Kisha e Shën Mërisë (Voskopojë)

monument kulture në Shqipëri

Kisha e Shën Marisë (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971".

Kisha e Shën Marisë (Voskopojë)
Kisha e Shën Marisë (Voskopojë)
LlojiArkitekture
VendndodhjaVoskopoje, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°38′08″N 20°35′29″E / 40.635517°N 20.591486°E / 40.635517; 20.591486
NdërtuarPERIUDHA Post Bizantine
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar17.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO062
TipologjiaKishë
Kisha e Shën Mërisë (Voskopojë) ndodhet në Shqipëria
Kisha e Shën Mërisë (Voskopojë)
Kisha e Shën Mërisë në hartë

Kisha e Shën Marisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, Korçë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar në periudhën post bizantine.[2]

Kisha njihet ndryshe si "Fjetja e Shën Marisë". Ajo është kisha më e madhe në Voskopojë, e cila ka shërbyer si katedrale e qytetit të dikurshëm. Është ndërtuar rreth vitit 1699, me një kombinim të përkryer të tipit bazilikal, me mbulesat e kurbëzuara, me harqe dhe kupola. Nga tërësia e ndërtimit të dikurshëm, naosi dhe kambaneria janë ende në këmbë. Në programin ikonografik vendin kryesor e zë Himni Akathist, që i dedikohet Shën Marisë dhë përbëhet nga 24 skena, aq sa strofa ka edhe himni.

Histori dhe përshkrim

Redakto

Kisha mendohet të jetë filluar së ndërtuari në 1694 dhe përfunduar në 1699, kurse dekorimet janë të vitit 1712.[3]

 
Interior decorations of St. Mary's Church

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. ^ "Kisha e Shën Marisë, Voskopojë". Marrë më 2025-02-13.
  3. ^ Rousseva, Ralitsa (2003). "Iconographic Characteristics of the Churches in Moschopolis and Vithkuqi (Albania)" (PDF). Makedonika. 35 (04): 163–191. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 tetor 2016. Marrë më 2010-11-07. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto