Klonimi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Klonim quhet përdorimi i teknikave artificiale që nuk i përkasin riprodhimit gjinor me anë të të cilave nga një person unik do të rriten një grup i qelizave të gjalla.
Përmbledhje
RedaktoMundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur "Dolli" (gjini 385, 810-13, 1997), që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike. Bema, e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-es, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.
Ç'është klonimi ? A ka tipe të ndryshme klonimi ?
RedaktoKur mediat raportojnë lidhur me klonimin në lajmë, ata zakonisht flasin vetëm për një tip te quajtur klonimi riprodhues. Megjithatë ka lloje te ndryshme klonimi, dhe teknologjia për klonimin mund te përdoret dhe për qëllime te tjera përvec prodhimit te binjakut gjenetik te nje organizmi tjetër. Një kuptim baze mbi tipet e ndryshme te klonimit është rruga për te mare një qëndrim te informuar për dëftesat publike ekzistuese dhe per te mare vendimet personale me te mira te mundshme. Me poshtë do te diskutojmë për tre tipe teknologjish për klonimin : (1) teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i ADNse, (2) klonimi riprodhues, (3) klonimi terapeutik.
Teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i gjeneve
RedaktoTermat “teknologjia e ADNse rekombinante”, ”klonimi i ADNse”, “klonimi molecular” dhe “klonimi i gjeneve” të gjitha i referohen te njëjtit proces : transferimi i një fragmenti te ADNse qe na intereson nga një organizëm ne një element gjenetik vetereplikues siç është një plasmid bakterial. ADNja qe na interesonte me pas mund te shumohet në një qelizë te huaj. Kjo teknologji ka ekzistuar që në vitet 1970, dhe është kthyer ne një praktike të zakonshme në laboratorët e biologjisë molekulare në ditët e sotme. Shkencëtaret e plasmideve qe studiojnë një gjen ne veçanti shpesh përdorin plazmidet bakteriale për të gjeneruar shumimin e kopjeve te të njëjtit gjen. Plazmidet janë molekula ADNje kromozomike ekstra, rrethore, te dallueshme nga genomi bacterial normal. Plazmidet dhe tipe të tjerë vektorësh klonimi u përdoren nga eksplorueset e Projektit Te Genomit Human për te kopjuar gjenet dhe pjese te tjera te kromozomeve për te gjeneruar material identik te mjaftueshëm për studime te mëtejshme.
Te “klonosh një gjen”, një fragment ANDje që përmban gjenin që na intereson izolohet nga ADNja kromozomike duke përdorur enzimat e restriksionit dhe pastaj bashkohet me një plasmid që është prere me te njëjtat enzima restriksioni. Kur fragmenti i ADNse kromozomike bashkohet me vektorin e tij te klonimit në laborator, quhet një ”molekule ADNje rekombinante”. ADNja rekombinante me pas mund te riprodhohet bashke me ADNne e qelizës ku është vendosur.
Plazmidet mund te mbajnë deri ne 20.000 bp te ADNse te huaj. Përvec plazmideve bakteriale, vektorë të tjerë mund të mëren viruset, kromozome artificiale bakteriesh (KAB), kromozome artificiale majaje (KAM). Kozmidet janë vektorë klonimi të ndërtuar artificialisht që mbajnë deri në 45 kb AND të huaj dhe mund të paketohen në fage lambda per infektim ne qelizat e E. Kolit. KABte shfrytezojne faktorin e fertilitetit F+ (plazmidin) të gjendur tek E. Koli për të mbajtur 100 deri ne 300 kb AND te shtuar. Nje KAM është një kromozom funksional me prejardhje nga majaja qe mund te mbaje deri ne 1MB AND te huaj. Bakteriet përdoren me shpesh si molekulat ”mikpritese” për molekulat e ADNse rekombinante, por gjithashtu përdoren qelizat e majasë dhe ato humane.
Klonimi Riprodhues
RedaktoDelja e shumëpërfolur vdiq në moshën 6 vjeçare. Dolli, gjitari i pare qe u klonua nga AND e rritur, iu dha fund nga një injeksion letal në 14 Nëntor 2003. Para se te vdiste, Dolli vuante nga kanceri i mushkërive dhe artriti. Megjithëse zakonisht delet Fin Dorset jetojnë mesatarisht nga 11 deri ne 12 vjeç, ekzaminimet e pas vdekjes te Dollit nxorën se veç kancerit dhe artriti ajo ishte normale ne aspektet e tjera. Delja pa emër nga e cila u klonua Dolli kishte vdekur disa vjet me pare para krijimit te saj. Dolli qe mamaja e gjashte qingjave, te cilët u ushqyen sipas mënyrës të vjetër.
Klonimi riprodhues është një teknologji që përdoret për të gjeneruar një kafshe që ka të njëjtën bërthame ADNje si një tjetër kafshe qe ka jetuar me pare ose që akoma ekziston. Dolli u krijua nga teknologjia e klonimit riprodhues. Ne një proces te quajtur ”transferimi i bërthamës somatike” (TIBS), shkencëtaret transferoje material gjenetik nga bërthama e një qelizë të rritur donatore në një vezë bërthama e të cilës, e si rrjedhim dhe materiali i saj gjenetik, janë hequr. Veza e rindërtuar qe përmban AND nga një qelize donatore duhet te trajtuar me kimikate ose me rryme elektrike në mënyre qe te stimulohet ndarja e qelizës. Kur embrioni i klonuar arrin në një fazë të përshtatshme, transferohet ne uterusin e një femre ku ajo vazhdon te zhvillohet deri ne lindje.
Dolli apo dhe çdo kafshe tjetër e krijuar duke përdorur teknologjinë e transferimit te bërthamës, nuk është në të vërtete një klon identik i kafshës donatore. Vetëm ADNja kromozomike apo bërthamore është identike me atë të donatorit. Një pjesë e materialit gjenetik te klonit vjen nga mitokondria në citoplazmen e vezës ku kemi vendosur bërthamën somatike. Mitokondrite, të cilat janë organela qe i shërbejnë si burime energjie qelizës, përmbajnë segmentet e vet te shkurtër te ADNse. Mutacione te mundshme ne ADNne mitokondriale besohet se luajnë një rol të rëndësishëm ne procesin e zhvillimit.
Suksesi i Dollit është më të vërtete mbresëlënës sepse provoi që materiali gjenetik nga një qelize e specializuar e rritur, mund të riprogramohej për të gjeneruar nje organizëm të tere të ri. Para këtij demonstrimi shkencëtaret besonin se kur një qelize behej e specializuar si veshka, zemra, kocka apo ndonjë tjetër lloj qelize, ndryshimi qe i përhershëm dhe gjene te tjera te panevojshme ne qelize do te bëheshin inaktive. Disa shkencëtare besojnë se gabime ose pakompletimi ne procesin e riprogramimit shkaktojnë frekuenca te larta vdekshmërie, deformime, dhe paaftësi te vërejtura midis kloneve te kafshëve.
Klonimi terapeutik
RedaktoKlonimi terapeutik, gjithashtu i quajtur “klonimi i embrionit”, është prodhimi i embrioneve humane për përdorim ne kërkime. Qëllimi i këtij procesi nuk është të krijohen qenie humane te klonuara, por te mblidhen qeliza burimore qe mund te përdoren për studime mbi zhvillimin e qenieve njerëzore dhe për te trajtuar sëmundje të ndryshme. Qelizat burimore janë të rëndësishme për kërkimet biomjekësore sepse ato mund të përdoren për të gjeneruar efektivisht çdo lloj tipi te qelizave te specializuara në trupin e njeriut. Qelizat burimore ekstraktohen (shtrydhen) nga qeliza pasi ajo i është nënshtruar procesit te ndarjes për pesë ditë. Veza ne këtë faze quhet blastocist. Procesi i ekstraktimit shkatërron embrionin, qe ngre një varietet shqetësimesh etike. Shumë eksplorues shpresojnë qe një ditë qelizat burimore të mund të përdoren si qeliza zevendesuese per te trajtuar sëmundjet e zemrës, Alzhemeirin, kancerin dhe sëmundje te tjera.
Në Nëntor të 2001, shkencëtare nga Teknologji Të Avancuara Të Qelizës (TAQ), një kompani bioteknologjie në Masashuta, deklaruan se kishin klonuar embrionin e parë human me qëllimin për të avancuar kërkimet terapeutike. Për të bërë këtë, ata morën veze nga vezoret e femrës dhe pastaj ia u hoqën materialin gjenetik me një gjilpëre 2/10.000 të incit të gjera. Një qelizë lëkurë u vendos në vezën që i hoqëm bërthamën për të shërbyer si një bërthamë e re. Veza filloi të ndahej pasi u stimulua nga një kimikat i quajtur jonomicinë. Suksesi i rezultateve qe i limituar. Megjithëse ky proces u fillua me tete veze, vetëm tre u ndanë dhe vetëm një që e afte të ndahej në gjashtë qeliza para se të ndalonte.
Teknologjia e ADNse rekombinante është e rëndësishme për të mësuar rreth teknologjive të tjera të lidhura me të, siç është terapia e gjenit, inxhinieria gjenetike e]]Gabim referencash: Etiketë <ref>
e pavlefshme;
refs pa emër duhet të kenë përmbajtje organizmit, dhe sekuencimi i genomeve. Terapia e gjeneve mund të përdoret për të trajtuar kushte të caktuara gjenetike duke përdorur vektorët virusale që mbajnë kopje të korrigjuara të gjeneve</nowiki>Vendosni këtu tekstin pa formatim me gabime në qelizën e organizmit ku e vendosim. Gjene nga organizma të ndryshme që përmirësojnë shijen, dhe vlerat ushqimore apo që mundësojnë rezistencën ndaj disa tipeve të caktuara sëmundjesh mund të përdorën për të organizuar gjenetikisht ushqimin. Me sekuencimin e genomit, fragmente të ADNse kromozomike duhet të vendosen në vektorë të ndryshëm klonimi për të gjeneruar fragmente te një madhësie të përshtatshme për sekuencim.
Në qoftë së shkallët e ulëta të suksesit mund të përmirësohen (Dolli që vetëm një sukses nga 276 prova), klonimi riprodhues mund të përdoret për të zhvilluar mënyra eficente për ti dhëne përparësi riprodhimit të kafshëve me cilësi të veçanta. Për shembull, kafshe që prodhojnë droga (ilaçe) ose kafshë që kanë shërbyer gjenetikisht për studimin e sëmundjeve humane mund të prodhoheshin në masë.
Klonimi riprodhues mund të përdoret gjithashtu për të ripopulluar kafshë në rrezik zhdukjeje ose kafshë që është vështirë të riprodhohen. Në 2001, lindi kloni i parë i një kafshë të rrezikuar, një ka i egër ose buall. Ai vdiq katër orë pas lindjes nga një infeksion. Në 2001, shkencëtarët në Itali njoftuan për klonimin e suksesshëm te një bebeje të shëndetshme dhie të egër që është në rrezik zhdukjeje. Dija e egër e klonuar jeton në një qendër të jetës së egër në Sardenja. Specie të tjera të rrezikuara janë antilopa bongo afrikane, tigri smartan, dhe panda gjigande. Klonimi i kafshëve ne zdukje parandalon një sfide të madhe të shkencëtareve sepse veza dhe zëvendësuesi që nevojiten për të krijuar embrionin e klonuar do të ishin nga specie të ndryshme nga kloni.
Teknologjia e klonimit terapeutik një ditë mund të përdorët për prodhimin e një organi të terë human nga një qelizë e vetme, ose të prodhojnë qeliza të shëndetshme që mund të zëvendësojnë qelizat e dëmtuara në sëmundjet degjenezuese siç është Alzheimer apo Parkinson. Megjithatë duhet akoma shumë punë para se klonomi terapeutik të bëhet një mundësi reale për trajtimin e çrregullimeve. <nowiki>Vendosni këtu tekstin pa formatim</nowiki>
Çfarë lloj kafshësh janë klonuar ?
RedaktoShkencëtaret kanë klonuar kafshe për vite më radhë. Në 1952, u klonua kafsha e parë, një tedpol. Para krijimit të Dollit, gjitari i parë i klonuar nga qeliza e një kafshë të rritur, klonet krijoheshin nga qelizat embrionike. Që nga klonimi i Dollit, shkencëtaret kanë klonuar një numër kafshësh të medhaja dhe të vogla, përfshirë këtu dhe delen, dhi, lopë, mi, derr, mace, lepuj dhe një buall. Të gjithë këta klone janë krijuar duke përdorur teknologjinë e transferimit të bërthamës.
Qindra kafshe të klonuara ekzistojnë sot, por numri i specieve të ndryshme është i limituar. Përpjekjet për të klonuar kafshë të tilla si majmunët, pulat, kuajt dhe qentë kanë qenë të pasuksesshme. Disa specie mund të jenë më rezistente ndaj bërthamës të transferuar nga qeliza somatike se të tjerat. Procesi i heqjes të bërthamës nga qeliza vezë dhe zëvendësimi i saj me bërthamën e qelizës donatore është traumatik, dhe para se klonimet të bëhen me sukses duhet që të bëhen përmirësime në teknologjinë e klonimit.
A mund të klonohen organet për përdorim në transplantet ?
RedaktoShkencëtaret shpresojnë që një dite klonimi teraupetik të mund të përdoret për të gjeneruar inde dhe organe për transplante. Për të bërë këtë, ADNja do të ekstraktohej nga personi në nevoje dhe do të vendosej në një veze që do ia kemi hequr bërthamën. Pasi veza që përmban ADNne e pacientit fillon të ndahet, qelizat burimore embrionike që mund të transformohen në çdo lloj indi do të kultivoheshin. Qelizat burimore do të përdoreshin për të gjeneruar një organ apo ind që është një lidhje gjenetike me recipientin. Në teori, organi i klonuar mund të transplantohet tek pacienti pa pasur rrezik për kundërshtimin e organit. Në qoftes e organet do të mund të gjeneroheshin nga embrionet e klonuar humane, nevoja për dhurim organesh do të reduktohej shumë.
Duhet të kalohen shumë sfida para se transplanted me "klonim organesh" të bëhen realitet. Do të duhet të zhvillohen teknologji me efektive për të krijuar embrionin human, për të kultivuar qelizat burimore, dhe për të krijuar organe nga qelizat burimore. Në 2001, shkencëtaret me kompaninë e bioteknologjisë Teknologjia e Avancuar e Qelizës (TAQ) raportuan se kishin klonuar embrionin e pare human, megjithatë, embrioni i vetëm që i kish mbijetuar procesit të klonimit ndaloi zhvillimin pasi u nda në gjashte qeliza. Në Shkurt të 2002, shkencëtare me të njëjtën kompani bioteknologjie raportuan se kishin transplantuar me sukses organet e veshkës tek lopa. Skuadra e kërkimeve krijoi një embrion të klonuar të lopës duke i hequr materialin gjenetik një veze dhe duke i injektuar asaj ADNne nga qelizat e lëkurës të veshit të lopës donatore. Meqenëse dihet pak rreth manipulimit të qelizave burimore embrionike nga lopa, shkencëtaret e lanë embrionin e klonuar të zhvillohej në kushte artificiale. Shkencëtaret kanë kultivuar qeliza fetusale nga klonet dhe e kanë transplantuar atë në lopën donatore. Në tre muaj vëzhgimi nuk u vere asnjë shenje e kundërshtimit imunitar në recipientin ku u krye transplantimi.
Një aplikim tjetër i fuqishëm i klonimit në transplantimin e organeve është krijimi i derrkuceve gjenetikisht të modifikuar nga të cilët mund të kultivohen organe të përshtatshme për njeriun. Transplanti i organeve dhe indeve nga kafshët tek njerëzit quhet ksenotransplantizem.
Pse derrkucet ? Primatët do të ishin me të afërt gjenetikisht me humanet, por ata janë me të vështire për t’u klonuar dhe kanë një shkalle shumë me të vogël riprodhimi. Nga llojet e kafshëve që janë klonuar me sukses, indet dhe organet e derrit janë me të ngjashëm me ato të njeriut. Për të krijur një derr, shkencëtaret duhet të çaktivizojnë gjenet që e bëjnë sistemin imunitar të njeriut të kundërshtoje një organ të implantuar deri. Gjenet vendosen në qeliza individuale, të cilat me pas përdoren për të krijuar klone nga të cilët do të kultivohen organet. Në 2002, një kompani bioteknologjie britaneze raportoi se ishte e para që prodhoi klonim double-knockout derave që jane inxhinieruar gjenetikisht për të mos i patur të dy kopiet e gjeneve të përfshira në kundërshtimin e transplanteve. Nevojitën me tepër kërkime për të studiuar transplantin e organeve nga derrat e klonuar në kafshët e tjera.
Cilat janë rreziqet e klonimit ?
RedaktoKlonimi riprodhues është i shtrenjte dhe shumë joeficent. Me shumë se 90 % e përpiekjeve për klonimin dështojnë në prodhimin pasardhësve të gjallë. Do të duheshin me shumë se 100 procedura për transferimin bërthamor për të prodhuar një klon të gjalle. Duke pare shkallen e ulet të suksesit, kafshët e klonuara tentojnë të kenë më shumë komplikime mes stemin imunitar dhe shkalle me të larta infeksioni, rritja e tumorit, e çrregullime të tjera. Studimet japoneze kanë treguar se minjtë e klonuar kanë shëndet të keq dhe ngordhin shpejt. Rreth një e trea e kavieve të klonuara të lindura të gjalla kanë ngordhur shumë shpejt, dhe shumë nga ata ishin të mëdhenj jashtë normales. Shume kafshe të klonuara nuk kanë jetuar mjaftueshëm për të mare të dhëna të sakta për ecurinë e kloneve. Te qenit të shëndetshëm në një moshe të re fatkeqësisht nuk është një faktor i mjaftueshëm për të përcaktuar një jete të gjatë. Vdekja e kloneve njihet si misterioze. Për shembull : delja e pare e klonuar nga Australia që energjike ditën që ngordhi, dhe rezultate e autopsisë dështuan në përcaktimin e shkakut të ngordhjes të sa.
Në 2002, kërkuesit në Institutin Whitehead për Kërkime Biomjekësore në Cambrige, Massachusetts, raportuan se genomet e miut të klonuar janë me rrezik. Duke analizuar më shumë se 10.000 qeliza të melcise dhe të placentas të miut të klonuar, ata zbuluan se rreth 4 % e gjeneve funksionojnë në mënyre anormale. Parregullsitë nuk vijnë si rezultat i mutacioneve në gjenet por nga ndryshimet në aktivizimin normal ose në shprehjen e disa gjeneve.
Probleme gjithashtu mund të krijohen nga programimi i gabimeve në materialin gjenetik nga një qelize donatore. Kur një embrion krijohet nga bashkimi i një spermatozoidi dhe një veze, embrioni merr kopje të të shumtevet të gjeneve nga të dy prindërit. Një proces që quhet “fiksimi” kimikisht shënjon ADNne nga nëna dhe nga babai në mënyre që të meret vetëm një kopje e një lloj gjeni (ose gjeni amësor ose ai atësor). Defektet në fiksimin gjenetik të ADNse nga një qelize e vetme donatore mund të çoje në zhvillimin e disa çrregullimeve në embrionin e klonuar.
A duhet të klonohen njerëzit ?
RedaktoMjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.
Lidhur me joefikasitetin e klonimit të kafshëve (vetëm një ose dy pasardhës të gjelle për ç'do 100 eksperimente) dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që joetike të provohej të klonohej njeriu. Jo vetëm që shumica e përpiekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30 % e kloneve të lindur të gjalle janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të medha” dhe kushte të tjera dobesuese. Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur parakohë nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Te njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për me tëpër, shkencëtaret nuk e dine si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jene aq të rëndësishme për një lope ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekia për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike. Derrat e klonuar rritin shpresat për transplant.
