Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja e sajë në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje.

Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra,veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si: diellosjen (insolacionin), temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike, erërat, etj.

Elementet klimatike

Redakto

Diellosja

Redakto

Diellosja (insolacioni) është e rëndësishme për botën e gjallë (bimët, kafshët, njerëzit), për bujqësi, turizëm, shëndetësi etj. Në diellosje ndikon gjerësia gjeografike (këndi i rënies së rrezeve të diellit), relievi (lartësia, ekspozicioni), vranësia, erërat. Në gjerësitë tona gjeografike (42-43 shkallë) diellosja vjetore do të duhej të zgjaste 4450-4460 orë në vit ose 12,2 orë në ditë 9 mesatarisht).

Në të vërtetë diellosja në Kosovë zgjatë 2079 orë ose 5,7 orë në ditë, që është 47% nga diellorja e mundshme. Diellosja më e vogël është në viset malore dhe afër tyre dhe gjatë muajve të dimrit. Diellosja në muajin dhjetor është mesatarisht 54 orë gjithsej ose 1,7 orë në ditë, kurse gjatë muajve të verës (mbi 250 orë në muaj ose 8,3 orë në ditë). Diellosja është diçka më e lartë në Rrafshin e Kosovës se të Dukagjinit, sepse malet ne Rrafshin e Kosoves janë me te uleta se ne Rrafshin e Dukagjinit.

Të mbuluarit e qiellit me re në Kosovë sillet në mes 52-58 % dhe është diçka më e vogël në rrafshin e Kosovës se në Rrafshi i Dukagjinit. Të mbuluarit e qiellit me re ndryshon sipas muajve. Më e lartë është në muajt e dimrit, kah fundi i vjeshtës dhe fillimin e pranverës, kur ka më shumë reshje dhe mjegulla. Më shumë ditë të vrërëta ka në viset pran maleve të larta (Alpet Shqiptare dhe Sharr), e më pak në Rrafshin e Kosovës, Anamoravë e Drenicë.

Temperatura e ajrit

Redakto

Ritmi i temperaturës ndryshon gjatë ditës dhe muajve. Temperatura është më e ulët në janar (-9 °C), më e lartë në korrik e gusht (28 °C). Temperatura mesatare në Kosovë në stinën e dimrit është rreth 1 °C, në pranverë e vjeshtë rreth 10,8 °C, në verë 20,8 °C. Temperatura vjetoren Kosovë lëkundët në mes 9 °C në Podujevë e deri 12 °C në Prizren, në Dukagjin 11 °C, në rrafshin e Kosovës 10 °C, në viset submalore 7 °C, malore në mes 0 °C (Luboteni) dhe 2 °C në Kopaonik. Pra më i ngrohët është Dukagjini se rrafshi i Kosovës, Drenica e Llapi .

Vlerat ekstrme pozitive të temperaturave në Kosovë lëvizin në mes +37 dhe 39 °C, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes –22,5 °C dhe –32,5 °C. Vlerat ekstreme negative për fat të mirë në Kosovë janë më të rralla, përndryshe sjellin dëme të mëdha bujqësisë, sidomos hardhisë dhe pemëve.

Ditët me acar mesatarisht zgjasin rreth 90 ditë dhe më të shpeshta janë në rrafshin e Kosovës se të Dukagjinit. Periudha me temperatura nën zero zgjat prej dekadës së parë të tetorit e deri në dekadën e parë të prillit. Në Kosovë nuk janë të rralla ditët me temperatura në mes 25 °C e 30 °C, ndërsa numri i ditëve me temperatura tropike (mbi 30 °C) lëvizë në mes 25-30 ditë, më shumë në Dukagjin se ne Kosovë. Temperaturat tropike më shpesh paraqiten në korrik e gusht, por ato ndodhin edhe në qershor e maj.

Sa i përket masave ajrore, mbi Kosovë depërtojnë masa ajrore të ngrohta nga gjerësitë gjeografike tropike veriore dhe masa të ftohta nga gjerësitë gjeografike mesatare veriore. Në viset perëndimore dhe jugore dominojnë kryesisht masat ajrore të ngrohta detare, kurse në viset lindore dhe veriore mbizotërojnë masat ajrore kontinentale.

Pozita gjeografike

Redakto

Kosova, sa i përket gjerësisë Kosova gjendet në mes të Evropës Jug-Lindore. Kosova, shtrihet mes paraleles 42° e 44° të hemisferës veriore të Tokës dhe mes meridianit 20° e 22°. Duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik. Kosova, pasi që gjendet në këto gjerësi dhe gjatësi gjeografike, edhe veçoritë klimatike të saj janë ato të cilat i karakterizojnë shumicën e vendeve që gjenden në brezin e mesëm klimatik. Në Kosovë, pozita gjeografike e saj kushtëzon që tiparet e klimës të jenë me karakter Mesdhetarë dhe Kontinental .[nevojitet citimi]

Relievi

Redakto

Relievi ndikon tek klima nëpërmjet lartësisë së madhe mbi nivelin e detit (me rritjen e lartësisë ulet temperatura, rritet sasia e të reshurave, rritet numri i ditëve me reshje bore dhe trashësia e saj). Relievi i Kosovës është i llojllojshëm dhe përbëhet prej formave të ngritura ( maleve dhe vargmaleve ), formave të ulëta ( fushëgropave dhe luginave ), formave të krijuara me lëvizje tektonike ( vargmalet, malet, fushëgropat, luginat tektonike ), format erozive, format akumulative, etj.

 
Malet e Sharrit, Dragash

Malet përbëjnë rreth 63% të territorit të Kosovës dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe malet qendrore, ndërsa sipas lartësisë: të larta, të mesme dhe të ulëta. Malet periferike kanë pozitë skajore, e rrethojnë Kosovën, janë në formë vargmalesh, grup malesh dhe si male të veçuara, të cilat shtrihen edhe jashtë territorit të saj. Në grupin e maleve periferike bëjnë pjesë: Bjeshkët e Nemuna, malet e Hasit, malet e Sharrit, etj. Këto male shquhen edhe për lartësi të madhe mbidetare, ndërsa maja më e lartë malore në tërë këto është Gjeravica (2656m), e cila gjendet në Bjeshkët e Nemuna. Këto male kanë ndikim shumë të madh në formimin e klimës së Kosovës, pasi që e pengojnë depërtimin e erërave të ngrohta detare në drejtim të lindjes dhe veriut, ndërsa në anën tjetër e pengojnë depërtimin e erërave të ftohta kontinentale në drejtim të jugut dhe perëndimit.

Malet qendrore shtrihen në pjesët e brendshme të territorit të Kosovës, përkatësisht në mes rrafshit të Dukagjinit dhe rrafshit të Kosovës. Grupi i maleve qendrore që shtrihen në pjesët e rrafshit të Dukagjinit përbëhet nga këto male: Zatriq (1039m), Bajrak, Gremnik, të larta në mes 706 dhe 1039m. Grupi i maleve qendrore që shtrihen në pjesët e e rrafshit të Kosovës përbëhet nga këto male: Carraleva, Lipovica, Goleshi, Berisha, Kosmaçi, Drenica, etj. Të larta në mes 800 e 1200m . Ndikimi i këtyre grupeve të maleve në formimin e klimës në Kosovë qëndron në atë se në njërën anë e pengojnë depërtimin e masave ajrore mesdhetare në drejtim të veriut dhe lindjes, ndërsa në anën tjetër e pengojnë depërtimin e masave ajrore kontinentale e të ftohta në pjesët jugore dhe perëndimore.

