Kisha e Shën Nikollës (Drajçiq)

monument kulture në Kosovë

Kisha e Nikollës së Shejntë, Drajqiq është një monument i trashëgimisë kulturore në Drajçiq, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-239/5 .

Kisha e Nikollës së Shejntë, Drajqiq
LlojiArkeologjike
VendndodhjaDrajçiq, Prizren, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02-239/5; LZVM
Nr. i referencës2953

Në lagjen Millaçiqi, në qendër të fshatit Sredskë, pranë shkollës fillore gjendet kisha kushtuar Shën Nikollës, e ndërtuar rreth vitit 1875. Fshati Sredskë gjendet 12 km në perëndim të Prizrenit, në krahun e majtë të aksit rrugor Prizren – Prevallë. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën tri faqëshe në murin lindor. Është kishë njëaniatëshe, e mbuluar me qemer gjysmëharkor. Në pjesën hyrëse, atë perëndimore gjendet edhe pjesa e narteksit dhe kambana. Objekti është ndërtuar me gurë shtufe dhe gurë lumi, me llaç gëlqeror si material lidhës. Nga ana e jashtme objekti është i pa suvatuar derisa nga brenda është suvatuar dhe ngjyrosur me ngjyrë të bardhë. Kulmi është dy ujor, i mbuluar me pllaka të plumbit dhe llamarinës. Në fasadë të kishës gjenden disa hapje gjysmë rrethore dhe nisha gjithashtu me hark gjysmë rrethor. Enterieri i kishës është i pasur me ikonostas të punuar në drugdhendje dhe ikona të shenjtërve. Në oborr të kishës gjenden varrezat e fshatit.[2]

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kisha e Nikollës së Shenjtë (Prizren)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto