Klima mesdhetare është një lloj i klimës së butë (ose « butë nxehtë » ose « subtropikale e fasadës perëndimore », në bazë të konsideratave), e cila karakterizohet me verëra të nxehta të thara dhe dimëra të butë dhe të lagësht.

Klima mesdhetare në botë

Termi « mesdhetare » shpjegohet me praninë e saj karakteristike rreth detit Mesdhe, por pjesë të tjera të botës kanë të njëjtat kushte klimatike. Ato janë pjesët e fasadave perëndimore të kontinenteve, mes 30 dhe 40° gjerësi (Kalifornia, qendra e Kilisë, rajoni i KepitAfrikën e Jugut, Jugu dhe Perëndimi i Australisë). Klima mesdhetare është shumë e përshtatshme për zhvillimin e shumicës së aktiviteteve njerëzore.Brigjet Jugore të Europës lagen nga deti Mesdhe kanë verë të nxehtë,qiell të kthjellët dhe dimër të butë. Pranvera dhe vjeshta janë dy stinët me më shira dhe temperatura mesatare. Ky rajon gjatë verës gjendet shpesh në ndikimin e rrymave të nxehta që vijnë nga Saharaja, ndërsa në dimër ndihen më shumë masat ajrore detare dhe ciklonare që vijnë nga perëndimi.