Fushat dhe luginat

Redakto

Relievi zbritur (ulët) është i pranishëm me fushëgropa, fusha, lugina lumore, pllaja, lugina grykore dhe forma te tjera të brendshme (shpella) e të jashtme (cirqe, tarraca, rrafshe liqenore, etj.) Fushëgropa më tipike është ajo e rrafshit të Dukagjinit, e cila është e lëshuar mes maleve periferike dhe atyre qendrore, konkretisht në rajonin perëndimorë të Kosovës. Dimensionet e rrafshit Dukagjinit janë 70 km gjatësi dhe rreth 43 km gjerësi. Kjo fushëgropë ka rreth 3000 km katrorë dhe është e prerë nga shumë lumenj.

Kjo fushë ka ndikim të madh në klimën e Kosovës, e sidomos në rajonin perëndimorë, pasi që përmes luginës së Drinit depërtojnë masat ajrore të nxehta mesdhetare, e ku rëndësi të madhe ka sidomos në bujqësi. Luginat lumore të rrafshit të Dukagjinit paraqesin hapësirat më të përshtatshme për banim dhe prodhimtari bujqësore, andaj edhe janë shumë të dendura për nga numri i banorëve. Nëpër të rrjedhin lumenjtë: Drini i Bardhë, Lumëbardhi i Pejës, i Deçanit, i Prizrenit, Ereniku, Mirusha, etj. Rrafshi i Dukagjinit edhe pse paraqet një tërësi, ndahet në disa fusha si: fusha e Istogut, Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe e Mirushës.

Fusha e Kosovës ose Rrafshi i Kosovës: Është një fushë tjetër, e lëshuar mes dy sistemesh malore, atij qendrorë dhe atij lindorë, ka formë të zgjatur (84 km) e të ngushtë gjerësi mesatare (16 km) dhe shtrihet prej Mitrovicës në veri deri në Kaçanik në jug, me një sipërfaqe rreth 1300 km katror.

Kjo Fushë është e krijuar me lëvizje tektonike dhe përmban shtresa thëngjilli në pjesën qendrore të saj. Fundi i fushës gjendet në lartësinë 550-600m, zbret prej dy anëve në drejtim të Sitnices, përkatësisht të lumenjve Nerodime dhe Lepenc, kurse malet anësore që gjenden për rreth saj ngritën deri në 1000m. Pasi që kjo fushë është më e hapur ndaj veriut, si dhe dallohet me një lartësi më të madhe mbidetare, atëherë në të më tepër shfaqen masat ajrore kontinentale që vijnë nga ana e veriut. Fusha e Drenicës është e lëshuar në mes maleve qendrore, përgjatë rrjedhës së lumit Drenica, i cili duke dalë nga kjo fushë, krijon një grykë dhe pastaj derdhet në Sitnicë. Në pjesën verilindore të Fushës së Kosovës, në mes malit Kopaonik dhe maleve lindore shtrihet Fusha e Llapit, e cila është më e lartë se fusha e Kosovës. Në pjesën juglindore gjendet Anamorava, e cila ka një gjatësi prej 41 km dhe gjerësi 16 km ( rreth 650 km katrorë ). Pothuajse gati njehtë si në Fushën e Kosovës, edhe në Fushën e Drenicës, të Llapit dhe të Anamoraves, shprehen karakteristika të masave ajrore të ftohta kontinentale, pasi që dallohen me lartësi më të madhe mbidetare se Rrafshi i Dukagjinit, dhe janë më te hapura ndaj veriut.[nevojitet citimi]

Lartësia mbidetare

Redakto

Lartësia mbidetare ka ndikim të madh tek klima, pasi që nëpërmjet lartësisë së madhe mbi nivelin e detit, konkretisht me rritjen e lartësisë mbidetare ulet temperatura e ajrit ( për çdo 100m, temperatura zbret për 0.60C ), rritet sasia e reshjeve, numri i ditëve me reshje bore dhe trashësia e saj, etj. Kosova dallohet me një lartësi mbidetare mesatare prej 811 metra. Lartësia mbidetare në rrafshe luhatet prej 400 deri 700 metra, ndërsa pika më e ulët prej 297 metrash dhe ndodhet në Vermicë, afër kufirit me Shqipërinë, kurse pika më e lartë është Gjeravica me 2656 metra.

