Kisha mesjetare në Smrekonicë
Kisha mesjetare në Smrekovnicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekovnicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Kisha mesjetare në Smrekovnicë | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Smrekovnicë, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Mesjetë |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3487 |
Historia
RedaktoRreth 4km në veriperëndim të fshatit Smerkovnicë (Qytezë) gjendet një kodër shkëmbore e emërtuar nga popullata vendëse ‘Birat e Kishës’. Emërtimi përcakton vrimat shpellore që vërehen prej së largu, tri sosh, të thelluara në shkëmbin e kodrës, në shenjë kujtese për kishën e moçme, rrënojat e të cilës ndodhen vetëm disa metra rrëzë anës veriore të kodrës, në luginë, buzë anës së majtë të përroit të thellë të Rekës së Keqe, në një ambient pitoresk, të tërhequr e paqësor.[2]
Kodra e Birave të Kishës në veri, së bashku me Kodrën e Cërnushës në jug, formojnë një grykë të ngushtë ndërmalore. Kjo grykë e cila përshkohet nga përroi i zënë ngojë, zgjerohet në drejtim të anës lindore në luginë të njohur me emrin Lugu i Rekës së Keqe. Lugina në trajtë kanjoni në të dy anët rrethohet me një varg kodrash të larta. Kisha ndodhet në terren të pyllëzuar. Fjala është për një kishë e orientuar në drejtim lindje-perëndim. Vërehet qartë naosi qendror në trajtë drejtkëndëshi, përmasash rreth 12 x 6m, me absidaë gjysmërrethore nga ana e brendshme, e cila siç duket nga ana e jashtme mbaron në trajtë trekëndëshi.[2]
Muret e naosit ruhen prej lartësisë 0.6 deri në 2.0m. Murët e kompleksit të bazilikës janë ndërtuar me gurë të thyer, të mëdhenj e mesatarë, të lidhur me llaç cilësor, me qëllim që të arrihet vendosja vertikale e rreshtave të gurëve. Kjo teknikë murimi e cila ndeshë në një varg kështjellat e atikitetit të vonë në Dardani është element mjaft shpresëdhënëse për datimin e bazilikës në antikitetin e vonë, përkatësisht në mesjetën e hershme. [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b c Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 191–192.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine