Klagenfurt am Wörthersee
46°37′N 14°18′E / 46.617°N 14.300°E
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Klagenfurt am Wörthersee (slovenisht: Celovec) është kryeqyteti i njësisë federale të Korushkës në Austri. Emri zyrtar është Klagenfurt am Wörthersee. Me një popullsi prej 92.404 banorësh (2006.) Klagenfurti është qyteti më i madh i Korushkës dhe i gjashti në Austri. Pjesa më e madhe e popullsisë ose 89,4% janë austriakë pastaj 3,3% kroatë dhe rreth 2% janë sllovenë.
Historia
RedaktoSipas legjendës Klagenfurti u themelua në vendin ku u vra kulçedra e cila jetonte në moçalin përreth, në qendërtë qytetit është e vendosur skulptura e kulçedrës e cila është edhe simbol i qytetit. Sipas burimeve historike qytetin e formoi konti Herman në mes të shekullit XII. Në vitin 1246 djali i tij Bernhard qytetin e çvendosi në lokalitetin e sotëm sepse në vendin e mëparshëm kërcnohej nga vërshimet e shpeshta. Qyteti ka formën e katërkëndëshit me rrugë të drejta dhe nëpërmes qytetit kalon një kanal i cili lidhet me liqenin Wörthersee. Në vitin 1809 ushtria e Napoleonit i shkatërroi muret rrethuese të qytetit. Në vitin 1863 u ndërtua hekurudha e cili bëri lidhjen me Vienën dhe Trieshtën dhe ndikoi në zhvillimin ekonomik të qytetit. Në shekullin XIX shumicën e banorëve e përbënin sllovenët dhe qyteti ishte qendër kulturore e tyre, aty kanë jetuar dhe krijuar intelektualë shkrimtarë shkencëtarë dhe artistë si (Anton Martin Slomšek, Jurij Japelj, Anton Janežič, Andrej Einspieler, Matija majar i France Prešeren). Ata prej klagenfurti shpërndanin idetë e rilindjes kombëtare të popullit slloven. Pas luftës së parë boërore dhe coptimit të Austro-Hungarisë u hap kontesti në mes Austrisë dhe Mbretërisë të SKS në lidhje me përkatësinë e Korushkës. Në vitin 1920 sipas një marrëveshjeje paqësore u mbajt një referendum në të cilin 60% e popullsisë u përcaktua që Korushka të mbetetnë Austri. Pas këtij vendimi numri e sllovenëve filloi të zvogëlohet shumë. Gjatë luftës së dytë botërore qzteti u bmbardua dhe trupat britanike hynë në qytet pak para partizanëve jugosllav të cilët kërkonin që Korushka tëfutej nëpërbërje të Jugosllavisë. Pas kërcënimeve të britanikëve forcat jugosllave u tërhoqën nga Austria. Dri në vitin 1955 Klagenfurti i takonte zonës okupuese britanike.
Gjeografia
RedaktoKlagenfurti ndodhet në pjesën jugore të Austrisë në një luginë në mes Alpeve dhe malit Karavanke. Në perëndim të qytetit ndodhet liqeni Wörthersee që është qendër rekreative dhe shpesh me përkëdhelje quhet "Deti i Austrisë". Nëpër qytet rrjedh lumi Vang, jo larg qytetit në jug rrjedh lumi Drava.
Klima është kontinentale me ndryshime relative të mëdha të temperaturës nga shumë të ulta në shumë të larta. Nga Karavanket fryn një erë e ngrohtë që vendasit e quajnë Föhn (fen) e cila në pranverë bën që të shkrihet shpejtë bora e dimrit
Objekte kulturore
RedaktoSheshi kryesor quhet Alter Platz rreth të cilit janëtë ndërtuara ndërtesa në stilin e renesansës në qendër është Lindworm me kulçedrën si simbol. Aty pranë është edhe një katedralë madhështore në stilin barok me një sahat kullë. Turizmi kryesisht zhvillohet përreth liqenit në të cilin është plazhi më i madh liqenor në Evropë. Pranë parkut të madh ndodhet qendra Minimundus në të cilin ndodhen kopjet në minijaturë të ndërtesave më të rëndësishme të botës. Përreth liqenit ndodhet edhe kështjella Maria-Loretto. Në rrethinë ka edhe një numër të caktuar kështjellash tjera.