Ujërat

Redakto
 
Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit, Pejë

Ndikimi i ujërave ose botës ujore në klimë shprehet në zbutjen e temperaturës, në krijimin e qarkullimit lokal të erërave tokësore ose detare, në shtimin e lagështisë së ajrit, etj. Kosova dallohet me një hidrografi të pasur , por e cila nuk është e shpërndarë njësoj brenda territorit të saj , pasi që Rajoni Perëndimor ka pasuri më të mëdha ujore se sa ai Lindor. Edhe pse Kosova nuk ka dalje në dete apo oqeane , ajo brenda territorit të saj ka disa lumenj , liqene etj.

Lumenjtë

Redakto
 
Lumbardhi Pejës‎ në gryken e Rugoves

Ndikimi i lumenjve në klimë qëndron në atë se ato e zbusin klimën , e sidomos përmes masave ajrore të nxehta që depërtojnë përmes luginave të tyre , e në këtë rast duhet cekur lumin Drini i Bardhë , përmes luginës së të cilit depërtojnë masat ajrore detare nga Mesdheu , andaj edhe në Rrafshin e Dukagjinit vijnë në shprehje tiparet e klimës së modifikuar mesdhetare. Përveç lumit Drini i Bardhë , në territorin e Kosovës gjenden edhe disa lumenj të tjerë , cilët kanë ndikim në klimë, si p.sh. Ibri , Lepenci, Ereniku etj. Në malin e Nerodimës ( Suka e Dërmanit ), ujërat e Kosovës ndahen në tri pellgje, duke rrjedhur në drejtim të tri deteve : në Detin Adriatik , në Detin Egje dhe në Detin e Zi. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km katror , 6.8% më e madhe se sipërfaqja administrativo – politike , që tregon se pjesa dërmuese e ujërave krijohen brenda sipërfaqes së saj. Pjesa më e madhe e ujërave të territorit të Kosovës i takon ujëmbledhësit të Detit të Zi ( 50.7% ), 43.5 % i takon ujëmbledhësit të Detit Adriatik , ndërsa pjesa tjetër prej 5.8 % i takon ujëmbledhësit të Detit Egje. Ujëmbledhësit të Detit të Zi i takojnë këta lumenjtë : Ibri , Sitnica , Drenica , Llapi , Morava e binçës , Nerodima dhe Krivareka. Ujëmbledhësit të Detit Adriatik i takojnë : Drini i Bardhë me degët e tij , përkatësisht me Lumin e Istogut , Lumëbardhin e Pejës , të Deçanit , Erenikun , Lumin e Klinës , Mirushën , Toplluhën , Lumëbardhin e Prizrenit , Lumin e Plavës dhe atë të Restelicës. Ndërsa , ujëmbledhësit të Detit Egje i takojnë Lepenci dhe Nerodima. [nevojitet citimi]

Në Kosovë , varësisht nga mënyra e të ushqyerit të lumenjve me ujë ( nga shiu ose bora e shkrirë ) dhe nga maksimumi dhe minimumi ( i parë, i dytë dhe i tretë ) i sasisë së ujit në lumenj,dallohen dy regjime , dy tipa me nga tri variante : regjimi nivalo – pluvial dhe regjimi pluvio – nival.
-Regjimit nivalo – pluvial ( bore – shi ), (lumenjtë e tipit alpin , që rrjedhin prej maleve të larta të Kosovës) të variantit malor të Dukagjinit , të Moknes dhe të Sharrit i takojnë këta lumenj : Drini i Bardh, Lumi i Istogut , Lumëbardhi i Pejës , i Deçanit , i Prizrenit , Ibri , Lumi i Plavës , Restelica dhe Lepenci. Këta lumenj, maksimumin e parë e kanë në maj, të dytin në prill, ndërsa të tretin në qershor , apo edhe në mars.