Kërkim në gazeta : të krijosh një dele të klonuar të quajtur Dolli Deborah Barnes, Ph.D.
Dështimi për të kaluar legjislacionin e klonimit, 1997-2003 Dështimi për të kaluar legjislacionin e klonimit, 1997-1998
1997-1998 Masat kundër klonimit 2001-2003 Masat kundër klonimit
Derrat e pare "double-knockout"
Korrespondenti i shkencës në çështjen pretendon të ketë kapërcyer në çështjen për krijimin e organeve për transplant nga deri në njeriu.
Terapeutistet e PPL, me baze afër Edinburgut në Skotlande, thotë se ka krijuar të ashtuquajturit derrat double-knockout, të përpunuar gjenetikisht për të mos i patur të dyja kopjet e një gjeni që shkakton refuzimin.
Shkencëtaret kanë dhëne reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Disa eksperte thonë se ky është nja avancim i gënjeshtërt, ndërsa të tjerë thonë se ky është një hap i vogël përgjatë një rruge shumë të gjatë.
PPLja është kritikuar gjithashtu për publikimin e lajmit në shtyp, në vend që të publikonte të dhënat e tij në një gazete shkencore ku meritat e kërkimeve të saj do të mund të gjykoheshin me me saktësi.
Double-knockout
Për shumë vjet shkencëtaret për ti përmirësuar gjenetikisht derrat në mënyre që ata të mund të rritnin organe të përshtatshme për transplant në njerëzit-procedura e njohur si ksenotransplantizmi.
Disa njerëz kalojnë vite me dializa Për momentin ka një numër shumë të vogël organesh nga donatore humane, gjë e cila mund të zgjidhej duke pasur një furnizim të sigurt nga derrat.
Shume njerëz të cilëve iu nevojitet një transplant veshke iu duhet të kalojnë vite të tera me dialize në pritje që një organ i përshtatshëm të vihet në disponim për ta.
Ndonëse sistemi imunitar human refuzon menjëherë inde nga derrat e çfarëdoshëm, sepse derrat prodhojnë një lloj sheqeri të veçante të quajtur alfa 1,3 galaktoze, që i jep imunitet objektivit të qelizave.
Celesi për të parandaluar këtë refuzim është të hiqet nga ADNja e derrave një gjen vendimtar i cili i cili krijon një gjen që e transformon këtë gjen në sipërfaqe të qelizës.
Po këtë vit me përpara dy firma bioteknologjie, PPL dhe rivali i tij amerikan Bioterapeutika e Kredhur, njoftuan krijimin e derrave që iu mungonte njëra kopje e gjeneve.
Tani PPLja ka shkuar një hap me përpara duke prodhuar dera që iu mungojnë të dyja kopjet.
Pranime të përziera
David Ajares i PPLse tha në një përcaktim "Ky avancim na sjell me afër premtimit e një zgjidhjeje të fuqishme për problemin e mungesës të organeve dhe qelizave për transplant."
Disa shkencëtare ranë dakord me të. Profesorë Sheila MacLean nga Universiteti i Glasgou tha "është dukshëm një hap i madh përpara dhe në qofte se do të aplikohej gjerësisht do të ulte me siguri problemet lidhur me ksenotransplentizmin."
Ndonese Chris Rudge, Drejtori Mjekesor i Transplanteve në Mbretërinë e Bashkuar, pjese e Shërbimit Nacional të Shëndetit në Britani, ishte e matur.
“Megjithëse ky është një zhvillim shumë interesant ka akoma shumë pune për tu bërë para se të zbulohet nëse kjo do të rezultojë me sukses tek njerëzit” tha ai.
“Ka shqetësime shumë të vërteta lidhur me rreziqet për transferimin e infeksioneve nga deri tek njeriu.”
Frika se viruset e derrit mund të hyjnë në në popullatën humane është një nga arsyet pse transplanti eksperimental i organeve të derrit në njeriu është i ndaluar në shumë shtete.
Ndajnë shqetësimin
Profesori Patrik Beitson, i cili kryeson punën në grup të Shoqërisë Rojal për kafshët gjenetikisht të modifikuara, kritikoi ashpër vendimin e PPLse për të publikuar në shtyp kërkimet e tij në vend që ndiqte rrugën tradicionale të publikimit të punës të tyre në gazetën shkencore.
“Komuniteti i shkencëtareve do të jete skeptik për këtë zbulim derisa puna ti nënshtrohet rishikimeve të tjera nga kërkues të tjerë të kësaj fushe” tha ai.
“Kjo deklaratë, e cila padyshem do t’rite çmimin e aksionit të kompanisë, mund të konsiderohet e parakohshme para se shkencëtare të tjerë të kenë pasur shansin për të parepretendimet.”
Komenti i profesor Beitson lidhur me çmimin e aksionit të PPLse ishte vetëm pjesërisht i sakte. Nga paditja e se enjtes, disa ore pasi doli lajmi, aksionet në Londër u rriten me 0.5 e një peni 7.25 pens.
Duke bërë paralelizmin e një orientimi të përgjithshëm në sektorin e bioteknologjisë, çmimi i PPLse ka rene ndjeshëm që nga viti 1996.
Kërkim në gazeta : Krijimi i një deleje të klonuar të quajtur Dolli Deborah Barnes, Ph.D.
Kush do ta kishte menduar se një dele skoceze e quajtur Dolli do të shkaktonte një trazire ndërkombëtare ? Por ja që që ndodhi, dhe e gjithë kjo për shkak të fillesave të saj joortodokse. Dolli nuk është një dele e zakonshme, e krijuar nga çiftimi i një deleje me një dash. Ajo është një klon, një kopje gjenetike e “mamasë” se saj donatore, një dele gjashte vjeçare. Dhe ky fakt, bashke me një njoftim tjetër që shkencëtaret në Oregon kanë klonuar majmune nga qelizat embrionike, ka krijuar debate midis kërkuesve, eticieneve, dhe politikaneve në të gjithë botën.
Faqia e pare e gazetës Natyra me njoftimin e lindjes se Dollit.
Polemika etike mbi çdo eksperiment në të ardhmen për klonimin e qenieve njerëzore—qe akoma NUK ka ndodhur—do të zëre faqet e para të gazetave për muaj me radhe. Para se të hyjmë në këto debate, është e rëndësishme të dimë se cperfshin procesi i klonimit dhe pse Dolli është kaq e veçante. Është gjithashtu e rëndësishme të kuotojme disa nga pyetjet celes që solli Dolli.
Ç’është kloni
RedaktoEmri "klon" dhe folja “të klonosh” nuk përdoren me përputhshmeri. Në biologji, një klon është një qelize ose një organizëm që është gjenetikisht identik me një qelizë ose organizëm tjetër. Shumë organizma të thjeshtë siç janë bakteriet riprodhojnë veten e tyre duke kopjuar materialin e tyre gjenetik ose duke e ndare atë pergjysem. Dy bakteriet që vijnë si rezultat i kësaj formë riprodhimi aseksual janë gjenetikisht identike ; ato janë klone të njëra tjetrës. Në kontrast me këtë, gjatë procesit të riprodhimit seksual, bërthama e një qelizë sperme, e cila përmban ADNne e babait, shkriet me bërthamën e qelizës vezë, që përmban ADNne e nënës. Pasardhësit do të përmbajnë material gjenetik nga të dy prindërit dhe nuk janë identike me ta.
Folja “të klonosh” i referohet procesit të krijimit të qelizave të klonuara ose organizmave. Procesi ndryshon, në varësi të llojit të qelizave të përdorura në procesin e klonimit dhe të rezultatit të dëshiruar. Zakonisht kur shkencëtaret klonojnë një kafshe, ata marin bërthamën e një qelize —-- që përmban kromozome të përbëra nga ADNja dhe proteina --— dhe e vendosim në një qelize veze të cilës i kemi hequr bërthamën. Qeliza veze më pas ndahet për të prodhuar një embrion që zhvillohet në një kafshe, në qofte se procedurat shkojnë siç janë planifikuar.
Procedurat laboratorike për klonimin e majmunëve Rhesus
RedaktoEmbrione të quajtur blastocite krijoheshin duke përdorur teknika standarde të fertilizimit invitro. Pasi vezët e fertilizuara ndaheshin disa herë për të formuar blastocitët, ato ndaheshin në qeliza embrionike individuale. Gjatë një procesi të quajtur transferimi bërthamor, bërthama e çdo qelize embrionike shkrihej me një oocyte nga një majmun tjetër pasi qelizës vezë i ishte hequr bërthama. Qeliza e shkrire zhvillohej në një kulturë për të formuar një blastocist dhe transferohet në një majmun mama zëvendësues, e cila do e lindte. Te dy majmunët Rhesus të prodhuar nga kjo metodë ishin klone të qelizave embrionike (të prodhuara nga qeliza të fertilizuara) ; ata nuk ishin kopje të asnjërit nga prindërit majmunë.
Në eksperimentet e mëparshme të klonimit me macen dhe miun, Kromozomet donatore vinin nga nga embrione shumë të mëdhenj ose, në rastin e bretkosave të klonuara, nga tedpolet e reja. Embrionet shumë primitive tek gjitarët janë quajtur blastocite, që prodhohen psi një qelize e fertilizuar ndahet disa herë, por para se të fillojë të zhvillohet ndonjë ind i specializuar. Kohet e fundit dy majmune Rhesus u prodhuan nga qelizat embrionike në blastocitet me një metodë të quajtur transferimi bërthamor.
Si u krijua Dolli
RedaktoDolli është ndryshe. Ajo u gjenerua nga një qelize e pjekur e specializuar jo nga një qelize embrionike e paspecializuar.
Për të krijuar Dollin, Ian Wilmut i institutit Roslin në Edinburg të Skotlandës, dhe koleget e tij përdoren një qelizë të mare nga gjiri i një deleje gjashte vjeçare në fazën e fundit të shtatzanise. Kërkuesit shkrinë qelizën e specializuar të gjirit me një qelizë vezë që ishte gati për t’u fertilizuar, por e mare nga një dele tjetër. Shkencëtaret e kishin hequr më parë bërthamën e qelizës vezë, dhe përdoren rryme elektrike për të bërë bashkimin e saj me qelizën e gjirit. Celesi i suksesit të Dollit qëndronte tek bërja e qelizës se gjirit “të qetë”. Në mënyre që qeliza e gjirit të mos sillej më si e tillë dhe të mund të riprogramohej për t’u bërë një embrion. Embrioni i përftuar --- i cili u be Dolli --- përmbante të gjithë kromozomet nga qeliza donatore e gjirit dhe asnjë nga qeliza veze ku u vendos. Kështu Dolli është një kopje gjenetike e përpikte—një klon-e “mamasë” të qelizës së saj donatore. Wilmut dhe koleget e tij i publikuan zbulimet e tyre në një gazete shkencore në 27 Shkurt të 1997.
Pse kërkuesit krijuan Dollin
RedaktoWilmut dhe bashkëpunëtoret e tij krijuan Dollin sepse ata po përpiqen të gjejnë mënyra për të prodhuar bagëti që përmbajnë tipare gjenetike të veçanta. Dy kompani bioteknologjie themeluan kërkimet. Njëra e quajtur Terapeuticienet PPL, po përpiq për të gjetur mënyra për të prodhuar kafshe që përmbajnë një lloj proteine në qumështin e tyre. Teoria është që nëse kërkuesit do të mundin të zhvillojnë kafshë me karakteristika të dëshirueshme, ata mund t’I klonojnë ato më pas për të prodhuar kope të tera që përmbajnë të njëjtat tipare.
Pse është Dolli kaq e veçante
RedaktoNdërsa disa njerëz shqetësohen për të klonuar njeriun, shumë shkencëtare lavdërojnë Dollin. Ekzistenca e saj kontradikton një ide që kish qëndruar për një kohe të gjatë rreth zhvillimit embrionik, dhe shkencëtaret i gëzohen rezultatet të kërkimeve që thyen një teori të vjetër. Megjithatë është e rëndësishme të kujtojmë se kërkuesit në Skoci u përpoqën 277 herë për të krijuar një dele të klonuar, dhe ata ia arritën qëllimit vetëm një herë. Ata akoma po përpiqen të përsosin teknikat e përdorura për të klonuar Dollin.
Dolli është e veçante sepse ajo kundërshton përcaktimin se qelizat nga një kafshe e rritur janë shumë të specializuara për të gjeneruar një organizëm të ri. Kërkuesit për një kohë të gjatë kanë menduar se gjatë zhvillimit embrionik, qelizat bëhen të specializuara sepse disa nga gjenet e tyre çaktivizohen dhe të tjerë aktivizohen. Para Dollit, shkencëtaret mendonin se shumë gjene në qelizat e rritura çaktivizoheshin përgjithnjë. Ata besonin se vetëm gjenet në vezën e fertilizuar, embrioni, ose kafshe shumë të vogla janë të plotfuqishme—plot fuqi, plotësisht të aktivizuara, dhe të afta për të gjeneruar një organizëm të ri. Por me sa duket Dolli e hodhi poshtë këtë.
