Koçi Petriti (Sovjan, 1941 - 20 prill 2014) ka qenë poet, kritik dhe arsimtar shqiptar.

Biografia

Redakto

Lindi më 1941 në Sovjan të Korçës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Korçë. Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua (1967) për gjuhë dhe letërsi shqipe. Me mbarimin e fakultetit, pasi kreu shërbimin ushtarak 2-vjeçar, u emërua arsimtar në Librazhd. Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë), ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa vitet e fundit ishte pedagog i jashtëm i këtij fakulteti. U nda nga jeta më 20 prill 2014.


Botime

Redakto
  • Lirikat e majit (Tiranë, 1962)
  • Përsëri në udhë (Tiranë, 1867)
  • Firma e popullit tim (Tiranë, 1974)
  • Prush nëpër shekuj (Tiranë, 1979, çmimi: libri më i mirë i vitit)
  • Lulekuqet (Prishtinë, 1981)
  • Të dashurova ty (Tiranë, 1988)
  • Poezia shqipe (kolana e poezisë shqipe, Tiranë, 1989)
  • Në poetikën e Martin Camajt (Tiranë, 1997)
  • Lirikat e majit (Tiranë, 2002, ribotim i ndryshuar)
  • Albumi i lirikave (Tiranë, 2004)
  • Poezi të zgjedhura (Tiranë, 2005)