-Regjimit pluvio – nival ( shi – borë ), ( lumenjtë që burojnë në malet e ulëta e të mesme të pjesës qendrore e lindore të Kosovës ) të variantit dukagjin – lindor , lindor të Kosovës dhe të Anamoravës, i takojnë këta lumenj : Klina , Mirusha , Toplluha , Ereniku , Sitnica , Llapi , Drenica , Morava e Binçës, Nerodima dhe Krivareka , me maksimumin e parë dhe të dytë në shkurt ose në mars , të tretin në maj ose prill , ndërsa minimumin e kanë në shtator dhe gusht. Lumenjtë e regjimit të parë i takojnë kryesisht anës perëndimore të Kosovës ( Rr. Të Dukagjinit ) , ndërsa lumenjtë e regjimit të dytë i takojnë kryesisht anës lindore të Kosovës ( Rr. Të Kosovës ). Prurjen më të madhe e kanë lumenjtë e tipit alpin , kryesisht ata që shtrihen në rajonin perëndimor të Kosovës , ndërsa prurje më të vogël e kanë lumenjtë e rajonit lindor të saj. Gjatësi më të madhe kanë lumenjtë që shtrihen në rajonin lindor se sa ata që shtrihen në rajonin perëndimorë, ndërsa dendësia më e madhe e rrjetit lumor është në rajonin perëndimorë të Kosovës.[nevojitet citimi]

Liqenet

Redakto

Liqenet kanë ndikim të madh në klimë, pasi që me avullin e ujërave të tyre ndikojnë në zbutjen e klimës dhe po ashtu janë të lidhur më tepër edhe me reshje atmosferike, sepse reshjet anojnë ml tepër nga ujërat. Në Kosovë, hasim tri lloje të liqeneve natyrore: akullnajore (glaciale apo malore), lumor dhe relikte. Përveç tyre, gjenden edhe disa liqene artificiale. Liqenet akullnajore (glaciale apo malore), në numër më të madh gjenden në Malet e Sharrit (16 liqene) dhe në Bjeshkët e Nemuna. Prej disa liqeneve akullnajor burojnë disa lumenj si : Ereniku (nga liqeni i vogël i Gjeravices), Lumëbardhi i Prizrenit, dega e djathë e Lepencit, etj. Liqenet lumore në Kosovë janë formuar vetëm në Mirushë, në pjesën e mesme dhe të poshtme të rrjedhës. Liqene Relikte në Kosovë gjendet vetëm një, ai i Breznës në Opojë, i cili ka sipërfaqe shumë te vogel dhe është duke e humbur ujin.

Në Kosovë gjenden edhe liqene artificiale si: Liqeni i Gazivodes (më i madhi), Radoniqit, Batllaves, Prelepnices, etj,

Përberja e tokës (dheut)

Redakto

Dheu po ashtu ka ndikim në formimin e klimës, pasi që në ato vende ku dheu është cilësor aty mund të kultivohen lloj bimësh, e sidomos ka ndikim në rritjen e pyjeve, të cilat janë faktorë kyç në formimin e klimës. territorin e Kosovës, për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut, janë zhvilluar toka të ndryshme, e një pjes, e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit (56%) është e mbuluar me tokë të cilësisë së dobët. Pjesa prej 29% është tokë e cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël rreth 15% është e cilësisë së mirë. Tokat e mira dhe që i shërbejnë prodhimtarisë bujqësore, gjithnjë e më shumë po mbulohen me vendbanime, rruge, objekte ekonomike e shërbyese, etj. Kjo po ndodhë për shkak të shtimit të popullsisë, migrimit të popullsisë etj. Si rezultat i këtyre faktorëve mendohet se rreth 1000ha tokë pune humbin gjçdo vit dhe këto veprime kanë ndikim edhe në mikro-klime.[nevojitet citimi]

Shih edhe

Redakto

Lidhje informuese

Redakto