“Dolli është mbresëlënëse sepse ajo u klonua nga një qelizë e rritur, somatike” thotë Alan Wolffe i laboratorit të embriologjisë në Institutin Internacional të Shëndetit të Fëmijëve dhe të Zhvillimit të njerëzve në Bethesda. Një qelizë somatike është një qelizë trupore që përmban numrin e plotë të kromozomeve për atë lloj—54 për delën dhe 46 për njeriun. Qelizat somatike, të tilla si qelizat muskulare, qelizat nervore, dhe qelizat e lëkurës zakonisht janë të specializuara për të kryer një funksion të caktuar.
Përvec entuziazmit për Dollin, jo të gjithë shkencëtaret janë të bindur se ajo u gjenerua nga një qelizë e rritur që ishte plotësisht e specializuar apo e diferencuar. Disa shkencëtare mendojnë se Dolli mund të jetë rezultat i një qelizë gjiri që përmbante disa nga karakteristikat e qelizave embrionike. Skeptiket theksojnë se disa nga qelizat në gjirin e një deleje shtatzane (siç ishte “nëna” gjenetike e Dollit) nuk janë plotësisht të diferencuara.
Përvec disa pyetjeve penguese rreth vetive të qelizës që u përdor për të gjeneruar Dollin, ajo mbetet një fenomen ndërkombëtare. Dolli provoi se është e mundur të klonohet një kafshe e shëndetshme nga bërthama e një qelizë të rritur.
Dështimi Për Te Kaluar Legjislacionin Federal Të Klonimit.
Nuk ka statuse federale në Shtetet e Bashkuara kundër klonimit. Kongresi dështoi për të kaluar legjislacionin në sesionin e 1997-98. Në 2001 Dhoma e Përfaqësuesve kaloi një faturë për të ndaluar të dy, dhe klonimin riprodhues dhe klonimin për kërkime, të cilën presidenti Bush tha se do ta firmose. Senati e parashtroi legjislacionin por nuk u mor asnjëherë ndonjë votë.
Dështimi Për Te Kaluar Legjislacionin Federal Të Klonimit, 1997-1998
Në Shkurt të 1997, një muaj pasi Instituti Roslin në Skoci deklaroi se ata kishin klonuar nja dele, Presidenti Klinton nxori një urdhër ekzekutiv ku ndalohej përdorimi i fondeve federale për klonimin e njeriut. Ky kusht është akoma në funksion por nuk ka ndikim në kërkimet të financuara privatisht kështu që është më tepër simbolik.
Në Shkurt të 1998es u prezantua një faturë për ndalimin e klonimit human nga Senatoret Demokratike Feinstein dhe Kenedi. Një faturë konkurruese, e cila do të kishte ndaluar klonimin riprodhues tek njeriu dhe krijimin e embrioneve klonare, u prezantua nga Grupi i Senatoreve Republikane, i Pari dhe Lotti. Fatura demokratike u mbështet nga industria e bioteknologjisë dhe nga komuniteti i kërkimeve biomjekesore, dhe fatura Republikanë nga grupet e anti-abortit dhe nga konservativet fetare. Asnjë nga anëtaret e tjerë nuk luajtën një rol të dukshëm në ushtrimin e presionit.
Një javë më vonë pas paraqitjes të saj fatura e “Bond-First-Lott” u bllokua nga një votë 42 me 54 duke dështuar në dhënien fund të debatit. Të gjitha 42 votat për t’I dhëne fund debatit vinin nga Republikanet e anti-abortit. Si rrjedhim nuk u bene përpjekje për të siguruar kalimin e faturës Demokratë.
Dështimi Për Te Kaluar Legjislacionin Federal Të Klonimit, 2001-2003.
Në Dhjetor 2000 dhe Janar 2001, dy skuadra të ndara shkencëtaresh njoftuan se se kishin ndërmend të fillonin të provonin të klononin qeniet njerëzore, duke i bërë ligjvënësit të përpiqeshin dhe njëherë për sigurimin e një ndalesë për klonimin human. Faturat u paraqiten në Dhome dhe Senat në Prill 2001.
Ashtu si në 1998, faturat e mbështetura nga kryesia Republikane do t’i ndalonte dhe klonimin riprodhues human dhe atë për kërkime, ndërsa faturat e mbështetura nga udhëheqja Demokratike do të ndalonte vetëm klonimin riprodhues.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, dy faturat kryesore konkurruese ishin HR 2505 dhe HR 2172. Fatura 2505, "Akti i Ndalimit Të Klonimit Të Njeriut i 2001" u prezantua nga Përfaqësuesi David Weldon (R-FL). Ajo fliste për për ndalimin e përhershëm të krijimit të embrioneve klonare dhe të përdorimit të tyre për formimin e plote të klonit human. Fatura 2172, "Akti i Ndalimit të Klonimit i 2001" u prezantua nga Përfaqësuesi James Greenwood (R-PA. Kjo faturë fliste për një pezullim 10 vjeçar për prodhimin e qenieve humane të klonuara i ndjekur nga një “perëndim” automatik. Ajo gjithashtu kërkonte që çdokush që synonte të prodhonte embrione humane të klonuar për qellim kërkimesh duhet të informonte qeverinë federale, dhe të premtonin se nuk do ti përdornin ato për të prodhuar klone humane plotësisht të formuar.
Në 31 Gusht, Dhoma e Përfaqësuesve e kaloi faturën e Weldonit me një vote prej 265 kundër 162 votave. Ata që votuan për faturën e Weldonit ishin 200 nga 201 përfaqësues të Dhomës të Republikaneve, plus 63 nga 210 përfaqësues të Dhomës të Demokrateve, plus 2 të pavarura. Demokratet që votuan për faturën e Weldonit vinin pothuajse të gjithë nga zonat konservative jugore dhe perëndimore ose nga zonat demokratike të veriut dhe të lindjes. Sidoqoftë, 12 liberale të Dhomët të Demokrateve votuan për faturën e Weldonit.
Në Prill të 2001 Senatori konservativ Sam Brownback (R-KS) prezantoi një faturë plotësuese të faturës të Weldonit (S. 790. Në 2002, legjislacioni u parashtrua dhe asnjëherë nuk u mor ndonjë votë.
E njëjta gjë ndodhi dhe në fillim të sesionit Kongresional pasardhës. Në 27 Shkurt të 2003, Dhoma aprovoi një ndalim të klonimit riprodhues dhe atij për kërkime me 241 vota kundër 155 votash, e sponsorizuar nga Rep. Weldon. Një faturë konkurruese që ishte vetëm për ndalimin e klonimit riprodhues, e prezantuar nga Republikanet Greenwood dhe Peter Deutsch (D-FIa.), dështoi me 174 vota pro kundër 231 votash. Fatura të njëvlefshme u paraqiten në Senat por nuk u votuan më.
Analizë
RedaktoPse Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumë shtete të tjera, akoma nuk ka qenë e suksesshme për të venë në zbatim legjislacionin për ndalimin e klonimit riprodhues ? Nevoja për një ligj të tillë është veçanërisht shumë e madhe në SHBA për shkak të mungesës të ndonjë sistemi efektiv për të licencuar laboratorët private të kërkimeve, klinikat e fertilitetit, apo për veprime të tjera komerciale duke përfshire këtu dhe embrionet dhe gametët humane. Administrata e Ushqimit dhe Drogave në SHBA (AUD) ka kërkuar ligj mbi klonimin e njeriut, por është nën mandate të ligjit për të konsideruar veten sigurinë dhe efikasitetin dhe jo për tu mare me dekrete sociale, politike dhe morale.
Ndoshta dy ndryshimet me të dukshme midis SHBA dhe shteteve të tjera janë përçarja e presidentit në këtë shtet midis abortit, dhe fuqisë të lobit të saj bioteknologjik. Këta dy faktorë ishin vendimmarrës në mosmarrjen parasysh të përpjekjeve Kongresionale për kalimin e legjislacionit kundër klonimit në 1997-98, dhe bllokuan valën e dyte të Te këtyre përpjekjeve në 2001 deri në 2003.
Masat kundër klonimit në 1997-1998
RedaktoKur Senati po merte në konsiderate legjislacionin kundër klonimit në 1998, industria e bioteknologjisë loboi fuqishëm kundër faturës Republikane që do të kishte ndaluar të dy, dhe klonimin riprodhues dhe klonimin për kërkime, duke dhëne argumentin se kjo do të limitonte kërkimet mjekësore. Ndërsa industria e biteknologjisë mbështeste zyrtarisht fature Feinstein-Kenedi, duke e nxjerr jashtë ligjit vetëm klonimin riprodhues, ajo nuk beri asnjë përpjekje për të siguruar kalimin e saj pasi fatura e Republikaneve u mund në Senat.
Pengesa e dytë e madhe për kalimin e legjislacionit për klonimin në 1998 ishte ngatërrimi i saj me me politikën e abortit. Avokatet kundër zgjedhies, të kundërshtuar në çfarëdo forme mbi kërkimet për embrionin apo në manipulim, mbështetnin faturën më të kuptueshme Republikane. Avokatet pro zgjedhies, të hezituar për të pyetur për meritat e klonimit për kërkime nga frika se kjo mund të përmirësonte statusin moral të embrioneve, mbështetnin faturën Feinstein-Kenedi.
Për të mposhtur këto pozita të polarizuara do të duhej një motivim, energji dhe udhëheqje e stërmadhe. Fatkeqësisht shumë pak Senatoreve iu duk urgjente nevoja për të vene në veprim legjislacionin. Ndërkohë që historia e Dollit tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, shumë shkencëtare dhe përfaqësues të bioteknologjisë argumentuan se asnjë shkencëtar serioz nuk kishte propozuar të klononte njeriun, dhe një përpjekje e tillë nuk duhej dhe nuk mund të ndodhte për një kohë të gjatë. Senatori Kenedi luajti një rol kyç në mbrojtjen dhe lëvdimin e këtij pozicioni tek anëtaret e tjerë të Senatit gjatë debatit bazë : “Çdokush duhet ta ketë të qartë se nesër nuk do të jetë absolutisht farë nevoja për të vepruar për parandalimin e klonimit të një qenieje njerëzore. Asnjë shkencëtar me reputacion nuk do të donte të klononte qeniet njerëzore. Shkencërisht, kjo akoma nuk mund të ndodhe.” (Regjistrimet Kongresionale, 10 Shkurt, 1998, faqe S561).
Gjatë debatit të shkurtër bazë të Senatit në 1998, deklarata ishte formuar si një si një proces mjekësor bërthamor kundër të drejtave të embrionit. Shumë pak komente i adresoheshin implikimeve më të mëdha etike dhe sociale të klonimit për kërkime, potencialit të tij eugjenikë, apo rrugët e gjera të kërkimeve alternative. Ashtu siç pritej, vota finale për faturën Republikane u rezua duke dominuar pro zgjedhjeja kundër rreshtave të anti ndërprerjes, më gjithsej 42 vota në favor të saj të dhëna nga Republikanet kundër ndërprerjes.
Masat kundër klonimit 2001-2003
RedaktoNë vitin 2001, pak njerëz diskutonin se klonimi i njeriut ishte një perspektive e largët. Nga të dyja palët që pranuar nevoja për ndalimin e klonimit riprodhues, megjithëse disa legjislacione e limitonin shqetësimin e tyre në manifestimin e rreziqeve fizike që klonimi do të pasqyronte dhe tek fëmijët e klonuar dhe tek femrat që do të pretendonin të ngeleshin shtatzëna me ata. Karakteristika më e madhe e debateve Kongresionale në 2001-2003 mbi klonimin ishte përsëri politikat përçarëse klonimit për kërkime.
Kalimi i faturës të Weldon në Dhome në Gusht të 2001 me një vote prej 265 kundër 162 votash që më i forte sec pritej. Dymbëdhjetë Demokrate pro zgjedhjes votuan për faturën e Wildon. Ndonëse, vota ishte polarizuar se shumti në një mënyre tjetër përgjatë rreshtave pro-zgjedhjes/pro-jetës.
Nje situate e ngjashme filloi të formohej në Senat.
A similar situation took shape in the Senate. Sam Brownback (R-KS), a conservative abortion opponent, introduced a Weldon companion bill (S. 790) that would ban both reproductive and research cloning. Pro-choice Democratic Senator Mary Landrieu (LA) joined him as a co-sponsor, but most of the bill's support came from anti-choice Republicans.
Fatura kryesore konkurruese (S. 1758), e cila do të ndalonte klonimin riprodhues por aprovonte qarte klonimin për kërkime, u prezantua nga Senatoret Dianne Feinstein dhe Edward Kennedy. Shume Republikane kundër zgjedhies, duke përfshire këtu dhe Orrin Hatch, thane se do të votonin për të, por gjithashtu ajo u meshtet në mase nga Demokratet pro zgjedhjes.
Nga fundi i Marsit, të dyja faturat dolën të ishin disa vota më pak nga maxhoranca. Në Qershor të dyja palët ofruan kompromise. Senatoret Spekter dhe Harkin menduan për inkorpporimin e rregullave dhe kontrollet shtese në faturat e tyre, të cilat në formën e tyre fillestare i garantonin kërkuesve në bioteknologji pothuajse një liri të pakufizuar. Senatoret Brownback dhe Landrieu testuan mbështetjen për një pezullim të përkohshëm në vend të një ndalimi të përhershëm për të cilin ato flisnin në fillim. Megjithatë nuk kishte kompromis të mjaftueshëm për të thyer ngecjen që ekzistonte dhe kështu Senati vendosi ta tërhiqte votën e tij.
Fytyra e vërtetë e klonimit
RedaktoSi do të dukej bota nëse shkencëtare renegate këmbëngulin në eksperimentet e tyre për të klonuar njeriun ? Ekspertet thonë se nuk do të ishte e bukur-dhe që shtrirja e klonimit human mund të mos zgjatë për shumë kohe. Raelianet, një grup fetar që beson se alienët krijuan jetën në tokë, pushtuan faqet kryesore të medias me deklaratën e tyre një dite pas krishtlindjeve se ata i kishin sjelle në jete klonin e pare human. Kjo mbetet e paprovuar, dhe shumë eksperte e konsiderojnë atë një gënjeshtër.
Por pasi qetësohet atmosfera e pas karnavaleve, dalin të tjera deklarata se klonet po vijnë në jetë në tokë. Kjo ditë mund të jetë shumë e afërt.
“Është plotësisht e pakontrollueshme që grupe të ndryshme do të përpiqen të klonojnë qeniet njerëzore. Por ata do të krijojnë shumë bebe të vdekura dhe shumë që do të vdesin gjatë rrugës” thotë bioeticieni Tomas Murrai.
Te humbura në deklaratat reklamuese për klonimin human janë dëgjuar fakte shkencore që tregojnë se klonimi i kafshëve është plot me rreziqe dhe para dhe pas lindjes. Shkencëtaret janë në gjendje të klonojnë delet, macet, derrat, buajt dhe minjtë, por jo pa gabime shumë domethënëse që zakonisht shfaqen në përmasa mbi normale të fetusit, defekte placentale, të mushkërive, të veshkave dhe probleme kardiovaskulare, anomali të trurit, mosfunksionim të sistemit imunitar dhe vënia e shumte e peshës pas lindjes.
Përpjekjet për të klonuar primatët kanë treguar të jenë dhe me të vështira dhe mund të jenë të pamundura me metodat e tanishme, thonë shkencëtaret. Një shqetësim të veçante përbejnë embrionet që duken si normale dhe të shëndetshëm por që në nivelin gjenetik janë një "galeri horroresh" thotë Tanja Dominko, e cila kryesoi kërkimet për klonimin e primatëve, në Beaverton.
Teknologjia e Avancuar e Qelizës në Worcester, është grupi i vetëm shkencor që ka njoftuar për krijimin e embrioneve humane për qëllime kerkimesh. Drejtori mjekësor i ACTse Robert Lanza thotë që shpreson që një ditë të krijoje kurën për sëmundje të tilla si Alzheimer duke e bazuar në qeliza të kultivuara nga embrionet e klonuar. Por ky grup ka zbuluar se klonimi i embrioneve humane nuk është kaq i thjeshte. Vetëm një ka arritur ndarjen deri në shtatë qeliza dhe që kishte anomali gjenetike shumë domethënëse.
Lanza thotë se teknikat po përmirësohen për qëllime të kërkimeve mjekësore por jo mjaftueshëm sa për të krijuar një bebe të shëndetshme.
"Defektet shkatërruese në lindje"
Në qofte se në maternitete do të fillojnë të shfaqen bebe të klonuara, shkencëtaret parashikojnë që ata do të lidhen me respiratorët sepse zemrat dhe mushkrite e tyre do të jenë të deformuara. Gjithashtu të porsalindurve të cilët kanë dëmtim të trurit dhe nuk mund të thithin iu nevojiten gypat ushqyes. Te tjerë mund të kenë deformime fizike shumë të theksuara. Edhe ata të lindur me një pamje normale ka shumë mundësi që të shfaqin epilepsi, autizëm apo anomaly në sjellje.
“Te gjitha të dhënat mbi klonimin e kafshëve tregojnë shkalle të larta të humbjes të fetusit, abort dhe vdekje që në bark, dhe shumë kafshe të klonuara kanë defekte shkatërruese që në lindje” thotë Gerald Schaten.
“Kur njerëzit punojnë me kafshët e fermës apo me minjtë e laboratorit dhe lind një pasardhës që vuan, veterineret mund t’i bëjnë ata të ngordhin pa dhimbje. Po njerëzit të cilët po përpiq të klonojnë njeriun, a do të bëjnë të njëjtën gjë me një bebe që vuan ?”
Dy specialiste fertiliteti, Severino Antinori nga Roma dhe Panos Zavos nga Lexington, kanë njoftuar për përpjekje individuale për të klonuar njerëzit. Antinori bëri të ditur në Mars se në Janar do të lindte një klon. Zavos duhej të kishte filluar përpjekjet e tij vjeshtën e kaluar. Antinori, Zavos dhe Boisselier nga Klonaid, kompania Raeliane që thotë se ka sjellë në jetë dy bebe të klonuara, kenë dale se tepërmi nëpër programet televizive, dhe disa kritike, kanë kërkuar legjitimitet duke i ftuar ata të dëshmojnë para Kongresit dhe Akademike kombëtare të shkencave.
Akkoma asnjë nga këta njerëz nuk ka siguruar prova për aftësime për të krijuar në të vërtete një klon human të shëndetshëm, thotë Murrai. Kur u pyeten se si ia bënë për të shmangur deformimet që janë hasur në kafshët e klonuara, të tre ata përsërisin se shkencëtaret të cilët klonojnë kafshët nuk dinë se c’bëjnë.
“Nëse procesi kryet në mënyrën që behet klonimi i kafshëve, po, ka rrezik” Zavos tha për "USA TODAY" në Gusht kur ai prezantoi një çift anonim që tha se ata kishin në plan të kishin një bebe të klonuar. "Ne kemi shkencën e fetusit amësor, dhe në do të monitorojmë shtatzënitë më shumë kujdes."
Shumë nga defektet e lindura të hasura në kafshët e klonuara janë të ngjashme me deformimet fizike të të sëmurëve mendore dhe me prapambetje mendore të gjetura në çrregullime të rralla gjenetike të shkaktuare nga një fenomen i njohur si fiksimi gjenetik, thotë Artur Baudet, profesor gjenetikë në Kolegjin Baylor të Mjekësisë në Hjuston.
Këto çrregullime lindin kur gjenet e nënës dhe të babait nuk kalojnë në zhvillimin embrionik natyrshëm.