovë u ndërtuan bezistane si në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren. Mirëpo, Bezistani i Prizrenit u dogj në vitin 1835.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Trashegimia e evidentuar e Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, 2005
  2. ^ https://kosovapost.net/urat-mjet-komunikimi-ndernjerezor-dhe-multikulturor-ne-prizren/
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Ura e Arastës.

Lidhje të jashtme

Redakto