Kisha e Zojës së Bekuar
Kisha e Zojës së Bekuar është një monument i trashëgimisë kulturore në Bellopojë, Pejë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-945/64.
Kisha e Zojës së Bekuar | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Bellopojë, Pejë, Kosovë |
Ndërtuar | Mesjetë |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 02-945/64 |
Nr. i referencës | 379 |
Historiku
RedaktoNë të djathtë të rrugës Pejë-Deçan, në fshatin Bellopojë, gjendet kisha kushtuar Zonjës së Bekuar, e ndërtuar në fund të shekullit XIX. Kjo kishë ortodokse është një rindërtim i realizuar mbi themelet e një objekti po ashtu fetar nga një periudhë e mëhershme. Sa i përket kishës së vjetër nuk kemi të dhëna në lidhje me kërkime arkeologjike që do të dëshmonin trajtat, planimetrinë dhe tipologjinë e objektit të vjetër. Kisha e tanishme është ndërtuar me mjetet e dhuruara nga esnafët e Pejës. Kishën e pasurojnë afreskat posbizantine si dhe reliktet e ritit fetar. Në kuadër të kishës janë konaqet dhe varrezat.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kisha e Zonjës së Bekuar (Pejë)". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 28 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |